Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Si luftoni kunder mallit?

Nese nuk kam mundesi t'i takoj ose coj sms, shkruaj me leter.
 
Copëza malli..

E piva lotin e kripur,përzier
me pijen
si rrëke rrëshkiti m'u derdh në gotë ,
sa më shumë pijen me etje e ktheja
dhimbja shtohej e gota mbushej plot!

Një shpirt iku,u ngrit lart në qiell
bashkë me të dhe një copëz e imja,
nata shpejt erdhi,qëndroi dhe ditën
zemra ngeli plagosur, nga loti e dhimbja!

Gotën bëra copë, duke e shtrënguar në duar
nga shpirti dhimbjen doja ta nxirrja,
Ishte aq e madhe ,saa,më duhej ta shkulja
tutje ta flakja e nga zinxhirët të dilja!

Copëzat e mallit i mblodha në forcë
si re të bardhë një zemër formova,
nëse ty nuk munda asnjëherë të kthej dot
ca ëndrra dhe dashuri tek ty i dërgova !
 
Zakonisht shtoj kujdesin per veten, ushtrime fizike, me shume biseda me miqte dhe familjen etj
 
E provoj njehere ca shije ka,pastaj gjej ndonje shije me te forte ta harroj ate te mallit😂
 
Mallin e luftoje duke u permalluar.
 
Ka mall e mall, ka nga ai malli që të hapet kraharori, të qan zemra, të dhëmbin syt nga e qara e të meket fryma. Pastaj ka mall që ngren telefonin dhe shkon e çmallesh.
 
Dëgjoj muzikë dhe mëndjen e lëshoj në kujtime.
 
Pse duhet luftu malli? Malli shijohet 😁
Nejse.. shyqyr qe jam kthyer ntirane. Ndihem sh mire sa i perket mallit
 
Vetëm me ndjenjat që nuk luftohet, duhen pranuar si të tilla, assecondare ndjenjën.
 
Nuk e luftoj, e ndjej e përjetoj dhe e lë të më pushtoj.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 4 57.1%
  • Të harrrova, sepse të dua

    Votat: 2 28.6%
  • Vetëm …

    Votat: 2 28.6%
Back
Top