Si erdhi gripi i derrit në Shqipëri ???

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Rrëfehet mjekja që asistoi pacientin e parë të prekur nga AH1N1



Gripi i derrit AH1N1 nuk "plasi" si një vatër infeksioni në vendin tonë. Influenca AH1N1 është importuar nga njëri prej vendeve të prekura. Rezultatet dhe konfirmimin në masën 100 për qind e jep shërbimi i Infektivit. Konkretisht, pacienti 21-vjeçar i cili rezultoi të ishte i prekur nga influenca A, është një qytetar i cili ndjek studimet jashtë vendit. Sapo ai ka mbërritur në Shqipëri ka shfaqur shenja të gripit, ndërkohë që një orë pas mbërritjes në Tiranë është paraqitur për vizitë në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza", në shërimin e Infektivit.

Dje pacienti ka kryer vizitën e fundit pranë këtij shërbimi ku mjekët kanë konfirmuar edhe një herë se ai tashmë është shëruar dhe ka kaluar gripin e derrit në një fazë të lehtë.

Raportimi i mjekëve

"Shenjat e para që paraqiti pacienti ishin djegie të fytit, kollë e thatë, dobësi e përgjithshme, temperaturë 37-38 gradë Celsius. Pacienti 21-vjeçar sapo ka zbritur nga aeroporti është paraqitur në urgjencë pas një pauze 1 orëshe", tha mjekja e shërbimit të Infektivit, e cila ka pasur në vëzhgim rastin e parë, të prekur nga AH1N1, Ermira Muço Mino. Sipas saj, pasi ai plotësonte kriteret epidemiologjike, sepse vinte nga një vend që është i prekur nga gripi i derrave dhe ka konfirmuar raste me gripin e derrit, influenca AH1N1. Pacienti nuk kishte qëndruar pranë personave të prekur apo të sëmurë me këtë virus, por pavarësisht kësaj ai rezultoi të ishte i prekur nga AH1N1.

Rezultoi që ky rast t‘i plotësonte dhe kriteret epidemiologjike edhe ato klinike, shenjat. Pasi u bë vizita u konceptua anamneza, pyetësori që u bëhet pacientëve dhe u konceptua si sindromë gripale. Sipas mjekes, Mino, menjëherë u morën masa që pacientit t‘i merreshin kampionë për ekzaminim. "Për analiza janë marrë tampon nazal, laringal. U përjashtua rasti për një infeksion streptokoksik të fytit dhe u realizua një mjekim kompleks", sqaroi mjekja e infektivit Mino, e cila është kujdesur personalisht për pacientin 21-vjeçar. I sëmuri është paraqitur në spital rreth 14 orë pas paraqitjes së shenjave.

Pacienti me AH1N1

I sëmuri i parë i konfirmuar me AH1N1, është një student simpatik, sipas mjekëve, i cili po mbahet nën kujdes për të mos u zbuluar as me zë dhe as me fytyrë, si pjesë e rregullave për zbatimin e etikës dhe respektimin e figurës së pacientit dhe të dhënave të tij personale. Dje pacienti ka kryer konsultën e fundit, ku ka rezultuar komplet i shëruar. Një lajm tjetër i mirë është se edhe familja e tij nuk ka pasur probleme me shpërthimin e infeksionit apo përhapje të virusit.

Rreth 40 minuta pasi pacienti është paraqitur në spital ka pasur përmirësim të gjendjes shëndetësore dhe dy orë më pas, kur është qetësuar është larguar nga spitali me kurë me vete. Sakaq, temperatura i është ulur dhe nuk ka pasur probleme as ditët vijuese. "Ka pasur kollë për 2-3 ditë pastaj gjendja e tij ka qenë e mirë. Kemi mbajtur kontakte me pacientin gjatë gjithë kësaj kohe dhe dje ai ka kryer konsultën e fundit. Rasti ka rezultuar i shëruar. Sipas direktivave, ai nuk ka qenë një rast i vështirë, prandaj nuk ka lindur nevoja e përdorimit të vaksinës Tamiflu", sqaron infeksionistja. Sipas saj, për rastet e tjera që priten, këshilla e mjekëve është zbatimi i rregullave të higjienës.

Bashkëpunimi mes shërbimeve shëndetësore të Infektivit në të gjithë vendin, mes Institutit të Shëndetit Publik dhe drejtorive të higjienës është një nga pikat kryesore për mbajtjen e gjendjes në kontroll, por nga ana tjetër edhe për komunikimin dhe këshillimin mes specialistëve të së njëjtës fushë, shërbimit të popullatës.



Tabelë


Shenjat që ka paraqitur pacienti


Temperaturë 37-38 gradë Celsius

Kollë e thatë

Gjendje e përgjithshme dobësie

Djegie e fytit


Trajtimi i të sëmurit


Konsultë

Ekzaminim

Trajtim medikametoz

Anketim
*shqip*
 
Back
Top