Si po rritet femija juaj :0-2 vjec

sensuu

sweet
V.I.P
12 muajsh, 1 vjeç
Si po rritet fëmija juaj



Gëzuar ditëlindjen, vogëlush! Viti yt i parë tashmë ka përfunduar dhe foshnjëria është prapa jush. Tashmë prisni për vitet e vegjëlisë ... Në muajt e ardhshëm, i vogli juaj do të kërkojë pak më shumë pavarësi, do të zbulojë botën nga një pozicion i drejtë, do të zbulojë sensin e tij të humorit, dhe më e mira nga të gjitha, ai do të mësojë të thotë se sa shumë ju do.
Megjithëse fëmija juaj ka filluar të zbulojë pavarësinë e tij tashmë, ai me siguri, ende përjeton periudha të shkurtra të ankthit të ndarjes. Kjo është e natyrshme. Për të lehtësuar ndarjet, lejojini atij kohën e duhur. Të çuarit në çerdhe në moshë të hershme ose të kërkuarit e dados tuaj për të ardhur në shtëpi shumë kohë para se ju të largoheni, mund ti japë atij një shans për tu përshtatur. ثshtë mirë që të jetë një fakt i kryer, kur ju largoheni nga fëmija juaj.
Mos e zvarrisni apo zgjasni agoninë me mirupafshim të pafund e të stërzgjatur, bëjeni atë në mënyrë të shpejtë, me vetëm një puthje. Nëse ju dëgjoni nga jashtë, zakonisht ju do të zbuloni se lotët e fëmijës suaj fillojnë të rrjedhin menjëherë pasi ju jeni larguar nga ai. ثshtë e vështirë të mos ndiheni fajtore, por ju mund të ndihmoni fëmijën tuaj të ndihet më i pavarur, duke mos qëndruar mbi të gjithë kohës.
Mbajtja dhe ruajtja e lodrave
Në këtë kohë, është një ide e mirë për të larguar disa nga lodrat e reja dhe për t'i nxjerrë ato nga pak në çdo kohë, në mënyrë që fëmija juaj të mos hutohet. Juve tani do ju duhet të zgjidhni problemin e magazinës për lodrat, për të mbajtur të gjitha pjesët e veçuara te një loje apo të një tjetre, së bashku. Mbani kuti këpucësh, kuti biskotash dhe kuti të dhuratave, pasi që të gjitha janë shumë të dobishme si kuti magazinimi. Nëse fëmija juaj ka disa para për të shpenzuar për ditëlindjen e tij, ju do të vëreni se një numër i madh i lodrave në dyqan, janë të etiketuara të papërshtatshme për moshën nën tre vjeç - zbuloni pse.
Komunikimi me shenja me foshnjet
Në vitin e dytë të jetës, shumë fëmijë të vegjël bëhen të frustruar nga pamundësia e tyre për të komunikuar nevojat e tyre - ata e dinë se çfarë duan por ata nuk kanë aftësitë e gjuhës për ta thënë atë. Komunikimi me shenja i foshnjeve është duke u bërë një teknikë e mirëpërcaktuar për të kaluar mbi këtë fazë. Ju dhe foshnja juaj mund të mësoni shumë shpejt disa shenja për të ndihmuar atë që t’ju tregojë se kur kërkon më shumë ushqim ose ka nevojë për një pije, për shembull. Ndërkohë që disa njerëz shqetësohen se përdorimi i gjuhës me shenja mund të vonojë të folurit, zbulimet tregojnë se e kundërta e kësaj është e vërtetë.
Këshilla për prindërit: Klubi i librave të foshnjeve
'Unë kam filluar ti lexoj fëmijës tim, kur ai ishte vetëm dy muajsh. Kam mbajtur një grup të vogël prej tre librash me fjalë me rimë dhe fotografi të ndryshme me ngjyra. Tani ai ka nisur të shfletoj çdo libër apo revistë që ndodhet pranë tij! Kur është në humor të mirë, ai murmurin me veten ndërkohë që i kthen faqet e librit vetë' – G.
Ndani këshillat tuaja.
Komuniteti
A keni menduar ndonjëherë rreth përdorimit të gjuhës thjeshtë me shenja në mënyrë që të komunikoni me fëmijën tuaj – shumë prej prindërve janë tashmë duke e përdorur këtë teknikë.


13 muajsh
Si po rritet fëmija juaj



Ka filluar i vogli juaj të hedhë hapat e tij të parë të pasigurt? Nëse jo, ai ndoshta do të fillojë shpejt, kështu që mbajeni afër kamerën tuaj. (Nuk ka nevojë të shqetësoheni në qoftë se fëmija juaj duket krejtësisht i kënaqur duke u zvarritur – disa fëmijë nuk do fillojnë të ecin deri në moshën 17 ose 18 muaj apo edhe më shumë).
Ndërkohë që fëmija juaj merr përsipër vetë përgjegjësinë për lëvizshmërinë e tij, ai do të jetë më mirë në gjendje të përmbushë kureshtjen e tij për botën që e rrethon. Kështu që, mos u befasoni nëse shikoni se ai është duke dekoruar murin me lapësin me ngjyrë që ka gjetur në dysheme. Tani që ai është duke u përmirësuar për të përdorur më mirë duart e tij, veprat e artit do të fillojnë së shpejti të lulëzojnë në të gjithë vendin ...
Jeta juaj: Aftësitë për të biseduar
Komunikimi me fëmijën tuaj 13 muajsh është duke u bërë gjithnjë e më i sofistikuar. Ai tashmë me siguri ka nisur të thotë 'baba', 'mama', dhe disa fjalë të tjera të dallueshme (që ju i dalloni) edhe pse ai është ende mjaft i mirë për të bërë të njohura dëshirat e tij pa shumë fjalor. Kur të dëshirojë të ulet poshtë në tokë, ai do të tregojë me gisht, kur të kërkojë vëmendjen tuaj, ai do të tërheqë fundin tuaj. Ai gjithashtu kupton një përqindje të konsiderueshme të gjuhës së thjeshtë që ju përdorni çdo ditë rreth tij, kështu që përpiquni të bisedoni me të dhe të lexoni për të, sa më shumë të jetë e mundur.
Problemet e syve
Nëse foshnja juaj shikon vëngër, apo ka vështirësi për të lëvizur sytë e tij në të gjitha drejtimet mos e shtyni kohën që të kërkoni ndihmë me shpresën se ai problem do të zgjidhet vetë me rritjen e fëmijës. Shumë probleme të syve mund të trajtohen mjaft mirë tani.
Këshilla për prindërit: Dushi i lehtë
'Kur jam në shtëpi vetëm dhe dua të bëj një dush, unë laj më parë fëmijën tim, e thaj atë me peshqirin e tij, dhe e ul aty pranë me rrobat e thata dhe me disa lodra të vetat. Unë mund ti hedh një sy fëmijës ndërkohë që jam duke bërë një dush të shpejtë, atij i pëlqen kjo gjë, dhe unë nuk kam pse të shqetësohem rreth të qënit të tij vetëm në një dhomë tjetër, ndërsa unë jam duke u larë' – T.
Ndani këshillat tuaja.
Komuniteti
A është fëmija juaj një foshnjë që zgjohet herët? Mund t’ju ndihmojë nëse bisedoni me prindër të tjerë mbi privimin e gjumit, nëpërmjet komunitetit tonë.
Fakte për tu marrë në konsideratë
Fëmija juaj është në kohë për të bërë vaksinat e fruthit, shytave dhe rubeolës, meningjitit, e gripit, në qoftë se ai ende nuk i ka bërë ato.
Nëse fëmija juaj nuk trembet në ujë, është një ide e mirë që të mësoni mbi dushin e sigurt.
Këshilla për udhëtimin pa probleme me foshnjën tuaj.
اfarë duhet të bëni nëse foshnja juaj ka ethe.
14 muajsh
Si po rritet fëmija juaj

Fëmija juaj është duke zotëruar aftësitë e reja majtas dhe djathtas këto ditë, nga valëzimi mirupafshim dhe deri tek të pirët nga një filxhan. Por një gjë që ai ndoshta ende nuk ka përvetësuar plotësisht është sjellja në tryezë e të rriturve. Kjo gjë është OK: ثshtë ende shumë herët për të, për të kuptuar apo menaxhuar këtë lloj edukate.
Të ushqyerit, është një përvojë që mësohet, dhe të mësuarit në këtë moshë, ka një tendencë të jetë i çrregullt. Pra lëreni atë të lirë; le të mësojë të përdorë një lugë me ritmin e tij, të shqyrtojë cilësinë e vezës, dhe të zbulojë se sa larg bizelet mund të rrokullisen.
Jeta juaj: Si ta bëni shtëpinë tuaj të sigurtë për foshnjat
Ju mund ta lini foshnjën tuaj të bëjë atë që ai dëshiron me ushqimin e tij, pasi ju ndoshta nuk do të kishit shumë fat edhe nëse do të përpiqeshit për të ndaluar atë. Pse? Në këtë moshë, gjërat që ju i thoni jo, e joshin më shumë atë, kështu që sigurohuni që shtëpia juaj është e sigurtë për foshnjat. Nëse ju mbuloni prizat, bllokoni dollapët e ulët, dhe mbani sendet e brishta jashtë mundësisë që ai ti kapë, ai do të jetë i sigurtë në këtë mënyrë dhe ju mund të relaksoheni pak. Ri-kontrolloni që kuzhina dhe banjoja juaj të jenë të sigurta për foshnjet gjithashtu.
Ndiheni të dobëta?
Të jesh prind i një foshnjeje që kërkon vazhdimisht, mund të jetë jo pak e lodhshme. Nëse fëmija juaj është ende zgjuar deri natën vonë, ju mund të ndjeni efektet kronike të privimit të gjumit. Ju mund të ngushëlloheni nga fakti se shumë prindër janë në të njëjtën pozitë si ju. Lexoni disa këshilla nga prindër të tjerë të Qendrës së foshnjeve, se si ata arrijnë të përballojnë lodhjen.
Ndonjëherë juve ju nevojitet vetëm një pushim për disa orë gjatë ditës. Inkurajimi i partnerit tuaj për t'ju ndihmuar më shumë mund të jetë një mënyrë, ose ju mund të provoni duke i kërkuar një të afërmit tuaj ta mbajë fëmijën tuaj për një pasdite një javë, që t’ju japë pak hapësirë. Apo ndoshta një mik mund të ndihmojë. Ndërkohë, ndihmojeni fëmijën tuaj për të marrë pushimin për të cilin ju të dy keni nevojë. Zbuloni më shumë se si fëmija juaj mund të fitojë zakone të mira të gjumit.
Këshilla për prindëit: Krijimi i një këndi për fëmijën
'Foshnja ime pëlqen të eksplorojë, kështu që kam vënë mënjanë një dollap vetëm për atë. I mbushur me gjëra të cilat unë nuk i kam merak nëse ai i prek – lodra, kuti bosh, etj. Unë vendos herë pas here disa gjëra të reja në të, për shumëllojshmëri – atij i pëlqen kjo gjë' – M.
Ndani këshillat tuaja.
Komuniteti
Duke u munduar të rrisni fëmijën tuaj në mënyrën më të 'shenjtë'? Ndani idetë me nëna dhe baballarë që kanë të njëjtin mendim me ju.
Fakte për tu marrë në konsideratë
Jeni ende duke ushqyer me gji? Ju nuk keni pse të ndaloni edhe nëse ju jeni nën presion për ta ndërprerë atë, nga të tjerët – shumë gra mendojnë se zgjatja e të ushqyerit me gji funksionon si për të to ashtu edhe për foshnjat e tyre.
Truri i foshnjave – çfarë është duke ndodhur nën sipërfaqe?
Cili është dallimi në mes aftësive motorike fine dhe globale?
Zbuloni se cilat kompani të udhëtimit sigurojnë kujdesin e fëmijëve.

15 muajsh
Si po rritet fëmija juaj


Fëmija juaj është duke u rritur shpejt këto ditë: duke ecur, duke folur pak, ndoshta edhe duke përdorur një lugë ose pirun kur është duke ngrënë. اdo lojë që ai luan, pavarësisht nëse është loja që ai tregon me gisht pjesët e ndryshme të trupit kur ju ja kërkoni, apo vendosja e objekteve në kuti dhe nxjerrja e tyre jashtë përsëri, i mëson atij diçka për botën që e rrethon.
Një nga gjërat që ai eshtë duke mësuar tani, është se ai është një individ më vete, dhe jo vetëm një zgjatim i juaji. Si mund të kuptoni ju nëse fëmija juaj e ka kapur këtë koncept? Vëreni atë para një pasqyrë: në qoftë se ai e njeh veten dhe nuk është duke u përpjekur për të arritur dhe për të prekur “fëmijën” tjetër, do të thotë se e kupton këtë gjë. Të kuptuarit se ai është një person i pavarur, ka gjithashtu anët e veta të dobëta – ai ende mund të bëhet ankthioz, kur ju ta lini vetëm.
Jeta juaj: Përshtatja me nevojat e fëmijës tuaj
Mënyra se si fëmija juaj përballet me botën që e rrethon, tregon shumë edhe për temperamentin e tij – si janë gjasat që fëmija juaj ti përgjigjet situatave, njerëzve, vendeve dhe gjërave të ndryshme – dhe ju ndihmon juve për të kuptuar nevojat e tij. Për shembull, disa fëmijë janë fleksibël dhe përshtaten lehtësisht me ndryshimet, të tjerët kërkojnë një plan më të parashikueshëm. Ju mund të modifikoni mjedisin e fëmijës suaj për të ndihmuar atë të ketë sukses. Fëmija juaj varet krejtësisht nga ju, për ta bërë atë të ndjehet mirë dhe për ta ndihmuar atë të zhvillohet në potencialin e tij të plotë.
Ushqimi për të vegjëlit
Nëse fëmija juaj është shumë selektiv në atë çfarë ai ha, atëherë ju mund të shqetësoheni vazhdimisht në lidhje me faktin se a është ai duke ngrënë mjaftueshëm. Hidhini një sy udhëzimeve tona mbi ushqimet për fëmijë, dhe ndoshta ju do të shikoni se dieta e fëmijës tuaj nuk është e larmishme, por është e balancuar. Për më shumë ide mbi çfarë të ushqeni atë, lexoni sugjerimet tona rreth ushqimeve të ngurta për fëmijët nga 12 – 18 muajsh.
Këshilla për prindërit: Si ti bëjmë më të thjeshta udhëtimet me makinë
'Udhëtimet me makinë mund të jenë të tmerrshme nëse keni me vete një fëmijë 15 muajsh. Mbani me vete ushqime të shpejta dhe lodra të veçanta, për ta mbajtur atë të angazhuar' – L.
Ndani këshillat tuaja.
Komuniteti
Nëse ju doni ti riktheheni jetës suaj të mëparshme, tani që fëmija juaj është më i madh, ju mund të shikoni mendimet e të tjerëve në komunitetin tonë.
Fakte për tu marrë në konsideratë
Ju duhet ti bëni fëmijës tuaj vaksinat për mbrojtjen ndaj fruthit, shytave, rubeolës, meningjitit, dhe gripit, deri në fund të këtij muaji. Zbuloni më shumë rreth tyre.
Si mëson të flasë foshnja juaj, dhe si të inkurajoni më tepër zhvillimin e tij gjuhësor.
Si ta dalloni nëse fëmija juaj ka ndonjë problem të dëgjimit.
Këshilla të ekspertëve për qarjet dhe pickimet.
ثshtë ushqimi organik vërtet më i mirë?

16 muajsh
Si po ndryshon fëmija juaj


Të kuptuarit e fëmijës tuaj, po rritet me shpejtësi. Për shembull, ai nuk mendon se lapësat janë diçka për tu ngrënë. Ai tani mund ti kapë ato dhe të krijojë figura e shkarravitje të lavdishme vetëm për ju. Ai mund të luajë lojëra të thjeshta, dhe do të kalojë një kohë të gjatë duke luajtur me emërtimin e pjesëve të trupit – ku ndodhet hunda jote? Ku ndodhet mjekra e mamit? Memoria e tij për ngjarjet, është gjithashtu në zhvillim, kështu që ju mund të shikoni se ai do të mbajë mend gjëra që ju i keni harruar plotësisht, kur ju rivizitoni një vend.
Megjithatë, ai ka ende disa rrugë për të bërë, përpara se të jetë tërësisht i qëndrueshëm. ثshtë e lehtë për të, që të vlerësojë gabim thellësinë e një shkalle apo të pengohet me këmbët e tij kur vrapon drejt jush për t’ju përqafuar. Sigurohuni që çanta e ndihmës juaj të shpejtë është gati për shumë çarje, gunga dhe gërvishtje.
Jeta juaj: Si ti përballoni lotët e fëmijës tuaj
Ju jeni duke mësuar se jo vetëm dy vjeçarët kalojnë nëpër faza “të tmerrshme”. Fëmija juaj mund të tronditet lehtësisht nga sfidat e jetës dhe ti përgjigjet atyre me shumë lot dhe britma. Mos i kërkoni atij që të ndalojë – ai me siguri nuk do të mundet. Në vend të kësaj, tregohuni të durueshme, në dispozicion, dhe të gatshme për ti ofruar atij rehati apo vetëm praninë tuaj, çfarëdo që ai duket se ka nevojë në atë moment. Ai do ta kalojë këtë moment dhe të jetë i mirë përsëri, në qoftë se ju e lini stuhinë të largohet vetë.
Dhëmbë të bardhë si perlat
Mbajtja e dhëmbëve të fëmijës tuaj të pastër dhe të shëndetshëm, është me të vërtetë mjaft e rëndësishme, veçanërisht nëse ato do të zgjasin deri në daljen e dhëmbëve të përhershëm, zakonisht nga mosha gjashtë vjeç e tutje. Dhëmbët bluajtës që dalin në vitin e dytë, qëndrojnë më gjatë. Të mësuarit e fëmijës që ti lajë vetë dhëmbët e tij, është një hap i madh drejt kujdesit për veten, dhe një aftësi për tu inkurajuar edhe gjatë muajve të ardhshëm.
Këshilla për prindërit: Kënaqësia e bibliotekës
'Mbajtja e të vegjëlve të angazhuar me diçka, është një sfidë. Unë ju rekomandoj vizita të shpeshta në bibliotekë. Midis librash, revistash, videosh, CD-sh, dhe veprimtarive të veçanta, ka shumë gjëra për të zgjedhur nga ne' – J.
Ndani këshillat tuaja
Komuniteti
Aktivitetet dhe grupet e të vegjëlve janë një vend i mirë për ti lënë fëmijët tuaj për pak, ndërkohë që ju bisedoni me prindërit e tjerë për të gjetur se si ata po e kalojnë këtë fazë. Vizitoni komunitetin tonë për këshilla.
Fakte për tu marrë në konsideratë
Problemet e syve trajtohen më mirë më herët, kështu që kërkoni ndihmë nëse fëmija juaj ka ndonjë problem me të parët e tij.
Si ndihmon loja fizike fëmijën tuaj që të mësojë limitet e tij.
Pickimi i insekteve – si t'i trajtojmë ato.
Dëshironi ti blini fëmijës suaj një lodër të re? Ne mund t’ju ndihmojmë të zgjidhni.

17 muajsh
Si po ndryshon fëmija juaj


Fëmija juaj është duke kuptuar shumë më lehtë tani dhe ai shpesh kombinon të treguarit me gisht, me një fjalë ose dy. Dhe pavarësia e tij në rritje është duke u shfaqur tashmë në mënyra të shumta. Ai mund të zhvishet vetë (të veshurit do të vijë shumë më vonë), mund të përpiqet të krehë flokët e tij si dhe të ushqejë kukullën e vet – por juve ende do t’ju duhet të vazhdoni të pastroni dhëmbët e tij për një kohë të gjatë.
Fëmija juaj tashmë mund të jetë në gjendje të dallojë objektet nga ngjyra, forma dhe lloji i tyre, gjë e cila i bën lodrat që nxisin këto aftësi veçanërisht popullore dhe të parapëlqyera. Nëse "jo" nuk është bërë ende fjala e tij e preferuar, ai do të fillojë ta përdorë atë në formën e hakmarrjes. Ai do të kalojë gradualisht drejt të paturit vetëm një kohë gjumi çdo ditë, që do të thotë se kjo është një periudhë tranzicioni që është potencialisht e vështirë për të dy ju. Nëse ai ka nevojë për më shumë se një kohë gjumi gjatë ditës, por nuk arrin të bjerë në gjumë për herë të dytë, mundohuni të shtriheni bashkë me të në një divan dhe ta përkëdhelni, për të parë nëse ai do të bjerë në gjumë.
Jeta juaj: Të ushqyerit e fëmijës tuaj nëse ai është tekanjoz
Fëmijët në këtë moshë, janë të njohur për tekat e tyre në të ushqyer, kështu që ju mund ti kurseni vetes tuaj kohë dhe kokëdhimbje duke përgatitur ushqime të thjeshta. Por, përpiquni ti ofroni një përzierje të mirë të ushqimeve në pjatë, në çdo vakt. Nëse ju ofroni një shumëllojshmëri ushqimesh të shëndetshme, shanset janë që fëmija juaj të marrë të gjitha të mirat që i duhen – edhe pse kjo mund të thotë që ai të hajë perime gjatë njërës ditë dhe pjatën kryesore gjatë ditës tjetër. Ju mund të zbuloni se ai preferon disa zarzavate të freskëta, kështu që përse të mos i jëpni një copë karrotë të freskët, për shembull, për një vakt të lehtë, në vend që të mundoheni për ta ushqyer me racione të pangrënshme me karrota të gatuara e të ftohta.
Këshilla për prindërit: Trajnohuni në dhënien e ndihmës së parë
'Një nga mënyrat më të mira për të mbajtur familjen tuaj të sigurtë, është duke ndjekur një kurs të ndihmës së parë. Telefononi Kryqin e Kuq lokal, për të gjetur se ku mund ti ndiqni klasat që janë duke u mbajtur në zonën tuaj. Unë ndihem më mirë tani që e di se çfarë duhet të bëj në rast të një aksidenti' – L.
Ndani këshillat tuaja.
Komuniteti
Ndani idetë tuaja për mënyrën se si të kaloni një ditë jashtë me foshnjën tuaj, me nënat e tjera në komunitetin tonë.
Fakte për tu marrë në konsideratë
Po kërkoni një ndryshim në karrierën tuaj? اfarë mendoni për punën nga shtëpia.
Pro-të dhe kundra-t për marrjen e një dadoje për tu kujdesur për foshnjën tuaj.
Si të përballeni me ftohjet e zakonshme dhe infeksionet e veshit.
Mësoni se si ta bëni shtëpinë tuaj të sigurtë prej helmimeve.

18 muajsh

Ju mund të konstatoni një vrull në zhvillimin fizik të fëmijës tuaj, gjatë këtij muaji. I vogli juaj është më i sigurtë në këmbët e tij, pëlqen të ngjitet në të gjitha mobiljet tuaja dhe mund të bashkohet me ju apo edhe babain e tij në një lojë futbolli, ose lojra të tjera fizike, në qoftë se ai përqendrohet mjaftueshëm. Ai mundet të mbajë gjithashtu një kujtim të qartë të një objekti në mendjen e tij, edhe pasi ta hiqni atë nga sytë e tij. Ju mund të përfitoni nga kjo aftësi e re e tij, duke luajtur fshih – dhe – gjej me lodrën e tij të preferuar.
Mund të ketë ditë kur e gjithë energjia fizike e tij, është më shumë se sa ju mund të përballoni. Në vend që ta luftoni atë – pasi në fund të fundit, ju nuk do të mund të bëni asgjë për ta ndryshuar atë – hiqini këpucët, vini pak muzikë, rrëmbeni të voglin tuaj dhe shpikni disa hapa të reja vallëzimi së bashku. Fëmija juaj nuk do të ketë nevojë për këpucë derisa ai të fillojë të ecë. Kur ai të fillojë të ecë, ju mund t’ju duhet të paguani pak më shumë për cilësinë, por është diçka që ja vlen. Mundohuni të gjeni një dyqan këpucësh të kualifikuar, pasi këmbët e foshnjës mund të shtypen lehtësisht.
Jeta juaj: Vendosja e kufijve
Bërja e “jo”-së të fëmijës tuaj më e shpeshtë, do ti bëjë më të shpeshta edhe pyetjete tuaja rreth asaj se si mund ta kontrolloni atë. Vendosni kufij të qartë duke i treguar atij se çfarë është dhe çfarë nuk është sjellje e pranueshme. Ai nuk do të kujtohet gjithmonë për atë që i keni thënë, por nëse juve ja përsërisni atë shpesh, ai do të fillojë ta kuptojë këtë ide. Dhe bëni më të mirën tuaj për ti dhënë një shembull të mirë; tregojini atij mirësinë, respektin dhe sjelljet e mira që ju dëshironi që ai të shfaqë. Hapa si këto mund të ndihmojë të voglin tuaj për të zgjedhur gjënë e drejtë për të bërë, apo një mënyrë të këndshme për tu sjellë.
Infermjerja e shëndetit apo mjeku i përgjithshëm, mund të vendosin kontakt me ju, duke nisur nga tani dhe deri në ditëlindjen e dytë të fëmijës tuaj, për të kontrolluar nëse ju keni shqetësime në lidhje me zhvillimin e tij – kjo është një mundësi e mirë për të diskutuar çfarëdo pyetje që ju mund të keni. Përdorni listat tona të arritjeve të rëndësishme të fëmijëve, për të parë nëse ai është në rrugën e duhur. Nëse ju e dini se fëmija juaj ka nevoja të veçanta, vizitoni buletinin tonë për të njohur prindër të tjerë me fëmijë me nevoja të veçanta.
Këshilla për prindërit: Si ti shmangni belatë
'Djali im pëlqen të bëjë kolazhe. Unë në fillim i pres fotografi që ai pëlqen nga revistat. Pastaj ai përdor një ngjitës në pjesën e pasme të çdo fotoje dhe i përplas ato në një letër. Nuk ka rrëmujë, dhe është shumë e këndshme të shohësh punën e bukur të artit më pas' – M.
Ndani këshillat tuaja.
Komuniteti
Grupet mbështetëse mund t’ju shpëtojnë jetën. Të pasurit e një fëmije 18 muajsh, mund të jetë sa i mrekullueshëm, aq edhe i mundimshëm, kështu që mund të jetë një ide e mirë për të vizituar disa grupe foshnjash ose të organizoni darka të rregulla me nëna dhe baballarë të tjerë për të parë se si nënat e tjera në komunitetin tonë janë duke u përballur me të vegjëlit e tyre.
Fakte për tu marrë në konsideratë
Cilat bimë në kopshtin tuaj janë helmuese? Zbulojini.
Sëmundjet e duarve, këmbëve gojës – çfarë janë këto dhe a janë të rënda?
Kur duhet të lëvizni fëmijën tuaj nga shtrati i foshnjës në krevat?
Pro-të dhe kundra-t për përdorimin e një dadoje për kujdesin e fëmijëve.

19 muajsh
Si po rritet fëmija juaj


Në moshën rreth 19 muajsh, i vogli juaj fillon të kuptojë se kur gjërat nuk janë të drejta, sipas ideve të të rriturve. Ai do të qeshë me diçka që është padyshim e gabuar – si për shembull kur quan një gjirafë zebër, apo kur thërret vëllain motër. Ai gjithashtu do të kuptojë kur diçka nuk është shumë e drejtë, si për shembull një sy që mungon tek ariu i tij, ose një njollë e re mbi qilim.
Edhe pse ju ndoshta ende kuptoni më pak se gjysma e asaj që foshnja juaj thotë, ai po fillon të njohë shumicën e fjalëve që ju përdorni kur jeni me të. Ai gjithashtu është duke patur një vrull në fjalorin e tij dhe është duke filluar të vërë së bashku disa fjalë, të tilla si "unë shkoj" ose "Ti vendos". Të shpjeguarit e asaj që jeni duke bërë, edhe në qoftë se ju ndiheni sikur jeni duke përsëritur veten ndërkohë që jeni duke kryer aktivitetet e jetës tuaj të përditshme, mund të ndihmojë të voglin tuaj të mësojë për të folur.
Fëmija juaj do të marrë të gjithë stimulimin e nevojshëm, nga lojrat e pastrukturuara, kështu që ju ende nuk keni nevojë për ta çuar atë në kurs kërcimi apo mësime muzike. Ai mund të dëshirojë të shikojë fëmijë të tjerë, por ai ende nuk mund të luajë me ta si duhet.
Jeta juaj: Negociatori
Për të reduktuar luftën për pushtet dhe frustrimet ndërkohë që fëmija juaj përpiqet për pavarësi, sigurohuni që ju e trajtoni atë në mënyrën që edhe ju do të dëshironit të trajtoheshit. Provoni kompromiset në vend të komandave. Në ven të 'Ti nuk do të dalësh jashtë tani', ju mund të thoni, 'por ne mund të lexojmë një libër dhe të dalim më vonë.' Në vend të 'Ti duhet ti vësh lojrat në vend para darkës' bëjeni 'unë do të vendos në vend kukullat nëse ti vendos në vend kubat'.
Ide për tu provuar
Ndërkohë që fëmija juaj bëhet më i aftë për tu ushqyer vetë, ai do të dëshirojë të provojë më shumë ushqime të të rriturve dhe enët e kuzhinës. Pajisjet e kuzhinës si pjatat, thikat dhe tasat për fëmijë, mund ti japin një shtysë kohës së ushqimit dhe të rizgjojnë interesin e tij. Provoni sugjerimet tona mbi recetat për ushqimet e familjes, që mund ti ndani me fëmijën tuaj. Nëse ai nuk është duke u rritur në koshin e fëmijëve, ju mund të provoni një karrocë në vend të tij. Ato janë lehtësisht të lëvizshme dhe zakonisht kanë pajisje për dy lloj lartësish, kështu që ju mund ta përshtasni atë lehtësisht ndërkohë që foshnja juaj rritet.
Këshilla për prindërit: Të argëtohemi përmes prekjes
'Unë kam zbuluar se ajo çfarë ky grup moshe pëlqen me të vërtetë shumë, janë aktivitetet ndjesore – lodrat me prekje, me shumë vargje, gunga, ndërtim dhe ngjyra janë fantastike për të mësuar dhe për tu argëtuar gjithashtu' – G.
Ndani këshillat tuaja.
Komuniteti
A keni njohuri për rregullat më të fundit për kujdesin ndaj fëmijëve apo atë çfarë po ndodh në shëndetin e fëmijëve? Shumë prej nënave të tjera janë duke folur në lidhje me ndryshimet e fundit, në komunitetin tonë.
Fakte për tu marrë në konsideratë
Fëmija juaj ndoshta nuk është ende gati, por mund të jetë me vlerë nëse ju i blini atij një oturak, në mënyrë që ai të mësohet duke e parë atë përreth. Prindërit tuaj mund të mendojnë se është koha për të filluar që të mësoni fëmijën tuaj të përdorë oturakun – si të përballoni presionin nëse ju nuk mendoni se i vogli juaj është gati.
Jeni duke pyetur veten se kur dhe për sa kohë duhet të flerë gjumë fëmija juaj? Zbuloni se sa gjumë mund ti nevojitet fëmijës tuaj.


20 muajsh
Si po rritet fëmija juaj


Në moshën 20 muajshe, fëmija juaj mund të jetë në gjendje për të vrapuar, megjithëse ende jo aq mirë sa ai do të vrapojë më vonë. Ai gjithashtu mund të ngjisë shkallët vetë, por ka shumë mundësi që të kërkojë ndihmë për ti zbritur ato. Ai gjithashtu mund të gjuajë një top tashmë, por ende nuk mundet ta mbërthejë atë dhe të hidhet për ta kapur.

Ai gjithashtu është aktiv në mënyra të padëshirueshme. Fëmijët e vegjël shpesh të drejtohen duke goditur, shtyrë, kafshuar, tërhequr dhe duke kryer të tjera veprime për ta bërë veten të ndihen më të rëndësishëm dhe gjithashtu për të eksperimentuar: çfarë ndodh në qoftë se unë godas Blertën? A do të ndodhë e njëjta gjë në qoftë se godas Arbenin? Mos reagoni ndaj sjelljes së të voglit tuaj. Nëse ju hakmerreni duke e goditur atë, kjo e mëson se goditjet janë në rregull. Mundohuni të përmbaheni qetësisht dhe bëjani të qartë se veprime të tilla nuk janë të pranueshme, pa marrë parasysh se sa intensivisht ai është duke ndjerë. Nëse fëmija juaj është duke kopjuar sjelljet e një motre apo vëllai më të madh, është edhe më e lehtë për të bindur fëmijën e madh, për të dhënë një shembull të mirë.
Fëmijët e vegjël janë natyrshëm kurioz për gjithshka – duke përfshirë edhe organet gjenitale të tyre. Ashtu sikurse ata kanë luajtur me gishtat dhe duart e tyre kur ishin më të vegjël, ata do të fillojnë të luajnë me organet e tyre gjenitale tani. Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar rreth kësaj, nëse ajo nuk ndodh pa ndërprerë. Kur fëmija juaj prek veten e tij në publik, mos bëni një skandal të madh në lidhje me këtë gjë. Vetëm shpjegojini se disa gjëra duhen bërë vetëm në shtëpi në mënyrë private.
Jeta juaj: Dinamika e ndryshimit të familjes
Fëmija juaj është shumë i atashuar me ju, por natyrisht ju nuk mund të jeni gjithmonë së bashku. Kur ju ose një adult tjetër i rëndësishëm e lë atë vetëm, mund të jetë e papërshtatshme për fëmijën tuaj, i cili mbështetet në praninë tuaj për tu ndjerë i sigurt. Lehtësojini ndarjet duke i treguar atij më parë se ju do të largoheni për pak, dhe pastaj mos e zgjasni daljen tuaj.
Nga ana tjetër, ju mund të kuptoni se ai është më i pavarur se sa ju dëshironi dhe të filloni të pyesni veten se ku shkoi fëmija juaj. Tani është koha kur shumë prindër fillojnë të planifikojnë për një hyrje të re në familjet e tyre. Në qoftë se nuk e keni këtë gjë në axhendën tuaj, ju mund të filloni të mendoni në lidhje me kthimin tuaj në punë. Disa nga nënat vendosin që të provojnë të punuarit nga shtëptë e tyre, për ta bërë jetën më të thjeshtë. Gjeni formën e duhur të kujdesit për ju dhe fëmijën tuaj, ndoshta me punësimin e një dadoje. Kjo mund të jetë e ndërlikuar – përgatitja e vetes dhe fëmijës tuaj për këtë hap të rëndësishëm, mund të jetë një pjesë e konsiderueshme e vendimmarrjes tuaj.
Këshilla për prindërit: Si të shmangni Jo-të
'Në vend që ti them djalit tim “jo” gjatë gjithë kohës, gjë që mund të çojë në luftë e grindje, unë provoj duke i thënë atij gjëra të tilla si: “Le të mos provojmë të dy të hamë, me një pirun”, “Le të mos luajmë me kabllon e llambës tani – në vend të kësaj, le të bëjmë disa ngjyrosje bashkë“. Ju do të zbuloni se duke i ofruar fëmijës tuaj një mënyrë tjetër alternative, që lehtëson komunikimin dhe dëgjimin, do të paguheni me të vërtetë' – M.
Ndani këshillat tuaja.
Komuniteti
ثshtë foshnja juaj fëmija më i ri nëfamilje? Ndani përvojën tuaj me prindër të tjerë, dhe merrni disa këshilla prej tyre, që kanë dy, tre ose më shumë fëmijë, në komunitetin tonë.
Fakte për tu marrë në konsideratë
Rivaliteti mes motrave dhe vëllezërve – si të përballoni xhelozinë mes fëmijëve tuaj.
Kur duhet të filloni të mësoni fëmijën tuaj të përdorë oturakun?
Duke parë dhe dëgjuar – ide për lojra të ndryshme.
اfarë të bëni kur fëmija juaj refuzon të ulet në vendin e tij në makinë? Lexoni këshillat e ekspertëve tanë.
Nëse ju keni hequr dorë nga pirja e duhanit, por partneri juaj nuk e ka bërë këtë akoma, thojini atij se pirja pasive e duhanit e vendos shëndetin e fëmijës suaj në rrezik. (Dhe në qoftë se ju keni filluar përsëri të pini duhan, organizata të ndryshme që veprojnë kundër duhanpirjes, mund t’ju ndihmojnë.)


21 muajsh
Si po rritet fëmija juaj



Fëmija juaj 21 muajsh tashmë mund të jetë i interesuar për të rregulluar mobiljet e ndryshme, për t’ju ndihmuar me punët e përditshme të shtëpisë, dhe për të përdorur vetë duke luajtur, raftet, tavolinën, dhe karriget. Ai mund gjithashtu të jetë në gjendje për të veshur vetë rrobat e tij, për të larë e për të fshirë duart, apo edhe për të pastruar dhëmbët me pak ndihmë.
Fëmija juaj është pothuajse gati tashmë, për të mësuar që të përdorë tualetin. Diku midis muajit të 18 dhe ditëlindjes së dytë, të vegjëlit janë në gjendje të kuptojnë se kur ata do të urinojnë ose kanë një lëvizje zorrësh. Ju me siguri do ti dalloni shenjat kur fëmija juaj është gati të shkojë në tualet – ai mund të struket poshtë, ose të largohet. Edhe pas ai e kupton se çfarë po ndodh, ai nuk është domosdoshmërisht i gatshëm për të përdorur oturakun e tij, por është gjithsesi pranë këtij momenti.
Nëse fëmija juaj zgjohet deri qarë në mes të natës, mundohuni të kuptoni se përse gjumi i tij është ndërprerë. Ai mund edhe të ketë një periudhë me tmerre gjatë natës. Pasi ai të jetë qetësuar mjaftueshëm për t’ju dëgjuar, ju mund ti këndoni atij disa ninulla tradicionale – rifreskoni kujtesën tuaj me tekstet tona mbi këngët e djepit.
Jeta juaj: Vendosja e një rutine
Të vegjëlit në këtë moshë i pëlqejnë gjërat "vetëm deri diku". Së bashku me zemërimet e menjëhershme dhe eksplorimet, kryeneçësia është një tjetër shenjë dalluese e foshnjërisë. Respektoni preferencat dhe interesat e tij dhe përpiquni ti jepni rëndësi gjërave të vogla, si për shembull çfarë ti vini mbi bukë apo çfarë bluze ti vishni. Bëjani të qartë se disa gjëra – si sjelljet e rrezikshme – nuk janë të negociueshme.
Mundohuni të krijoni orare të rregullta për gjumin gjatë ditës, të ushqyerit, dhe shkuarjen në shtrat në darkë, për ta ndihmuar atë të ndihet më i sigurtë dhe në kontroll. Rutinat mund ta bëjnë edhe jetën tuaj më të lehtë, për aq kohë sa ata nuk janë shumë të ashpra. Nëse fëmija juaj e di se çfarë duhet të presë çdo ditë, ju do të hasni në më pak rezistencë. Një mënyrë e parashikueshme e të bërit të gjërave, mund t’ju ndihmojë edhe ju që të mos shpenzoni kohë për të planifikuar çdo ditë veç e veç.
Këshilla për prindërit: Koha për një këngë
'Unë kam vënë re se me vajzën time dy vjeçare, gjuha dhe aftësitë e komunikimit kanë filluar me të vërtetë të lulëzojnë. Lojrat muzikore, leximi, dhe lojrat fizike, janë të preferuarat e saj tani' – T.
Ndani këshillat tuaja.
Komuniteti
Të shqetësuar apo krenar rreth zhvillimit të të voglit tuaj? Zbuloni se si nënat e tjera janë duke u ndier për të vegjëlit e tyre, në komunitetin tonë.
Fakte për tu marrë në konsideratë
Sa dini për të mësuar fëmijën tuaj të përdorë banjon? ثshtë një ide e mirë për të lexuar rreth kësaj, në mënyrë që të jeni gati kur edhe fëmija juaj të jetë. Zbuloni se çfarë funksionon dhe çfarë jo.
Të shikoni se si të vegjëlit rriten, është e bukur! Shikoni se çfarë piketash zhvillimore fëmija juaj do të arrijë në muajt e ardhshëm.
Doni që fëmija juaj të ushqehet mirë? Kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet. Ja se çfarë shkon me rritjen e fëmijës tuaj.
Tani që i vogli juaj po rritet, partneri juaj mund të gjejë edhe më shumë mënyra për të qënë i përfshirë. Kujtojini atij 50 arsyet se pse është e bukur të jetë një baba.


22 muajsh
Si po rritet fëmija juaj


Gjatë kësaj kohe, fëmija juaj do të fillojë të caktojë qëllime për veten e tij. Ai do të ketë ide të veçanta për atë që ai dëshiron të bëjë, si për shembull të shtyjë veturën e tij lodër nëpër rrugë ose të montjë të gjitha pjesë e një loje puzzle. Ai gjithashtu do të kujdeset për rezultatet – ju do të shihni se ai do të ndihet i kënaqur kur është i suksesshëm dhe i irrituar kur ai nuk është i suksesshëm. Kjo është e gjitha pjesë e pavarësisë së tij.
Jeta juaj: Si ti përballoni të vegjëlit e paqëndrueshëm
A dëshiron fëmija juaj t’ju përqafojë për një çast dhe t’ju shtyjë çastin tjetër? Mos i merrni nevojat e tij për afërsi, dhe për vetë-mbrojtje, në mënyrë personale. Ato janë të gjitha pjesë e rritjes së tij. Ndërkohë që pikëpamja e tij rreth botës zgjerohet, i vogli juaj do të ketë gjithnjë e më shumë interes për të luajtur me fëmijët e tjerë. Ai mund të imitojë një motër apo vëlla më të madh se si luan futboll, apo të ndjekë pas fëmijët e tjerë ndërkohë që ata luajnë mes tyre.
Dëshirat për ditëlindje
Tashmë ditëlindja e rradhës, nuk është edhe shumë larg...mundohuni të përcaktoni mirë lodrat, pajisjet, dhe veshjet që do t’ju nevojiten për fëmijën tuaj dy vjeçar, në mënyrë që të mund ti tregoni miqve dhe të afërmve tuaj për çfarë keni më shumë nevojë. Nëse ju jeni duke planifikuar një festë, përfshijeni të voglin tuaj në zgjedhjen e të ftuarve dhe pyeteni atë se çfarë lloj torte ai do të dëshironte, në mënyrë që ai të dijë se çfarë duhet të presë atë ditë. ثshtë mirë të organizoni një festë me impakt të ulët, në këtë moshë, pasi dy vjeçarët mund të tronditen lehtësisht nga eksitimi i madh dhe grumbujt e mëdhenj me të ftuar.
Këshilla për prindërit: Dhimbjet e fytit
'Infermjerja ime e shëndetit më tha se kur fëmijët e vegjël kanë dhimbje të fytit, ata shpesh ankohen për dhimbje të barkut. Kështu kur i vogli im më thotë se i dhemb barku, unë gjithmonë kontrolloj fillimisht fytin e tij. Sigurisht, ai është shpesh i skuqur dhe mund të zbutet me një paracetamol për fëmijë' – P.
Ndani këshillat tuaja.
Komuniteti
Nuk keni më ide mbi menutë e ushqimeve? Pyesni nënat e tjera se çfarë të vegjëlit e tyre pëlqejnë në ushqim, në komunitetin tonë.
Fakte për tu marrë në konsideratë
A keni pranë shtëpisë tuaj ndonjë grup muzikor për prindër dhe fëmijë? Lexoni më shumë se çfarë përfitimesh ka fëmija juaj nga muzika.
Nëse ju jeni duke shkuar më pushime, merrni me vete shtratin e fëmijës, si dhe disa libra e lodra të preferuara të tij, për ti dhënë të voglit tuaj një nuancë të shtëpisë dhe për ta ndihmuar atë që të përshtatet me ambientin e ri.
Pse fëmija juaj e ka të vështirë të presë.
Jeni duke menduar për një fëmijë tjetër? Ju mund t’ju duhet të rishikoni stilin e jetesës tuaj.
Zbuloni më shumë mbi furnizimin me pajisjet e nevojshme, për festat e fëmijëve.


23 muajsh
Si po rritet fëmija juaj


Në moshën 23 muajshe, fëmija juaj ndoshta mund të jetë në gjendje të këndojë dhe të thotë fjali me tre fjalë, të tilla si zogjtë fluturojnë lartë. Tashmë si një artist i vërtetë, ai mundet të kopjojë rrathë dhe të krijojë vizatime me vija të ndryshme. Kështu që, inkurajojeni atë duke i dhënë një kuti të madhe me lapsa me ngjyra dhe shumë letra. Ai gjithashtu tashmë po fillon të kuptojë të kundërtat, si grua e gjatë, grua e shkurtër, apo tortë e madhe, tortë e vogël.
Tani ju mund të bëni një bisedë të vërtetë me të voglin tuaj, dhe ju do të mund të kuptoni nëse fjalori i tij dhe aftësitë e dëgjimit janë në rrugë të mbarë. Nëse keni ndonjë dyshim, shkoni tek mjeku juaj apo infermjerja e shëndetit. Terapitë e hershme të të folurit, mund të përbëjnë një ndryshim të madh.
Jeta juaj: Lehtësimi i kohës së gjumit
Ju ndoshta mund të filloni të mendoni për të vendosur fëmijën tuaj në një shtrat i madh, para se ai të mund të arrijë të dalë vetë nga shtrati i tij i foshnjës. Kur ta bëni këtë ndryshim, kjo do të jetë e vështirë për pak kohë – ju mund ta shikoni atë duke kërcyer nga shtrati menjëherë pasi ju të jeni larguar nga dhoma, apo të shihni se ai bën vizita gjatë natës në shtratin tuaj. Por, jepini atij kohën e duhur dhe ai do të adaptohet me kushtet e tij të reja të gjumit. Mund të jetë një ide e mirë që në këtë kohë, ju ti rikujtoni sërish mënyrat për të krijuar zakone të mira të gjumit.
اfarë është ajo puçërr?
Sa më shumë fëmija juaj socializon me fëmijët e tjerë, aq më shumë ka ai të ngjarë të ketë puçrra. Impetigo (puçrrat e lëkurës), janë shumë ngjitëse dhe shpesh përhapen shpejt nëpër grupe të vogla fëmijësh apo nëpër kopshte, në qoftë se fëmijët nuk mbahen larg deri sa puçrrat të jenë trajtuar. Disa puçrra, të tilla si rubeola janë të shoqëruara zakonisht me një temperaturë të lartë, ndërsa disa lloje të tjera, të tilla si lia e dhenve, mund thjesht ti lënë foshnjës tuaj një ngjyrë të lehtë, nëse ata janë me fat! Megjithatë, jini të vetëdijshëm rreth situatave më serioze dhe që rrezikojnë potencialisht jetën e fëmijës – sigurohuni që ju të dini shenjat dhe simptomat e meningjitit.
Këshilla për prindërit: Koha e kuzhinës
'Unë e mbaj vajzën time të lumtur dhe të angazhuar njëkohësisht, duke i dhënë disa tasa e pjata për të luajtur me to, ndërkohë që unë përgatis për të ngrënë.' – S.
Ndani këshillat tuaja.
Komuniteti
ثshtë foshnja juaj duke folur në më shumë se një gjuhë? Vizitoni komunitetin tonë për të marrë këshilla nga prindër të tjerë, se si mund ti edukoni këto aftësi të dobishme.
Fakte për tu marrë në konsideratë
اfarë duhet të bëni nëse foshnja juaj ju kërkon për ta marrë kudo me vete.
Si ta shfrytëzoni në maksimum lejen prindërore.
Të mësuarit e suksesshëm për përdorimin e oturakut, për vajzat.
Të mësuarit e suksesshëm për përdorimin e oturakut, për djemtë.
Nëse fëmija juaj i ardhshëm do të vijë së shpejti – merrni masat e duhura për të shmangur që i vogli juaj të mos ndihet i lënë mënjanë, prej vëllait apo motrës së tij më të vogël.


Burimi:bebiaime.com
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top