Si mund te dobesohemi pa dieta?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Po pra, si mund te dobesohemi pa dieta? Sa herë dëshirojmë të humbim peshë gjithmonë mendojmë në dieta, e kësaj radhe do të flasim si te dobesohemi pa dieta, dhe kjo duket se është e mundur me anë të melatonines.

Si mund te dobesohemi me melatonin dhe cka eshte melatonina?

Melatonia është hormon i fuqishëm natyral që njihet për asocimin e saj me ritmet kardiake që promovojnë cikël të shëndetshëm të gjumit. Tash, hulumtuesit nga universiteti Granada raportojnë në Journal of Pineal Research që kanë zbuluar se melatonina ka edhe një dobi tjetër të mirë.

Sipas zbulimeve të tyre melatonina ndihmon në kontrollimin e shtimit jo natyral të peshës pa e zvogëluar sasinë e të ushqyerit. Ky hormon ka treguar se përmirëson profilet e lipideve të gjakut, ulë trigliceridet dhe oksidon LDL kolesterinën e gjithashtu shton HDL kolesterinën e shëndetshme. Melatonina e cila gjendet në mënyrë të natyrshme në disa fruta, sasi të vogla të saj kanë treguar që ofrojnë një mori dobi shëndetësore si gjumë të thellë i cili është kritik në funksionet sistemike riparuese në trup. E mësuat si mund te dobesohemi pa dieta… vazhdo lexo tutje.

Hormoni i Gjumit Tregon Që Parandalon Mosfunksionimin e Lipideve si dhe Semundjet e Zemres

Melatonina është hormon natyral që normalisht lirohet nga gjëndra pineale gjatë natës për të inkurajuar gjumin. Nivelet qarkulluese zvogëlohen gjatë orëve të hershme të mëngjesit në mënyrë që të zgjohemi. Rëndësia e 7 deri 9 orëve gjumë të pushueshëm është e pazëvendësueshme në riparimin qelizor dhe funksioneve mirëmbajtëse që promovojnë shëndet gjallërues. Hulumtimet e fundit demonstrojnë se melatonina ushtron kontroll ndaj funksioneve metabolike që përcaktojnë akumulimin e yndyrës (dhjamit), trashjes dhe lipideve që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Hulumtuesit kanë ndarë subjektet testuese në tri grupe dhe njërit grup i është dhënë melatonin. Ata kanë zbuluar se grupi të cilit i është dhënë suplement me melatonin dukshëm kishte reduktuar peshën e trupit pa ndryshim në konsumin e kalorive në krahasim me ata të cilët i përkisnin grupit që nuk merrnin suplement melatonin. Përveç tjerash, ata gjithashtu kanë parë se melatonina ndihmonte në uljen e shtypjes sistolike të gjakut dhe ofronte përmirësim të dukshëm ndaj dislipidemis (mosfunksonimit të lipideve) dhe hipertrigliceridemis. Përmirësimet e raportve gjak/lipide dhe ulja e triglicerideve qarkulluese janë kritike në zvogëlomin e rrezikut të përgjithshëm të sëmundjes së zemrës.

Melatonina gjendet në mënyrë të natyrshme në disa Fruta dhe është më e dobishme për të rinjtë

Melatonina gjendet në disa pemë dhe perime si mustardë, boronica të kuqe, bajame, fara te lulediellit, kardamom, kopër, qershi dhe koriandër. Hulumtuesit që kanë publikuar rezultatin e këtij studimi besojnë se kjo është dëshmia e parë që melatonina mund të veproj si agjent kritik hormonal në luftimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe mosfunksionimin e lipideve. Ata gjithashtu kanë vërejtur se efektet mbrojtëse të melatoninës ishin më të shprehura tek të rinjtë në këtë studim kështu duke shtyrë që në moshë të re drejtë intervenimit me anë të dietës apo suplementeve për të arritur dobi shëndetësore në maksimum.

Autorët e këtij studimi në përfundim kanë thënë se “administrimi i melatonines dhe konsumimi i ushqimeve që përmbajnë melatonin mund të jetë mjet i dobishëm në luftë kundër trashjes dhe rreziqeve të lidhura më trashjen.” Përveç ushqimeve me melatonin, shumë nga ata me mendje të orientuar drejt shëndetit të mirë do të dëshironin ta suplementonin me 1 deri 3mg melatonin çdo natë. Merre (pi) 30 minuta para se të shkoni për të fjetur që të bësh gjumë të shëndosh, shmangësh shtim peshe të panevojshëm dhe shmangësh efektet dëmtuese to oksidimit të yndyrave të gjakut që nxisin semundjen e zemres.

Kjo pra është mënyra se si mund te dobesohemi pa dieta. Komento, trego nëse je njëri prej atyreve që bënë gjumë të rehatshëm 7 deri 9 orë rregullisht dhe se ke peshë normale të trupit./Shqiperia
 
Pe: Si mund te dobesohemi pa dieta?

interesant studimi,
po ju jap nje arsyetim mjeksor, geni i hormonit qe permendet ka variabilitet, qe do te thote ka ndryshime ne individe te ndryshem, normal pasi te gjithe kemi sisteme te ndryshme, kjo do te thote qe edhe influenca e ketij hormoni ka nivele te ndryshme ndikimi ne organizem, pastaj ka nje teze per obezitetin ose mbipeshen e cila deri sot eshte e pakthyshme, gjendjen obeze ose te mbipeshes e favorizon vet organizmi si konsumator i rregullt i lipideve, proteinave ,indyrnave, ne kemi ne dore vetem te ruajm nje ekuiliber ose kufi te ketyre perberesve qelizor te domosdoshem,fakti se si nje hormon pineal ndikon shpjegohet edhe me nevojat e organizmit kur eshte ne gjendje gjumi. megjithate une do tju propozoja te gjitheve vetem vrap ne natyre per te harxhuar sa me shume kalori , keshtu mund te mbajme ne ekuiliber ato qe konsumojme me ato qe depozitojme :)
 
Pe: Si mund te dobesohemi pa dieta?

Sa mir qe skam nevoje per dite fare por material interesant per ata qe kane nevoje
 
Jo te gjithe obezet jane ne ate gjendje si pasoj te ushqimit...ka njerez qe kane prirje te shendoshen nga ana gjenetike... Keta njerez mund te hane nje gjethe sallate ose nje domate, dhe prap shendoshen, duke qene se metabolizmi i tyre nuk funksionon sic duhet. Po keta jane ata fatkeq te cilet nuk mund te dobesojne me asnje djete, biles dhe nderhyrjet kirurgjikale japin rezultate te dobeta...
Gjithsesi, nuk flasim per rastet ekstreme. Flasim per njerzit me normal, me mbipeshe 5-10 e shumta 15 kg, ku dezekuilibri vjen nga jeta sedentare ( pa levizje) ne nderthurje me ushqimin e pashendetcem ( fastfood, gjera te skuqura, sheqerna dhe yndyrna, coca cola), dhe mos harrojme shokun duhan...( edhe pse ekziston ideja qe kush pi duhan dobesohet...).
 
une per vete jam 5 kg mbi peshe duhet te isha 79 kg po ti sa je sweet :)
 
Pe: Si mund te dobesohemi pa dieta?

Si e llogarite sa kg duhet te jesh? Me BMI (body mass index)? BMI= gjatesia ne katror ( ne cm) / pesha (ne kg).
Mua psh me del 19,8, pra kam peshe normale per gjatesine time.

  • nenpesh = <18.5
  • peshe normale= 18.5–24.9
  • mbipeshe = 25–29.9
  • obezitet = BMI 30 ose me i madh
(kush ka deshire mund ta llogarisi direkt ne internet duke plotcuar gjatesine dhe peshen)
Calculate Your BMI - Metric BMI Calculator
 
Pe: Si mund te dobesohemi pa dieta?

Mire deri ketu per llogaritjen e peshes kundrejt gjatesise,por une per vete mendoj se kjo gje duhet te ndikoje dhe ndaj moshes d.m.th nuk mund te jete llogaritja njesoj si per nje 5vjecar dhe per nje 50vjecar..
 
Pe: Si mund te dobesohemi pa dieta?

Shiko, BMI, ben nje delimitim midis peshes dhe mbipeshes...
Nje femije 5 mund te kete te njejtet peshe si mua, por nje gjatesi shume me te vogel...Une jam me peshe normale...nderkohe qe ai do dali obez....

Nje njeri ne 50 vj, ka nje gjatesi ( te ndryshme nga femija)...dhe korespondenti i asaj gjatesie eshte nje peshe e cila duhet mbajtur gjate jetes, edhe pse duke avancuar ne mosh, pjesa me e madhe e njereze shendoshen....
 
Pe: Si mund te dobesohemi pa dieta?

Kto sme duhen se dua te shndoshem :D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top