Si pergatitet caji per frutat kuruese

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Te gjithe kemi preferencat tona per fruten me te shijshme. Kjo edhe pa e ditur se brenda nje kokrre lajthie apo ulliri, gjenden vitamina te shumta, qe ndihmojne organizmin te punoje ne menyre te shendetshme. Pa e ditur se me lengun e degeve te dardhes, mund te ulim temperaturen qe i ka kaluar te 40 gradet, edhe pse kemi pire antibiotike pa fund. Apo, se me çajin qe perftohet nga thana, manat, deget e ullirit mund te kurohen semundje te tilla si melçia, ulcera ne stomak, skleroza, etj. Madje ka fruta te cilat rekomandohen nga Mjekesia Popullore edhe per kurimin e semundjeve me te renda, si ato te zemres, tensioni, anemia, kanceri.

Ajo qe eshte me e rendesishme, mbi te cilen bien dakord, si Mjekesia Popullore, ashtu edhe ajo moderne e diteve te sotme, lidhet me faktin se ne tryezen tone nuk duhet te mungojne ne asnje vakt frutat. Larmia e tyre duhet te jete e madhe, kjo edhe per faktin se organizmi i njeriut asimilon gjithçka, duke i shnderruar ato ne vitaminat dhe karbohidratet baze per mirefunksionimin e te gjitha organeve. Pikerisht per kete arsye, gazeta "Tirana Observer" permbledh ne numrin e sotem, nje speciale te veçante per te gjitha frutat, qe perdoren nga Mjekesia Popullore per kurimin e semundjeve te ndryshme.

Kush jane 28 frutat baze, si pergatitet çaji kurues, cilat jane semundjet qe ato sherojne dhe sa eshte kohezgjatja e zierjes, masa e duhur dhe si duhet pire çaji. Rastet ne te cilat duhet perseritur kura me çajrat e frutave, si dhe ndarjet sipas kategorise, ne frutat te cilave iu zihen rrenjet dhe kercelli, dhe ato te cilave iu zihen lekurat, apo edhe vete kokrrat.

1. ULLIRI

Jo me kot, ulliri eshte cilesuar si nje nder bimet mrekulluese. Gjethet e ullirit dhe levoret e degeve permbajne tanine dhe kane shije te hidhur. Ato kane veti rrudhese, tonike dhe antipiretike. Perdoren me rezultate shume te mira kunder arteriosklerozes, tensionit te larte te gjakut dhe ne rastet e semundjeve me temperature. Ato kane veti direkte dhe pakesojne sasine e sheqerit ne gjak.

Kuron:

1-Arteriosklerozen
2-Tensionin e larte
3-Ul temperaturen e larte
4-Pakeson sasine e sheqerit ne gjak
5-Rregullon metabolizmin
6-Rekomandohet per ekzemat ne lekure
7-Kuron stomakun

Si pergatitet çaji:

Merren 40-50 cope gjethe dhe vihen te zihen ne gjysme litri uje derisa te mbeten ¾ e sasise se ujit. Nga çaji i pergatitur pihen 1-2 filxhane çaji ne dite, pasi filtrohet dhe i shtohet sheqer. Kokrrat e ullirit bejne mire kur i konsumojne ata qe vuajne nga semundja e sheqerit. eshte e keshillueshme qe diabetiket te hane sidomos kokrra jeshile, te cilat shuajne etjen qe shkakton diabeti.

2. SHEGA

Lengu i sheges perdoret me sukses ne semundjet e stomakut dhe te zorreve, eshte freskues dhe menjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lengu i portokallit) i jep freski mendimit te njeriut. Lulet e sheges permbajne tanine dhe kane veti rrudhese e tonike; ato rekomandohen ne dhimbjet e barkut, ne hemorragji, ne hemorroidet, si dhe per gargara (shpelarje te gojes) kunder enjtjes se bajameve dhe acarimeve te mishrave te dhembeve.

KURON:

1-Semundjet e stomakut
2-Semundjet e zorreve
3-Dhimbjet e barkut
4-Hemorroidet
5-enjtjen e bajameve
6-Acarimin e mishrave te dhembeve

Si pergatitet çaji:

Merren 20-30 grame lule shege ne nje liter uje dhe vihen te zihen per gjysme ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji ne dite. Edhe levozhga e frutave te sheges ka veti regjese. Levozhga e thate, para se te perdoret, duhet te vihet ne uje per disa ore qe te zbutet. اaji i levozhgave te sheges perdoret kunder diarreve, si dhe per luftimin e krimbave parazitare te zorreve. Levozhga e frutave te sheges lufton me sukses amebat, te cilat e dobesojne shume organizmin, e veçanerisht te femijet. Per kete merren levozhgat e nje kokrre shege, vendosen ne nje ene prej balte dhe zihen ne gjysme litri uje derisa te mbetet gjysma e sasise se ujit. Pasi ftohet lengu, pihen dy gota likeri ne dite, nje ne mengjes e nje ne darke, gjithmone para buke, per 10-15 dite. Pa perdorur tjeter ilaç, organizmi do te çlirohet nga amebat.

3. PORTOKALLI

Portokallet jane nje ushqim i pasur me vitamina, me veti freskuese dhe treten lehte ne stomak. Lengu i portokallit ka veti diuretike (Diuretik: Mjet qe shkakton urinim te shpeshte dhe ndihmon veprimtarine e veshkave dhe te rrugeve urinare) dhe antiseptike (Antiseptik: Qe ndalon kalbezimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e perdoret me sukses ne luftimin e semundjeve te veshkave edhe ne rastet kur jane formuar gure ne to.

KURON:

1-Guret ne veshka
2-Anemine
3-Laringun
(kur iu iken zeri)
4-Nervozizmin

Si pergatitet çaji:

Portokallet perdoren me efekt te mire ne luftimin e anemise, duke pasuruar gjakun me elemente te rinj. Portokalli ka permbajtje te larte te vitamines C. Ne 100 ml. leng portokalli permbahen 56 mg. vitamine C. Kjo vitamine merr pjese ne shume procese te shkembimit te lendeve ne organizem. Levozhgat jane te pasura me elemente aktive. Lengu i fituar nga zierja e levozhgave perdoret edhe ne rastet e çrregullimeve te stomakut dhe te zorreve. Nderkohe qe per semundjet e laringut mjekesia popullore keshillon qe te merren 10-15 grame levozhga frutash te vihen te zihen per 15-20 minuta ne 250 ml. uje. Nga lengu i perfituar pihen 1-2 gota ne dite. Kur ky leng pihet i ngrohte, ben mire ne rruget e siperme te frymemarrjes, kur ka acarime ne gryke apo zenie zeri.

4. PJESHKA

Ky lloj fryti rekomandohet te perdoret kryesisht i fresket ose leng frutash. Ato kane vlera te larta ushqyese e kuruese; permbajne rreth 10% sheqerna, acide organike, pektine, vitamine C dhe R me shumice, sasi te pakta provitamine A, vitamine B1, B2, PP, kripera minerale, lende aromatike etj. Lulet e pjeshkes kane veti tonike dhe rrudhese dhe perdoren ne forme çaji. Lulet e thara e te kthyera ne forme pluhuri, rekomandohen kunder kolitit, dhimbjeve te barkut, rrjedhjes se te bardhave, kunder hemorragjive dhe hemorroideve.

KURON:

1-Kolitin
2-Dhimbjet e barkut
3-Hemorragjite
4-Hemorroidet

Si pergatitet çaji:

اaji pergatitet duke marre 50-70 grame levore degesh, te cilat zihen ne 200 ml. uje, gjersa te mbetet gjysma e sasise se ujit. Lengu i frutave dhe vete frutat e pjeshkes kane veti te mira tonike, jane freskuese, shuajne etjen dhe hapin oreksin. Ato bejne mire ne melçi dhe ndihmojne ne forcimin e elementeve te reja te gjakut.
Gjethet e pjeshkes perdoren ne ndalimin e rrjedhjes se gjakut nga plaget. Ne kete rast keshillohet te merren nje sasi gjethe pjeshke dhe pasi pastrohen, shtypen bashke me kripe dhe vendosen mbi plage.

5. MOLLA

Molla si fryt ka veti freskuese, qetesuese dhe zbutese. Frutat permbajne rreth 15% sheqerna, acide organike e sidomos acid malik, jane te pasura ne karotine (provitamine A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, te cilat ndodhen nen lekure. Farat e molles permbajne albumina dhe yndyre.

KURON:

1-Hemorroidet
2-Reumatizmen
3-Kollen
4-Semundjet e syve
5-Dhimbjet e veshit
6-Kunder helmimeve

Si pergatitet çaji:

Merren 1-22 kokrra molle, priten ne 2-3 cope secila dhe zihen per 30-40 minuta ne 200 ml. uje. اaji i molles ndihmon gjithashtu edhe per funksionimin e mire te veshkave dhe te fshikezes urinare; ai perdoret kunder infeksioneve te ketyre organeve. (Ky çaj per kollen dhe reumatizmen). Kurse per hemorroidet vlen keshilla: Merren 1-2 kokrra molle dhe me anen e rendes kthehen ne pure. Pureja e pergatitur, pasi zihet per gjysme ore, perzihet me 20-30 grame gjalpe dhe hahet njeheresh, duke qene esell. Mjekimi mund te vazhdojne 20-25 dite me nje nderprerje prej 2-3 ditesh. Kunder helmimeve merren 20 cope gjethe molle, therrmohen dhe vihen te zihen ne gjysme litri uje. Lengu i fituar pihet ne forme çaji. اaji i pergatitur me molle te ziera pakeson etjen, zbut acarimin e laringut. Ky çaj perdoret per te zbutur e per te pakesuar te kollurit, kunder zenies se zerit, lehteson dhimbjet e grykes dhe acarimet e rrugeve te frymemarrjes dhe te vete mushkerive.

6. MANDARINA

Frutat e mandarines jane tretese, freskuese dhe lengu i tyre eshte i pranueshem edhe nga stomaku i femijeve. Ne saje te permbajtjes se vitaminave, si dhe te nje sasie te konsiderueshme hekuri, mandarinat perbejne nje ushqim shume te pershtatshem per pastrimin e gjakut dhe per luftimin e anemise.

KURON:

1-Anemine
2-Pastrojne Gjakun
3-Stabilizojne metabolizmin
4-Rregullojne tensionin e larte

Si pergatitet çaji:

Zakonisht mjekesia popullore e ka perdorur kete lloj fryti ne formen e vet origjinale. Per kete arsye kryesisht per ata qe kane probleme me anemine ose semundjet e tjera te gjakut, keshillohet qe mjekimi me mandarina duhet te vazhdoje 20-25 dite, duke konsumuar çdo dite nga 10-15 kokrra ose edhe me shume. Levozhgat e frutave, gjethet, lulet kane po ato perdorime si te portokalli.

Filizat e reja dhe te frutit te mandarines te mbledhura ne fillim te periudhes se lulezimit te bimes, perdoren ne rastet e helmimeve ushqimore, ne ulçeren e stomakut dhe te dymbedhjetegishtezes.

7. FTOI

Ftoi eshte i ushqyeshem; ai permban vitamina A dhe C, sheqerna, pektine, acide, kripera minerale, si kalium etj. Frutat e ftoit jane te pasura me lende aromatike, te cilat ia shtojne vleren. Ftonjte kane veti rrudhese dhe jane perdorur qysh ne lashtesi per kete qellim. Per qellime mjekesore perdoren farat e thara, gjethet dhe tuli i ftonjve. Farat kane shije te lehte te bajameve te hidhura dhe jane pa ere. Farat thahen ne hije me kujdes, ndryshe myken.

Kuron

1-Forcon organizmin
2-اrregullimet e stomakut
3-Rrahjet e shpeshta te zemres
4-Pastron zorret

Si pergatitet çaji:

Merren 1-2 kokrra ftonj, priten ne copa dhe vihen ne nje ene me 1 liter vere te bardhe, ku lihen per 7-10 dite. Pija e formuar merret 2-3 here ne dite, nga nje gote pas buke. (Ky çaj perdoret per pastrimin e organizmit). Nderkohe qe per çrregullimet e stomakut merren 1-2 kokrra ftonj, pastrohen dhe priten ne copa te vogla, te cilat i ziejme per nje ore ne tre çerek litra uje. Nga lengu i fituar pihen 1-2 gota ne dite, per 2-3 dite. Kurse per rrahjet e shpeshta te zemra merren 5 grame gjethe dhe vihen te zihen ne 100 ml. uje per 10 minuta. اaji pihet menjehere. Lengu i perfituar nga zierja e fleteve te ftoit perdoret per larjen e syve ne rast dhimbjesh. Per pastrimin e zorreve duhen marre 20 grame fara nga ky fryt dhe pasi shtypen, zhyten ne 100 ml. uje. Lengu i fituar pas kullimit pihet njeheresh. Ky leng perdoret edhe per larjen e plageve, si dhe per gargara (shpelarje) ne acarimet e grykes.

8. DARDHA

Dardhat permbajne kripera minerale, si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur etj., 4-5% sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotine, acide organike etj. Ato jane freskuese, qetesuese, largojne etjen, lehtesisht pastruese te zorreve dhe japin energji. Kur jane te papjekura, nuk treten lehte dhe qendrojne rende ne stomak. Ne saje te permbajtjes se hekurit dardhat bejne mire per luftimin e anemise. Ato bejne mire gjithashtu ne melçi, pasi nxisin aktivitetin per prodhimin e temthit.

KURON:

1-Anemine
2-Guret ne veshka
3-Ul temperaturen
4-Rruget urinare
5-Perdoren kunder helmimeve

Si pergatitet çaji:

Merren 40-50 grame cipa dardhash, ne 250 grame uje, zihen per 20 minuta dhe lengu i fituar pihet i ngrohte, ne mengjes esell, per 7-10 dite. Ky lloj çaji perdoret per te luftuar anemine. Kurse per uljen e temperatures merren 15-20 grame te thara (ose 60-70 grame levore te njoma) ne 250 ml uje dhe lihen zihen per gjysme ore. اaji pihet njeheresh i vaket. Perdoret gjithashtu per lavazhe te ndryshme, ne saje te vetive te tij antiseptike. Nderkohe qe per te rregulluar funksionin ne rruget urinare merren 20-25 grame gjethe dardhe dhe zhyten ne nje ene me 250 ml. uje te vluar. Lihen aty per 10 minuta dhe lengu i fituar pihet nje ore para buke. Perseritet 2-3 here ne dite per 10-15 dite.

9. Pjepri

Per te gjithe ata persona te cilet vuajne nga pagjumesia, por qe nuk kane gjetur ende zgjidhje me medikamentet apo rekomandimet e mjekeve specialiste, kurat popullore japin siguri maksimale. Sipas tyre, konsumimi i pjeprit largon pagjumesine, si dhe ben mire per kancerin e zorreve dhe te lekures. Per kete arsye pjepri rekomandohet te konsumohet ne temperaturen normale, pa e futur ne frigorifer, pasi i humbasin vlerat.

KURON:

1-Pagjumesine
2-Kancerin e lekures
3-Kancerin e zorreve
4-Rekomandohet te konsumohet ne temperature normale.

Si pergatitet çaji:

Merret levorja e pjeprit zihet perreth 60 minuta ne 3 litra uje dhe me pas vihet ne frigorifer. Ky çaj u rekomandohet te gjithe atyre personave qe kane probleme me pagjumesine. Nderkohe qe ata mund ta konsumojne pjeprin edhe ne menyren e tij natyrale, por kjo vetem ne rastet kur pagjumesia nuk eshte kthyer ende ne nje semundje kronike. Nderkohe qe per kancerin e lekures dhe ate te zorreve rekomandohet qe te merret tul nga fruti, te perzihet me mjalte dhe te konsumohet per 20 dite me radhe ne mengjes.

10. Qershia

Duket e pabesueshme, por eshte e vertete. Qershite bejne te mundur uljen e kolesterolit ne trup. Madje ndryshe nga shume fruta te tjera, per perdoruesit e qershive vjen edhe nje lajm i mire nga mjekesia popullore. Pasi ata mund te hane sasi te medha qershie dhe te mos shendoshen, perkundrazi ky frut ben te mundur renien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave ne gjak.

KURON:

1-Ben te mundur uljen e nivelit te kolesterolit
2-Ndihmon ne renien nga pesha
3-Kontrollon nivelin e yndyrnave ne gjak

Si pergatitet çaji:

Per te rregulluar nivelin e kolesterolit ne organizem merren 10- 15 kokrra qershi ne 200 ml. uje (duke shtuar 6 grame acid borik per plaget). Lengu qe del nga kjo perzierja perdoret edhe per te rene nga pesha. Nderkohe qe per ata qe kane shume yndyrna ne gjak merren 30-40g. gjethe dhe levore degesh te njoma nga pema e qershise, zihen me nje liter uje dhe ziejne per 10-15 minuta dhe çdo darke duhet pire nje gote nga ky leng, por te jete i vaket. Rezultate edhe me te mira jep keshilla e meposhtme:
Pergatitet nje çaj i kombinuar me gjethe qershie dhe geshtenje, duke marre nga 15-20 grame te çdo lloji ne nje liter uje dhe pastaj pihet darkave.

11. BANANET

Bananet jane shume te rendesishme ne perdorimin kunder hemorragjise cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e larte, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojne kunder diarrese. Ne qofte se vuani nga tensioni i larte, duhet te mendoni gjithmone per frytin tropikal te bananes. Dielli eshte ai qe ngre tensionin, ndersa banania ben te kunderten e tij. Studimet kane treguar se banania eshte nje frute shume e pasur me kalium, dhe si e tille ajo ndihmon ne uljen e rrezikut te hemorragjise cerebrale. Banania eshte burim kaliumi, nje frute e tille ka 396 miligrame ose 11 per qind te mineraleve te nevojshme te nje dite. “Dy deri tre banane ne dite jane optimale”, thote Biofisikanti David Young. Nepermjet kesaj frute ndodh ulja e ndjeshme, qe shkakton kunder aciditetit te larte ne stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin te bllokoje bakteret qe mund te jene aktive ne te.

KURON:

1-Ulin tensionin e larte
2-Jane kunder diarrese
3-Ul rrezikun e hemorragjise cerebrale
4-Banania mbron stomakun

Si pergatitet çaji:

Zakonisht per kurimin e semundjeve te ndryshme nuk perdoren gjethet e frutes se bananes apo te pemes, por vete tuli. Keshtu keshillohet qe te grihen ne nje ene 5 banane dhe te perzihen me mjalte. Konsumimi i kesaj lloj perzierjeje ben te mundur rregullimin e stomakut dhe largon helmet nga trupi i njeriut. Nje kure tjeter eshte edhe perzierja e 4-5 bananeve me qumesht ose me kos, perdorimi i se ciles ul rrezikun e hemorragjise cerebrale dhe ul tensionin e larte.

12. LULESHTRYDHJA

Luleshtrydhja permban glikozidet e hidhura, insulinen, taninet, vitaminen B, C dhe provitaminen A, shume minerale, ka perqindje te larte te kriperave te kaliumit, sidomos ne gjethe, karotenoide, proteine, pektinen, holinen etj. Ne rast se konsumatoret e kane te veshtire ne periudha te caktuara qe te gjejne luleshtrydhe ne treg, atyre u keshillohet edhe perdorimi i lengjeve te frutave me luleshtrydhe, por qe nuk permbajne gaz.

KURON:

1-Pastron gjakun
2-U rekomandohet anemikeve
3-Stabilizon nivelin e kolesterolit ne gjak
4-Rekomandohet edhe si leng frutash i shtrydhur

Si pergatitet çaji:

Ne gjysme litri uje hidhen 100 ml. uthull. Ne perzierjen uthull-uje zihen per gjysme ore 50-60 grame rrenje luleshtrydhe. Me lengun e fituar behen shpelarje te gojes 2-3 here ne dite. Filizat e reja dhe majat e luleshtrydhes te mbledhura ne fillim te periudhes se lulezimit te bimes, perdoren ne rastet e helmimeve ushqimore, ne ulceren e stomakut dhe te dymbedhjetegishtezes.TO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top