Si në përralla, qeni zbulon qypin me arë

Aver

.
V.I.P
20140226094718835646.jpg


Një çift nga Kalifornia Veriore ka rënë në një qyp me monedha ari të rralla, teksa po shëtisnin qenin e tyre.
Vlera e saj llogaritet në rreth 10 milionë dollarë. Ato janë gjetur nën hijen e një peme.


Pothuajse të gjitha, 1 mijë e 427 monedha, që datojnë 1847-1894 , janë në gjendje të mirë, ka thënë David Hall, bashkëthemelues i Shërbimit Profesional të Monedhave, që së fundi ka legalizuar ato.
Edhe pse vlera e tyre prej arit llogaritet rreth 27 mijë dollar, disa prej tyre janë aq të rralla sa që ekspertët thonë se ata mund të shkojnë deri në 1 milion secila.
“Nuk më pëlqen të them ‘një herë në jetë’ për ndonjë gjë, por zor se do të keni rastin të keni në dorë edhe një thesar si ky”, ka thënë veterani Don Kagin , i cili përfaqëson çiftin që i gjeti ato. “ثshtë si ajo gjetja e qypit të arit në fund të ylberti”, ka thënë më pas ai.
Kagin, familja e të cilit është marrë për 81 vjet me monedha të vjetra, ka thënë se çifti janë të moshës së re, dhe kanë jetuar për disa vite në pronë e tyre në fshatin ku edhe u gjetën monedhat.
Ata kanë qenë të vetëpunësuar për 40 vite, dhe nuk e kanë idenë se kush ka mundur t’i fut aty ato monedha. اifti ka vendosur të mbetet anonim./koha.n/


Kk5lsHM.jpg

k9lFM5e.jpg

n0jrAdT.jpg

uvYjVvv.jpg


Prandaj keshillohet mbajtja e qenit se eshte thesar :P

Duhet te kete qene qen tartufi..:P

Thonë që qeni është kafsha më besnike për njeriun. Por, që kjo kafshë ta bëjë milioner pronarin brenda një dite, këtë askush nuk e ka përjetuar deri më tani. Të paktën jo deri të mërkurën, kur është shënuar rasti (ndoshta) i parë.

Një çift nga Kalifornia (SHBA) ka siguruar disa miliona dollarë pas nxjerrjes në ankand të monedhave të arit të gjetura në bahçen e tyre. Ky thesar konsiderohet si më i madhi i gjetur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara.

Dhe, në fakt, thesari është gjetur nga qeni i çiftit. Në fillim të muajit mars, qeni në kopshtin e shtëpisë ka gjetur të fshehur tetë kuti metali, në të cilat ishin 1.400 monedha ari, vlera e përgjithshme e të cilave llogaritej në 10 milionë dollarë.

Të mërkurën, 24 orë pas fillimit të ankandit, çifti ka fituar disa miliona dollarë, ka treguar Don Kagin nga kabineti “Kagin’s Inc”, i specializuar në numizmatikë. Ai ka treguar se deri të mërkurën pasdite ka mbetur pa u shitur edhe gjysma e thesarit, prandaj milionat do të shtohen.

Duhet treguar se monedha e parë, një monedhë 20-dollarëshe, e cila daton nga viti 1874, është shitur mbi 15.000 dollarë, dhe paratë janë dhënë menjëherë./Zëri

Tema egziston, megjithate vlen per tu thene se eshte bere per tu punuar bahcevan se si shpesh po mbine keta qypat, Lol

Kjo ndodhi edhe ne Kosove para dy-tre muajsh.
 
Last edited by a moderator:
Back
Top