Si mund të lësh duhanin pa shtuar në peshë?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Perse eshte e veshtire te lesh duhanin dhe te mos shtosh ne peshe?

Normalisht njerezit qe heqin dore nga duhani shtojne menjehere ne kile sipas studiuesve . Shtimi ne peshe pas lenies se duhanit ka dy shkaqe kryesore.
  • Shkaku i pare eshte se thjesht hani me shume. Ne qofte se nuk pini duhan jeni mesuar duke patur dicka ne goje, dhe cigarja zevendesohet me ushqim. Meqenese pas lenies se duhanit shqisat e nuhatjes dhe te shijes jane me te ndjeshme, beheni me te lidhur pas ushqimeve te embla.
  • Arsyeja e dyte eshte metabolizmi. Nikotina rrit nivelin e metabolizmit te trupit. Kur lini duhanin metabolizmi ngadalesohet.
duhani.jpg


Cila eshte keshilla me e mire per te mos shtuar ne peshe pas lenies se duhanit?

Filloni ushtrimet, stervitjen. Pasi lini duhanin mund te merrni fryme me mire, mund te ecni me mire mund te vraponi me mire. Shtrytezojeni kete avantash per te shtuar aktivitetin fizik dhe per te krijuar nje rutine te shendeteshme.
Stervitja gjithashtu heq ate ndjenjen e irritimit qe personat qe lene duhanin ndjejne. Sipas studimeve keni dy here me shume shance per te lene duhanin dhe per te mos shtuar ne peshe ne qofte se shoqeroni me ushtrime fizike.
Pervec ngrenies se nje diete te pershtatshme qe eshte shume e rendesishme tek ruajtja e peshes me poshte jane edhe disa keshilla te tjera per tju ndihmuar:
  • Planifikoni qe me pare dhe nisni ushtrimet dhe aktivitetet para se te lini duhanin. Ne kete menyre keni me pak gjera per tu marre, dhe me pak veshtriresi kur lini duhanin.
  • Mbani dicka tjeter ne goje si karamele ose cimcakiz pa sheqer. Mbani Tic Tac ne makine ne cante ne xhepa qe te mund ti gjeni ne cdo moment per te hutuar veten. Hani nje karrote kur keni nevoje per te pire cigare, ju mban te zene per disa minuta pa shtuar asnje kalori.
  • Shenoni heret qe ju shkon mendja per te pire cigare dhe planifikoni nje aktivitet alternativ te shendetshem , si ecje vrap apo duke luajtur nje Video Loje
  • Pine nje sasi te kosiderueshme uji. Uji shpejton metabolizmin dhe ne te njejten kohe mund te luftoje deshiren per te pire duhan. Mbani gjithmone nje shishe uji ne gadishmeri.SHO
 
Titulli: Si mund të lësh duhanin pa shtuar në peshë?

kjo teme i duhet dikujt spo bej emra po e kupton vet ajo :)
 
Titulli: Si mund të lësh duhanin pa shtuar në peshë?

I duhet gjithe popullsise pasiqe shumica e pijne duhanin.Po flas psh per shoket e mi te cilet jane nga 17 vjece dhe pijne nga 1 paqet cigare.Po qfare do ndodh me ta kur ata do behen 30 vjece ose 45?Shyqyr qe nuk e pij une cigaren se perndryshe..
 
Hidhe atë cigare!

Në qoftë se e lë duhanin, largon infarktin dhe iktusin, mbron mushkëritë, rrit aktivitetin seksual, ke më pak rrudha. Në qoftë se nuk ia del dot vetë, lexoji më poshtë metodat më efikase. Në pritje të ilaçeve te reja dhe të një vaksine antinikotine.
Pos nikotinës dhe katranit, një një cigare gjenden madje edhe 4000 kimikalie të ndryshme, nga të cilat 200 sosh kanë cilësi toksike, kurse 43 kanë cilësi kancerogjene, ndërkaq të gjitha këto nëpërmjet pirjes së duhanit hyjnë në secilën qelizë të organizmit.
Sipas disa hulumtimeve, pos nikotinës, katranit, hekurit, aluminit dhe zinkut, nëpërmjet pirjes së duhanit në organizmin e njeriut hyjnë kimikaliet të cilat mund t'i gjejmë në mjetet për pastrimin e dyshemeve, bakterieve, në karburante të anijeve kozmike (metan), në helm për minj (arsen), në gaz për shkrepsa (butan), dioksid të karbonit, e madje edhe disa elemente të gazit që shfrytëzohen në komorat për ekzekutim.
Substanca kryesore psikoaktive e duhanit është nikotina, alkaloid i cili ngrit tensionin e gjakut dhe shpejton punën e zemrës, andaj shkakton varësi të rëndë fizike. Gjysmëkoha e matabolizimit të nikotinës është dy orë, pas së cilës kohë sasia e nikotinës në gjak bjen dhe paraqitet nevoja për ndezjen e cigares tjetër.
Disa nga sëmundjet e mundshme janë ndezja e traktit të frymëmarrjes, bronkitisi kronik, emfizema, kanceri në mushkëri, infarkti, çrregullimet e qarkullimit të gjakut, sëmundjet e dhëmbëve, pika në tru, keqësimi i të pamit dhe të të dëgjuarit, madje edhe verbimi te personat e moshës 65 vjeç.
Cigaret mund të zvogëlojnë efektin e barnave dhe fuqinë seksuale, mund të keqësojnë tretjen e ushqimit dhe të shpejtojnë plakjen, ndërkaq prija e duhanit lidhet edhe me gërhitjen, vështirësimin e frymëmarrjes gjatë gjumit, pastaj ndikon edhe në shtimin e qimeve të trupit te femrat.
duhani-cift.jpg

"Nuk kam pasur ndonjë herë kaq kollë sa tani që e kam lënë duhanin", është kjo ankesa tipike e ish-duhanxhinjve, të bindur se ishin më mirë kur pinin një paketë cigare në ditë. Në fakt kolla dhe gëlbaza shfaqen shpesh dhe në mënyrë insistuese tek ata që e kanë lënë duhanin. Por kjo është një shenjë e mirë, sepse vjen ngaqë pushi që vesh pjesën e brendshme të bronkeve fillon të funksionojë, ndërkohë që më parë ishte paralizuar nga duhani dhe në këtë moment nxjerrin gëlbazen e depozituar në bronke.
Femrat, sipas disa studimeve, posaçërisht rrezikohen nga pirja e duhanit - më lehtë sëmuren nga kanceri në mushkëri, ndërsa më së vështiri mund ta braktisin duhanin.
Pirja e duhanit gjatë shtatzënësisë mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin e fëmijës sesa konsumimi i kokainës; mund të paraqiten çrregullime të ndryshme, shtohet rreziku i sëmundjes nga astma si edhe zvogëlimi i peshës së fëmijës. Vetë shtatzënat që pijnë duhan shtojnë rrezikun e sëmundjes nga kanceri në mitër dhe nga gjakderdhja vagjinale.

Studimet më të reja tregojnë se duhani shkakton edhe rrudhat. Nikotina krijon probleme me këmbët, që me kalimin e kohës mund të bëhen kronike.
Sipas disa studimeve, nikotina në sasi të mëdha vepron në mënyrë stimulative dhe euforike sikurse kokaina dhe amfetamina.

Hulumtimet e ndryshme flasin për një sërë efektesh pozitive të nikotinës, si p.sh. përmirësimi i koncentrimit dhe të mbamendjes, ndërkaq ekzistojnë edhe aktivistët të cilat tentojnë të dëshmojnë sesi të gjitha tregimet negative për duhanin janë produkt i padijes dhe i paranojës, sesi asnjë efekt negativ në të vërtetë nuk është dëshmuar andaj pirja e duhanit madje zgjat jetën(!)
Pos terapisë grupore, ekzistojnë edhe disa metoda të tjera për braktisje të duhanit: flasterët dhe çamçakëzët (përmbajnë nikotinë dhe ndihmojnë në përballimin e krizës së abstinencës), hipnoza, joga, akupunktura dhe psikoterapia, ndërkaq këtu bëjnë pjesë edhe spreji nikotinë për hundë, tableta në bazë të bupropionës (antidepresivët) dhe injeksionet të cilat do të nxirren në tregun botëror.
pleq-duhan.jpg

Të gjitha dobitë për ata që e lënë duhanin
T'i thuash lamtumirë cigares, është pa dyshim e vështirë. Sepse nikotina është një substancë që krijon varësi, me tepër se drogat dhe shkakton simptoma abstinence edhe të forta: vështirësi përqendrimi, irritueshmëri, depresion, ankth, pagjumësi.
Pas dy orësh
Nikotina e cigares fillon të eliminohet nga trupi nëpërmjet urinës.
Pas 12 orësh Monoksidi i karbonit zhduket nga organizmi, kështu që gjaku është në gjendje të çojë më me efikasitet oksigjen në inde.
Pas një jave
Të gjitha shqisat, e në mënyrë të veçantë, ajo e shijes, bëhen më të mprehta. Fryma përmirësohet, dhëmbët e flokët janë më të pastër. Edhe lëkura ka një ngjyrë më roze. Zhduken simptomat e abstinencës.
Pas një muaji Epiteli me push i rrugëve të frymëmarrjes, i dëmtuar nga duhani, riformohet dhe këlbaza hiqet nga bronket. Bie rreziku i infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes.
Pas një viti Rreziku i patologjive kardiovaskulare, d.m.th infarktit apo iktusit, bie në mënyrë të ndjeshme.
Pas 6/7 vjetësh
Rreziku i zhvillimit të një tumori në mushkëri nuk rritet dhe pas disa vjetësh mund të arrijë afërsisht në nivelin e një njeriu që nuk ka pirë kurrë duhan. Telegrafi
 
Si ta lini duhanin?
1239100353-duhani.jpg
Nëse tashmë keni provuar për ta lënë duhanin, atëherë e dini se kjo s’është punë e lehtë dhe e thjeshtë Provoni të hiqni dorë nga duhani shkaku i arsyeve shëndetësore apo për të kursyer, apo shkaku i ligjit kundër pirjes së duhanit në vende publike. Ja 10 mënyra që mund t’iu ndihmojnë:

1. Nëse tashmë keni provuar ta lini duhanin, atëherë e dini sa e vështirë është. Për fillim duhet të jeni të vendosur. Kjo ndoshta është e qartë, por nëse përpiqeni ta lini vetëm sa për ta gëzuar dikë (partnerin, familjen...) ka pak gjasa që mund t’ia dilni. Ju vetë duhet të jeni të sigurt se dëshironi ta lini.

2. Lista e arsyeve pse dëshironi ta lini duhanin mund t’iu ndihmojë. Mendoni për efektet e pirjes së duhanit ndaj shëndetit tuaj dhe njerëzve rreth jush, efekteve financiare dhe të tjera.

3. Saktë llogaritni se sa para shpenzoni për cigare. Sa iu kushton kjo shprehi? Sa shpenzoni në javë, muaj madje edhe vit për cigare? Do të befasoheni se sa shumë para keni tymosur. Mendoni se çfarë keni mundur të bëni me ato para.

4. Shënoni se në çfarë momenti duhani do t’iu mungojë më së shumti (pas shujtës, me kafe...) kështu mund të përgatiteni dhe të planifikoni se çfarë të bëni gjatë asaj kohe në vend se të pini cigare. P.sh. Pas shujtës shëtisni.

5. Pasi që të përgatiteni kërkoni ndihmë. Shpjegojuni miqve dhe familjes se ju duhet ndihma e tyre. Gjithashtu, lusni mjekun familjar që t’iu ndihmojë në qëllimin tuaj. Do të habiteni sa e rëndësishme do të jetë kjo përkrahje. Nxituni me shpërblime të vogla që do t’ia bëni vetës. P.sh. shpenzoni ato para që nuk i keni shpenzuar për cigare.

6. Lini duhanin gradualisht. Mos mendoni për atë se si përgjithmonë do ta lini. Në vend të kësaj thoni: “sot s’do të pi duhan”, dhe këtë do ta përballoni më lehtë. Të njëjtën bëjeni nesër dhe java do të kalojë në moment.

7. Nëse keni ndonjë mik që dëshiron ta bëjë të njëjtën, provojeni së bashku. Mos garoni mes vete po bëhuni ndihmë dhe përkrahje në situata të krizës.

8. Kur të ndieni nevojë të madhe për cigare, bëni diçka që do t’ua tërheqë vëmendjen. Provoni të përtypni çamçakëz apo arra, sa për të pasur diçka në gojë (po jo ëmbëlsira) dhe pini shumë ujë dhe lëngje.

9. Largoni nga shtëpia gjithçka që ju asocion në cigare. Mos lini kuti të cigareve përreth, largoni të gjitha taketuket dhe gjithçka që lidhet me cigare (çakmak etj).

10. Përpiquni ta lini duhanin kur e dini se nuk jeni të ekspozuar ndaj stresit të madh. Zgjidhni një javë kur jeni në pushim dhe kur mund të jeni në atmosferë të qetë. Gjithashtu, nëse cigaret për ju ishin mjet i relaksimit në periudha stresuese, përpiquni të gjeni mënyra tjera në luftë kundër stresit. Relaksohuni me shëtitje, dush apo teknikat e frymëmarrjes.

/cdodite/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top