Si do të paguhen orët shtesë dhe pushimet

eGo0sTyle

System Engineer
keshilli-i-ministrave1-300x160.jpg


Të gjithë punonjësit e administratës që do t’iu kërkohet të bëjnë orë pune shtesë nuk do të paguhen, por do ta zëvendësojnë atë me pushim. Vendimi i fundit i qeverisë, i zbardhur rishtazi në Fletoren Zyrtare, heq pagesat për punën jashtë orarit të punonjësve duke parashikuar zëvendësimin e kohës së harxhuar në punë me pushime. Madje, pagesat shtesë për çdo orë pune jashtë orarit është zëvendësuar me pushime shtesë. Për çdo orë pune shtesë të kryer në ditë të zakonshme të javës, punonjësi do të mund të bëjë pushim një orë plus 25 për qind, të saj, pra në total një orë e një çerek. Bonusi rritet nëse orët shtesë bëhen pas orarit zyrtar të punës apo në ditë pushimi apo festash. Në këtë rast, punonjësi përfiton një shpërblim pushimi prej 50 për qind. Pra, nëse ka bërë një orë pune shtesë, ai do të mund të bëjë një orë e gjysmë pushim në një ditë tjetër. Rregulli është që pushimi duhet të jepet brenda dy muajve nga kryerja e orëve shtesë të punës.

Më parë, punonjësi që kryente orë pune shtesë në ditë të zakonshme të javës, paguhej me pagën normale plus 25 për qind, për raste festash apo ditë pushimi, krahas pagës ditore ai merrte edhe 50 për qind të pagës bonus. “اdo orë shtesë, tej orarit ditor, në ditë të zakonshme, paguhet mbi pagën orare edhe me 25 për qind shtesë. të kësaj page, ndërsa orët shtesë gjatë ditëve të pushimit apo ditëve të festave, si dhe çdo orë shtesë e kryer nga ora 22.00 – 6.00 paguhet mbi pagën orare edhe me 50 për qind shtesë të kësaj page”, -citohej në vendimin e qeverisë të vitit 2002.

Duket se me këtë vendim, shpërblim primar për çdo orë pune shtesë është ai me dhënie pushimi, ndërkohë që pagesa bëhet vetëm në ato raste kur punonjësi nuk mund të bëjë pushim për shkak të pozicionit të punës. “Në rastet kur është e pamundur dhënia e pushimit për orët shtesë në punë, nëpunësi apo punonjësi i administratës, që kryen veprimtari operacionale, ka të drejtë të kompensohet me shtesë mbi pagën normale”, citohet në vendim.

Ky është vendimi i dytë i miratuar nga qeveria, të cilët në thelb kanë të bëjnë me shkurtimin e shpenzimeve për paga dhe dieta të punonjësve të administratës. I pari, i marrë më datë 26 qershor ka të bëjë me mospagimin e orëve shtesë dhe zëvendësimin e tyre me pushim, ndërsa vendimi i dytë i marrë më 2 korrik parashikon heqjen e pagesave për lejet vjetore, ndalimin e marrjes së punonjësve të rinj të administratë, etj. Krahas kësaj, vendimi për disiplinimin e fondeve buxhetore, parashikonte bllokimin e të gjitha investimeve që nuk ishin prokuaruar deri më 1 gusht, heqjen e trajnimeve dhe dietave për punonjësit madje, detyronte punonjësit të kthenin paratë e lejes vjetore, në rast se në vend të lejes kishin preferuar të paguheshin.





Vendimi

Nëpunësi apo punonjësi i administratës publike, që kryen veprimtari administrative, orët shtesë në punë i kompensohen me pushim, të barabartë me orët shtesë plus 25 për qind të tyre, kur këto orë janë kryer në ditë të zakonshme pune, apo me orët shtesë plus 50 për qind të tyre, kur orët janë kryer në ditë pushimi, ditë feste apo nga ora 22:00-6:00. Në rastet kur është e pamundur dhënia e pushimit për orët shtesë në punë, nëpunësi apo punonjësi i administratës, që kryen veprimtari operacionale, ka të drejtë të kompensohet me shtesë mbi pagën normale





89 650

ثshtë numri aktual i punonjësve të administratës publike në Shqipëri. Qeveria vendosi në ndryshimet buxhetore të mos marrë asnjë punonjës të ri deri në fund të këtij viti



25 %
ishte shtesa mbi pagën ditore për ata punonjës që bënin orë pune mbi orarin zyrtar në ditë të javës. Nëse orët e punës shtesë kryheshin në ditë festash apo ditë pushimi, bonusi ishte 50 % mbi pagën ditore



Shpenzimet buxhetore 2011

18 % shpenzime personeli

82 % shpenzimet e tjera


Burimi : Shekulli.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 57.1%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 0 0.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 3 42.9%
Back
Top