Si mund të vëzhgojmë yjet në një natë vere

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Në qiejt super të ndriçuar të qyteteve tona, gjatë verës mund të zbulohen "mrekulli", duhet vetëm të përdorni disa truke të vogla, për të shfrytëzuar mundësitë që na ofrohen. Në periferitë e qyteteve mund të shohim yje deri në
3° manjitudë, pa pasur fare vështirësi.

1. Vendi që duhet zgjedhur për të vëzhguar
Duhet të evitoni vendet ku ka shumë trafik, pasi kalimi i vazhdueshëm i makinave limiton pamjen e natës.
Ideale do të ishte të vëzhgonit nga një park, ku ndriçimi nuk e shqetëson shumë vëzhguesin. Nëse doni të vëzhgoni nga dritarja, apo nga ballkoni i shtëpisë, kjo bëhet vetëm në verë. Ndërsa, nëse doni të evitoni turbulencat e ajrit, është e këshillueshme ta ajrosni vendin nga do vëzhgoni për gati 1 gjysmë ore. Nxehtësia e apartamenteve tona mund të shqetësojë eksplorimet e natës dhe në këtë mënyrë, temperatura e jashtme do të jetë e njëjtë me atë të brendshme. Edhe dritat e komshinjve tuaj mund të jenë një problem për sytë tuaj. ثshtë mirë të prisni që të fiken pjesa më e madhe e dritave të pallatit. Pranvera dhe vera janë stinët ideale për të vëzhguar në mënyrë komode nga shtëpia, pasi dhe temperaturat janë më të favorshme për të kaluar një natë jashtë.

2. Mjetet që duhet të përdorni
Duhet të zgjidhni me kujdes se çfarë duhet të përdorni dhe çfarë duhet të vini në afërsi të teleskopit tuaj, pasi kjo ua lehtëson vëzhgimin.
Si fillim duhet të poziciononi teleskopin, është i preferuar përdorimi i stativit, për të evituar lodhje të krahëve. Pra, për një vëzhgim ideal, është e nevojshme një tavolinë, për të vendosur një sërë veglash dytësore: një burim drite, mbi të cilën të hidhni një mbulesë të kuqe. E kuqja nuk shqetëson shikimin gjatë orëve të natës dhe bën të mundur ndriçimin. Një busull për t'u orientuar, një atlas të qiellit etj.
ثshtë e këshillueshme të merrni me vete rroba të trasha, për t'i veshur gjatë natës, për të mos shkatërruar një mbrëmje të bukur për shkak të të ftohtit.
Uji dhe ushqimi nuk duhet të mungojnë, pasi të ndihmojnë të ngrohesh në rast se ke ftohtë.
3. Programoni natën e vëzhgimit
Bëni një programim për objektet që doni të vëzhgoni, është shumë e nevojshme. Në këtë mënyrë mund të evitoni kërkimin e objekteve, të cilët nuk janë të dukshëm në ditën e zgjedhur. Duke kontrolluar më parë në një atlas të qiellit atë çfarë doni të shikoni, mund t'u ndihmojë edhe për t'u orientuar në qiell, dhe për të grupuar objektet për të thjeshtuar vëzhgimin. Duhet të nisni vëzhgimin nga objektet e lehta, ndërsa nuk këshillohet që objektet më "pikantë" t'i lini për t'i vëzhguar në fund, sepse do ndiheni të lodhur dhe kërkimi mund të rezultojë i kotë. Gjatësia mesatare e vëzhgimit nuk duhet të kalojë 2 orë.SHEKULLI
 
Back
Top