Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Si ndikon ngrënia e mëngjesit tek aktiviteti i trurit? Koha për ta mësuar tani

Si ndikon ngrënia e mëngjesit tek aktiviteti i trurit? Koha për ta mësuar tani​

1641221312363.png

Një studim i fundit ka zbuluar se ngrënia e mëngjesit ka një ndikim domethënës në shëndetin e trurit. Ky vakt ndikon në çlirimin e disa substancave që ngjallin ndjenja të mira dhe emocione pozitive. Studiuesit e Universitetit të Misurit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të interesuar të zbulonin ndikimin e vaktit të parë të ditës në mirëqenien e njeriut.

Në studimin e tyre, ata u përqendruan tek gratë dhe vajzat, me qëllimin për të kuptuar se si mëngjesi ndikon në planet e tyre për mirëmbajtjen e peshës. Gjetjet e studimit zbuluan se një vakt i pasur me proteina nxit shpërthimin e ndjesisë së shpërblimit.

Kjo do të thotë se njeriu kupton që duke ngrënë mëngjesin do të shpërblehet më vonë gjatë ditës por edhe në vazhdim. Shpërblimi vjen në formën e ushqyerjes së shëndetshme dhe si pasojë një peshe më të mirë trupore në një periudhë më të gjatë kohore.

Nga ana tjetër, njerëzit që nuk janë të rregullt në vaktet e tyre, kanë nivele më të ulëta të dopaminës në tru. Kjo nënkupton se gjasat që ata ta teprojnë me ushqimin gjatë ditës janë më të larta. Më poshtë do të gjeni një listë me produktet më të pasura me proteinë.

Kosi – Nëse doni që t’i shtoni më shumë proteinë dietës suaj, duhet të konsumoni më shumë kos. Për një racion kos, mund të merrni 12 deri në 20 gram proteina.

Veza e zier – Është shumë e pasur me proteinë por edhe me vitaminë D dhe B12. Një kokërr vezë ofron rreth 77 kalori.

Tërshërë – Thjesht hidhini ujë të ngrohtë, përzijeni dhe ja ku keni një pjatë të ngrohtë me proteina që shkon nga 150 në 200 kalori për racion.

Fasule – Sipas të dhënave, fasulet së bashku me bizelet dhe bishtajore të tjera janë burimi më i mirë i proteinës. Për më tepër ato kanë një nivel të lartë fibre dhe të ulët yndyrnash.

Bajamet – Kanë nivel të mirë proteine dhe mendohet se ulin dhe sëmundjet kardiovaskolare. Në vetëm ditë ju do të mund të merrni dozën e duhur të proteinës së shëndetshme.

Qiqra të pjekur – Një grusht me qiqra të pjekura kanë rreth 120 kalori dhe rreth 5 gram proteinë dhe fibra. Qiqrat hyjnë tek familja e bishtajoreve dhe njihen për nivelin proteinik dhe ushqyes.

Gjiza – Ka 3 gramë më shumë proteinë se kosi dhe është vetëm 110 kalori, plus 125 miligramë kalcium. Ky mineral është shumë i domosdoshëm për kockat tona.
b.preferenca.al
 
Une qe nuk ha kurre mengjes dmth e paskam trurin te sheshte si piste avionesh?🙄
🤣
 
Mengjesin ka qe 4 muaj qe kam nis ta ha dhe perfekt 😊
 
Dmth un qe s'ha as mjes e as drek Deri nga ora 4/5 ku I bej drek/dark bashk dmth na paska ik truni per lezh:D
 
Per skrap do thoja une 🤣
 
Jo e kam siguro 🤣
 
kam 30 vjet qe sdal pa.mengjes 🤗
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back