sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Letërsia
E dashur, te dua!!! Unë u linda për ty, ti u linde për mua. Ky zjarr që ma djeg shpirtin me mohimin tënd do më hedhë në rrethin e nëntë te Ferrit, kurse pohimi yt, qoftë edhe i heshtur do më bënte zot të plotfuqishëm në Parajsën e Dante Aligerit.
Inxhinieria
Fytyra jote e bukur më kujton fasadën e hotel Tiranës, ndërsa flokët e tua derdhen supeve si burme pa fund. Ingranazhi i dashurisë sime duke u rrotulluar në këtë burme pa fund, nga kontakti lind shkëndija ndjenjash. Dashuromë që unë si çeliku, e ti si betoni, të kthehemi në betonarme!
Mjekësia
Simptomat e sëmundjes “dashuri” i njoha që kur linda dhe s’ka ilaç tjetër përveçse të më dashurosh! Truri s’i mban dot ndjenjat e mia, të dua klith zemra, dëgjo si qan mëlçia...
Matematika
Integrali i ndjenjave të mia në kufijtë nga unë te ti është i barabartë me termin shumëdomethënës “dashuri”. Rrethuar nga padurimi, më shikon e të shikoj, në bazë të teoremës së dy policëve, të dashuroj!