Si ta braktisni ose si t’ju braktisë e dashura

MasteR

I'm offline
f.0820100304933_m.jpg

Në lidhjet e dashurisë nganjëherë në shikim të parë gjithçka duket se funksionon. Keni partnere të përsosur, inteligjente, të bukur, shpirtmirë. Mirëpo, pavarësisht këtyre, ju nuk jeni të plotësuar dhe e vetmja gjë që dëshironi është që të ikni nga kjo lidhje. Por nuk e dini se si.
Për ndarje shpesh nuk nevojitet një arsye e madhe. Partnerët ndoshta janë shumë të ndryshëm ose nuk ka më emocione. Në raste të tilla, po ju ofrojmë disa mënyra të thjeshta se si të dilni nga ajo lidhje.


Jini të zënë kur ajo është e lirë
Merruni vesh me kolegët në punë që ta ndërroni orarin në mënyrë që orari juaj të jetë në kundërshtim me të sajin, ose madje gjeni edhe punë shtesë. Të qenit i zënë vazhdimisht, do të sjellë deri te zënka. Kur kjo të ndodhë, shfrytëzojeni rastin që t’i tregoni se lidhja juaj nuk funksionon.

Ftoni miqtë
Kur ajo të vijë te ju, kujdesuni që një nga miqtë tuaj të jetë mysafir. Nëse është tolerante nuk do ta ketë problem nëse kjo ndodh disa herë. Por, nëse toleranca nuk është ana e saj e fortë, ajo do t’ju lërë menjëherë. Në këtë mënyrë nuk do të ndjeheni fajtor duke menduar se e keni tradhtuar.

Takoni miq me të cilët do të bisedoni
Kur të dilni së bashku, mundohuni që në afërsi “rastësisht” të takoni disa nga miqtë tuaj me të cilët do të bisedoni gjerë e gjatë duke e lënë pas dore të dashurën. Fillimisht asaj do t’i duket e mërzitshme. Teksa biseda do të vazhdojë asaj do t’i pengojë. Ndërsa në fund do t’ju braktisë.

Krijoni dyshim
Tentoni të dukeni i shqetësuar kur të takoheni me të dashurën. Kur t’ju pyet nëse është gjithçka në rregull, filloni të silleni sikur nuk ndiheni mirë. Kur t’ju bjerë telefoni, doemos largohuni nga ajo dhe flisni me zë të ulët, madje edhe nëse ju thërret nëna. Pas disa episodesh të tilla, shumë shpejtë e dashura juaj do të shndërrohet në ‘ish’. /Telegrafi/
 
Pe: Si ta braktisni ose si t’ju braktisë e dashura

Gjithe ky problem per te braktise dike??Sa gjate i bijne dhe keta...Mjafton deshira e mire dhe dhe arrihet shume lehte...
 
Pe: Si ta braktisni ose si t’ju braktisë e dashura

aman as du me lexu keto te ndarjes lol jo akoma pas nje 5 vjetesh po vi ti lexoj :p
 
Pe: Si ta braktisni ose si t’ju braktisë e dashura

Snow lexoje te pakten te kuptosh kur do ai te te lere te mos te jesh e paparegatitur,jetes si dihet:p...Kishte keshilla shume te VLEFSHME....
 
Pe: Si ta braktisni ose si t’ju braktisë e dashura

Snow lexoje te pakten te kuptosh kur do ai te te lere te mos te jesh e paparegatitur,jetes si dihet:p...Kishte keshilla shume te VLEFSHME....
appapa larg meje ndarje lol e lexova per kurjozitet me shume po pash keto shenja ta di ta vras me pare se te me lere :p
 
Pe: Si ta braktisni ose si t’ju braktisë e dashura

Sa ne dileme jane gocat :p
 
Titulli: Si ta braktisni ose si t’ju braktisë e dashura

LOL thoni qe jam lidhur me nje tjeter
 
Pe: Si ta braktisni ose si t’ju braktisë e dashura

Shume teme koti dhe shume e varfer,Nuk kam asgje personale me hapesin e temes, thjeshte me duket shume torturuse dhe e ulet te perdoresh keto `metoda` per tu ndare prej dikujt.Thashe NDARE dhe jo braktisur sepse braktisja si term me duket shume agresiv dhe eshte nje veprim i ulet qe mund te beje dikush ndaj dikujt tjeter jo vetem ne dashuri por ne cdo marredhenie mes njerezish.Kur dicka nuk shkon eshte shume me mire te ulesh e te flasesh ne kater sy e te thuash ate qe ndjen e ate qe do.Eshte shume me mire dhe shume me e ndershme keshtu se sa te perdoresh `metodat` e siperpermendura.
 
Pe: Si ta braktisni ose si t’ju braktisë e dashura

Kto metoda vetem frikacaket i perdorin....kush e ndjen veten tamam burre nuk merret me kto dredhite, por ta thote ne sy qe s'do te vazhdoje me me ty dhe kaq.
 
Pe: Si ta braktisni ose si t’ju braktisë e dashura

Po tamam ne ditet e sotme eshte bere "problem" ndarja ... aii :p
po ndonje "formule" per bashkim keni se kshu dime mjaft ne LOL
 
Pe: Si ta braktisni ose si t’ju braktisë e dashura

Sa shume do u lodhka ai lumemadh :D
 
Pe: Si ta braktisni ose si t’ju braktisë e dashura

Ai/ajo qe ka bere kete lloj ''studimi'' duhet ti jete referuar ndoshta adoleshenteve se nje njeri i ritur e i pjekur nuk krijon situata te ketilla qesharake, po ulet si njeri dhe sqaron problemin!

Me dhimbsen minutat qe i harxhova duke e lexu ''zbulimin'' e saj/te tij!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top