Love
βeℓℓe â๓e
- Deri tani nuk kemi bërë gjë tjetër, veçse kemi fantazuar për të ardhmen, është momenti të kemi një imazh të qartë të makinave, që do të përdorim në vitin 2020
Filmat fantastiko-shkencorë të vitit 1980 e përcaktonin vitin 2015, si periudhën e artë të makinave fluturuese. Mesa duket kjo nuk do të ndodhë, por një imazh i qartë për zhvillimet, që do të pësojnë makinat dhe pjesët përbërëse të tyre përshkruhet më poshtë.
Siguria e jetës mbetet gjithnjë prioritet i kompanive prodhuese, por edhe çështjet ekologjike kaq shumë të kërkuara nga qeveritë nuk mbeten prapa.
1. Paralajmëruesit. Kjo nuk do të thotë se makina juaj do të ecë vetë, por teknologjia do t’ju ndihmojë për drejtimin më të sigurt të makinës. Do të përdoret një radar, i cili analizon largësinë tuaj nga automjeti tjetër, kur jeni me shpejtësi të madhe dhe do t’ju japë një paralajmërim vizual dhe zanor. Gjithashtu pritet që frenat të bëhen më efikase dhe rripi i sigurimit të lidhet me frena automatike kur ndijohet tendosje e tij.
2. Kamerat. Pritet që, sipas propozimit të Administratës për Sigurinë e Trafikut Rrugor, të gjitha makinat të fillojnë të pajisen me kamera, duke filluar nga viti 2014. Kjo do të bëjë të mundur pamje ballore dhe të pasme të rrugës në këndin 180 gradë për shoferët. Duke përdorur kompjuterë më të përparuar, pritet që këndi i vështrimit të shkojë deri në 360 gradë.
3. Deduktuesi i këmbësorëve dhe pamja e natës. اdo makinë do të këtë mundësinë të pajiset me një zbulues këmbësorësh, që do të çojë në ndalimin e makinës në momentin që përcakton një këmbësor pranë jush. Nëpërmjet rrezeve infra të kuqe do të bëhet i mundur qartësimi i imazhit gjatë natës, që është tepër i vështirë pavarësisht dritave.
4. Radari kontrollues. Ashtu siç u tha, siguria është prioriteti i prodhuesve të makinave. Gjiganti i prodhimit të makinave BMW, ka nxjerrë në treg makina të pajisura me radarë, që frenojnë automatikisht makinën kur gjendeni shumë pranë një makine tjetër. Pritet që në vitin 2020, këtë pajisje ta kenë të gjitha makinat.
5. Komunikimi makinë-makinë. A nuk do të ishte këndshëm sikur dy makina të flisnin me njëra-tjetrën për të shmangur aksidentet? Në të ardhmen, kjo mundësi do të krijohet. Për momentin, inxhinierët po krijojnë një sistem të avancuar me “wireless”, që do të transmetojë vendndodhjen e një makine te makinat përreth. Kështu, drejtuesit e makinave do të kenë mundësi të paralajmërojnë shoferët e tjerë, kur ata duan të bëjnë një parakalim apo të ndalojnë.
6. Përmirësimi i lidhjeve. Në vitin 2020, të gjesh rrugën e duhur, muzikën që të pëlqen dhe miqtë e tu, do të jetë edhe më e thjeshtë. “Bluetooth” do të jetë një pajisje standarde e lidhur me telefonin, duke krijuar kështu mundësinë e duarve të lira. Vetëm nëpërmjet zërit ju do të mund të komandoni një pajisje, duke i thënë asaj se cilin të telefonojë apo kur ta ndërrojë këngën. Teknologjia do të shkojë edhe më larg, pajisjet do të mund t’ju lexojnë edhe mesazhet që ju vijnë në telefon, do t’ju thonë menytë e restoranteve atyre pranë apo do të funksionojnë edhe si fjalor.
7. Internet. Një nga risitë e makinave të së ardhmes do të jetë edhe interneti. Ju do të jeni në gjendje të lundroni në faqet tuaja të preferuara. Pavarësisht shqetësimit të qeverisë për shpërqendrimin që do të shkaktojë futja e internetit në çdo makinë, do të jetë e pashmangshme, ndaj përgatituni që shumë shpejt të hyni në të gjitha adresat e internetit nëpërmjet makinës.
8. Kursimi i karburantit. Ndonëse futja e kësaj pajisjeje në qarkullim do të kushtojë rreth 10.000 dollarë për makinë, mendohet se përmirësimi i përgjithshëm i serbatorit të makinave do të sjellë dobi të mëdha ekonomike. Do të prodhohen makinat hibride, si dhe motorët e dyjëzuar mes gazit dhe benzinës. Pritet që dobia ekonomike që do të sjellë kjo ndërhyrje e domosdoshme në çdo makinë, është 10 për qind e kostos aktuale.
9. Motorë të përparuar. Makinat hibride do të jenë makinat e së ardhmes. Ndryshimi i përbërjes së baterisë dhe futja e joneve të litiumit në të do të bëjë të mundur që makina të ndalojë dhe të rifillojë automatikisht kur jeni në trafik dhe mendohet që frenat do të kenë efekt rigjenerues për baterinë.
10. Materiale ekzotike. Shkencëtarët po kërkojnë kudo për materiale më të qëndrueshme, me një formim tjetër që do t’i japin makinave jo vetëm ngjyrë, por edhe përmbajtje tepër ekzotike. Për ta bërë makinën më të shpejtë, prodhuesit po kërkojnë për materiale, që do ta ulin peshën e makinës dhe do të rrisin kilometrazhin e saj. Fibrat e karbonit janë përgjigjja e duhur për këdo që po kërkon një makinë të perfeksionuar. Jemi njohur këtë vit me makinat me fibra karboni të prodhuara nga BMW, por mendohet se në vitin 2020, të gjitha makinat me një kosto të pranueshme do ta kenë këtë mundësi.
G.Shqip