Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Si mund t’i shërbejë 100 vjetori i Pavarsisë turizmit shqiptar

28nentor_7a0e180a2af8096e7809db275cf023c5.jpg


Si mund t’i shërbejë 100 vjetori i Pavarsisë turizmit shqiptar


Shqipërisë i doli huq gjithë kapardisja për dyfishim të numrit të turistëve gjatë sezonit turistik që po harrohet - dashtë zoti - bashkë me kobin që pasoi marketingun më profesional të perëndimit për vendin tonë: renditjen në kryelistat për turizëm anekënd botës, si dhe marrëveshjen për liberalizimin e vizave. Kur në fillim të sezonit, operatorët shprehën shqetësimin për ndikimin negativ që do të kishte mbi turizmin përveç janarit vrasës, edhe atmosfera e nderë e një procesi elektoral, avokatura shtetërore në media u përpoq ta injoronte këtë nuhatje profesionale që vjen kokëfortë prej përvojës. Mirëpo, qysh prej kulmit të sezonit - kur jo vetëm revista Travel, dëshmoi nëpërmjet zërit të operatorëve, se turizmi i këtij viti iku e shkoi - e deri tash nuk ka ende një bilanc të këtij sezoni e aq më pak një kapardisje qeveritare si ajo e tre-katër vjeshtave të fundit.



2012 nuk ka me qenë një vit elektoral, për aq kohë sa posti i presidentit të vendit shihet prej politikës si arritje personale që mundesh me e mbërritë brenda një salle me 140 karrige, e jo si përgjegjësi publike që duhet me e marrë shtëpi-më-shtëpi.

Deri këtu ky është një vit i mirë për turizmin.

Por gjëja më e mirë është se 2012 është 100 vjetori i Shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë. Prandaj, si në të gjithë botën, edhe pse gjysma e njerëzve nuk i dashurojnë qeveritë, ata janë megjithatë të prirur t’i besojnë premtimit për një vit të madh festimesh.

E festat nuk bëhen pa mysafirë.

ثshtë e sigurt se Shqipëria nuk do të organizojë 14 Juillet, Fourth of July, e meqë s’është rasti, as Carnaval do Rio. Megjithatë, duke dashur ta shohim këtë vit si një mundësi unike për turizmin, konstatojmë se deri tani nuk është hartuar e as publikuar kurrfarë kalendari festimesh, çka do të thotë se edhe kjo ngjarje është e ekspozuar ndaj spontanitetit.
Monumenti-i-Pavaresise_1_b14cabb74f04ce7ac960b03f8866884a.jpg

Turizmi mund të jetë në këtë vit një nga organizatorët e mëdhenj dhe gjithashtu përfituesit e mëdhenj të festimeve. Kuptohet, nëse turizmi do të shihej me prioritetin që meriton. Do të ishte shumë e rendësishme joshja në festimet gjithëvjetore e turistëve të huaj, një pjesë e të cilëve mund të vijnë në Shqipëri me kuriozitetin e të zbuluarit të një vendi që ka ekzistuar si shtet jashtë dijes së tyre, tash 100 vjet. Kjo mbetet ndoshta pjesa më e vështirë e këtij marketingu ndërkombëtar që Shqipëria duhet t’i bëjë vetes në këtë 100-vjetor, sepse shqiptarët e shpërndarë nëpër botë do të mblidhen në këtë çerdhe edhe pa i thirrë kush. Kjo mbetet pjesë e vështirë edhe sepse, në mënyrë paradoksale, në një botë që planifikon gjithçka, Shqipëria ende nuk po e identifikon dhe as po e fton këtë përqindje të vogël të njerëzimit që t’i planifikojë pushimet e ardhshme në Shqipëri. Kjo është një punë që së pari duhet ta kishte nisur shteti nëpërmjet kapilarëve të vet në çdo vend të botës, e sigurisht, i ndjekur nga sektori privat i turizmit, që gjithashtu në mënyrë paradoksale i fton shqiptarët ta kalojnë nëpër botë Ditën e Flamurit!

Do të duhej pra, që nëpërmjet institucioneve të hartoheshin dhe të aplikoheshin strategji të tilla që të përfshinin sektorin privat të turizmit së pari në prezantimin e një oferte speciale për këtë vit festimesh në nivel ndërkombëtar. Gjithashtu, i menjëhershëm duhet vetëdijsimi i turizmit mbi përvojat jo fort të ëmbla të viteve të shkuara, si loja me çmimet, me kulturën, cilësinë e sasinë e shërbimit etj.

AlbTravel
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back