Si po e pushton malli kinez tregun global?

korado

President
Kina e madhe me 1 miliard e 300 milion banorë, ka arritur që me dije dhe vullnet të shëndrrohet në super fuqi botërore. Bruto prodhimi shoqëror po i afrohet 2 bilion dollarëve. Politika ekonomike kineze si duket i ka njohur përparësitë e ekonomisë sociale të tregut, ku njeriu dhe krijimtaria e tij janë në qendër të ngjarjes, ku shteti me zgjuarësi po e përcjell zhvillimin ekonomikë, duke e drejtuar kapitalin e vetë me qëllim të shfrytëzimit të përparësive natyrore të kërkesave të tregut vetanak dhe të dobësive të superfuqive ekonomike botërore.
Ekonomia kineze suksesshëm po e organizon prodhimtarin, kurse sistemi bankar gjithnjë e më shumë po riorganizohet në drejtim të stabiliteti duke u mbështetur në rezervat financiare të letrave me vlerë shtetërore amerikane. Ky kapital po i mundëson kësaj ekonomie që të jetë në rrjedhat e tregut global të kapitalit dhe të mallit.
Ekonomia kineze e ri zgjuarë me mallrat e veta ka arrit te fqinjët tanë dhe në shtëpit tona. Duart e vyeshme kineze dhe aftësia politike e shtetit e kanë sjellur prodhimin kinez në të gjitha pjesët e tregut global. Kina ka filluar t’i përcakton rrjedhat e ekonomisë moderne në suaza globale. Qasja e tyre sociale në krijimtarinë e gjithmbarshme shoqëroro-ekonomike i ka bërë të mundshme asaj, që të dridhë kapitalin e fjetur të Evropës dhe të Amerikës.
Duke u bazuar në këtë sukses të ekonomisë kineze, bota kurrë më nuk do të jetë ashtu siç ka qenë.
Rendi i ri ekonomik botëror më nuk lejon hapësirë, për dominim të fuqive perindimore në ekonomin globale. Me një fjalë prezenca e mallit dhe e kapitalit kinezë në tregun global e ka relativizuar mundësin e dominimit.
Kina për dy deceniet nga një vend bujqësor, ku më se 90% të popullatës ishin bujq, ka arritur që të fillon industrializimin, ku me një shkallë të zhvillimit me më tepër se 10 përqind në vit ka arritur ndryshim në strukturën demografike me përmasa botëroe. Sipas të cilës tani 40 përqind e popullatës jeton në qytete dhe punon në industri.

Pse Kina po bëhet lojtari kryesor në ekonomin globale?

Ekonomia kineze është sforcuar, për faktin se në trezorët e vet po mbanë shuma të mëdha të letrave me vlerë shtetërore të SHBA-ve, duke zvogëluar fitimin amerikn në të njëjtat, duke e shtyrë tregun amerikan në konsum dhe borxhe . Duke i mbajtur letrat me vlerë të shtetit amerikan në rezervat e veta financiare Kina është duke e ruajtur stabilitetin e valutës nacionale Yuan-it, kjo po i mundëson “notimin” në “shportën” e valutave konvertibile botërore e cila po udhëheq politikën moderne në zhvillimin vetanak të vendit. Duke u larguar nga kursi valutës fikse, Kina po bëhet njëra nga lojtaret kryesores në sferën afariste botërore.
Duke vënë kursin notues të Yuan-it, valuta kineze më nuk varet nga rezervat financiare, çka mund t’i sjell gjerë te ulja e interesit për blerjen e letrave me vlerë shtetërore të SHBA-ve dhe rritjen e fitimit në të njëjtat. Një skenar i tillë mund të shtyej ekonomin e SHBA-ve në deficit edhe më të lartë se sa që është tani.
Nga kjo rrjedhë që politika monetare globale më nuk mund të përcaktohet vetëm në Londër dhe Washington, por në të ardhmen edhe në Pekin.
Rezervat devizore kineze kanë arritur në më shumë se 700 miliard dollar, duke ju afruar rezervave japoneze të cilat janë më shume se 800 miliard dollar. Për krahasim, vendet e Evropës perëndimore, rezervat devizore i kanë më shumë se 170 miliard dollar.
Me forcën e vetë ekonomike dhe monetare Kina po troket në dyert e fuqive të mëdha botërore duke i dridhur pozicionet e tyre të interesit dhe të profiteve. Tani për tani fuqitë e mëdha me vështërsi po i hapin dyert për mallrat kineze dhe kjo po përcillet me një pretekcionizëm mjaft evident duke e bllokuar mallin Kinez neper dogana dhe limane me restrikcione importuese. Eksporti i mallrave kineze në tregun e zhvilluar të vendeve perëndimore gjithnjë e më shumë po arrin përmasa alarmante për ekonomin e këtyre vendeve. Kjo ka bërë që shumë ndërmarrje të ndërrojnë politikën e vetë afariste me qëllim që të mbijetojnë para mallit shumë të lirë kinezë. Shqetësimi i vendeve të zhvilluara është bazuar në të dhënat që: Kina është duke i pushtuar tregjet e zhvilluara të teknologjisë së lartë të prodhimeve elektronike, siç janë, kompjuterët, telefonat mobil, televizorët, klimatizuesit, frigoriferët, kurse për tekstil dhe veshmbathje situta është bërë e padiskutueshëme Në të njëjtën kohë nga të njëjtat vende, Kina importon lëndën e parë siç është letra e vjetër, pajisje për fabrika, grurë, naftë etj.
اmimet e larta të naftës në bursat botërore në kohën e fundit, nuk e kanë zvogëluar aspak konsumin e saj, sepse për ekonominë gjigante kineze, kërkesat për këtë energjent gjithnjë e më shumë po rritën.
Konkurrenca Kineze po i shtyn industritë e zhvilluara të perëndimit të kërkojnë dalje duke e shpërngulur prodhimtarinë punuese në vende konkurrente (atje ku fuqia punëtore është më e lirë) dhe në zona jo doganore. Grusht tjetër për ekonomin e zhvilluar perëndimore padyshim është politika kineze e “blerjes së kompanive të huaja” me qëllim që t’ju merren atyre dija, “Know-How” (njohuria teknike) dhe pushtimi i tregjeve.
Ekonomia kineze është e varfër me energji, xehe, dhe me fusha pjellore te drithërave, për këtë ata janë përqëndruar në zhvillimin e teknologjive të larta dhe të prodhimtarisë punuese – intensive, me qëllim që me sa më pak shpenzime të lëndëve të para dhe energjisë të prodhojnë dhe të eksportojnë vlera sa më të larta.
Procesi i shpërnguljes së reparteve prodhuese për në Kinë, nga ana e kompanive transnacionale, po e zvogëlon kërkesën për vende të punës, po e ndalon rritjen e pagave dhe po ju sjell inflacion vendeve të zhvilluara.
Ekonomia Kineze pa komplekse është e hapur ndaj tregut global, pa restrikcione
dhe prektekcionizëm ekonomik, me këtë ka arritur që më shumë se 75% të BPSH-or (bruto prodhimit shoqëror) ta krijon nga tregu i hapur botëror, çka do të thotë se eksporti e përbën afër 40% të BPSH-or, kurse importi 35% të BPSH-or.Suficiti tregtar i jashtëm ka arritur në më shumë se 150 miliard dollar, dhe është bërë traumë për pjesën tjetër të ekonomisë botërore. Për krahasim, importi i SHBA-ve është 15% e BPSH-or, kurse eksporti vetëm 10% nga BPSH-or, duke krijuar një deficit prej 800 miliard dollar në bilancin e jashtëm tregtar.
Kina nuk deshiron konflikt me blerësit e saj, për këtë kujdeset diplomacia kineze e bazuar në parimin, “hapa të vegjël mbrapa” dhe “kërcimi i madh përpara” kjo po i siguron qëndrueshmëri pozicionit të saj në ekonominë globale.
Krejtë në fund lind pyetja, si është e mundëshme që në vendin me sistem politik komunist, të funksionon dhe të përkrahet sistemi ekonomik kapitalist?!...
 
Back
Top