Si do ishte bota sikur...?

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Lexova nje pytje dhe me ngjau i interesante..nese keni dhe ju te tilla..ndani me ne.

Po sikur ne te ishim personazh te Tim Burton cfare bote do ishte?
-Emocione te fiksuara...sy te medhenj...melankoni. Te pashprese?

Po sikur te ishim personazh te Ted Bunksy-t?
-Do ishim revolucionar? Anarkist? Plot ngjyra, emocione?

E sikur ne te ishim Simpson?
-Do kalonin problemet me nje birre?
 
si do ishte bota ...
sikur ta drejtoja ate?!!
si do e shikoja nese do isha e lindur ne afrik e te me duhej te beja km per nje bidon uji te turbullt?!
si do me ngjante bota sikur te isha ajo qe sjam?!
si do ishte jeta ime pa suprizat e saj?!
si do ishte bota sikur njeriu te ishte pa prona, pa karriera, pa moneta..
si do ishte bota ne bote sdo ishte!
 
jetoke ne kryeqytet ti se atje bota eshte pa yje :D

Bota pa mua do ishte si qielli pa yje ne mal te tomorroit. :P
 
si do te ishte bota sikur te na mungonte fjala ?
 
Si do ishte bota nese do kishte dy lindje dielli ne te njejten kohe :)
 
Si do ish sikur në vënd të fjalëve të ishin ngjyrat.
Në vënd të veprimeve të dilnin tinguj.

Di që disa herë tingujt e dalë nga unë do ishin çjerrëse,si klithma demonësh nga ferri(sidomos kur arrihet që të ndihem vegël,instrument i jo të denjëve).
Bota
Botët! :)
 
pyes veten si eshte bota ne syte e nje jetimi? te nje sakat? te nje i verber ..per nje te shurdher.... bota si eshte per nje te cmendur!!??
 
pyes veten si eshte bota ne syte e nje jetimi? te nje sakat? te nje i verber ..per nje te shurdher.... bota si eshte per nje te cmendur!!??

Tani nese thua si eshte bota ne syte e nje te verbri...(imagjino nje tip sirene qe ndizet me drite jeshile pas cdo pytje qe ke bere ndersa ketu gneeeeeek,ngec dhe behet e kuqe)
 
Tani nese thua si eshte bota ne syte e nje te verbri...(imagjino nje tip sirene qe ndizet me drite jeshile pas cdo pytje qe ke bere ndersa ketu gneeeeeek,ngec dhe behet e kuqe)

syri i mendjes nikita ...me kujtove njerin te verber qe i binte aq bukur kitares dhe njihte cdo te aferm nga lehtesia e hapit ..nga zhurmat...
sjemi ne temen e duhur por ne qytetin ku jetoj une kemi kryetarin e komunes te verber dhe sllogani i tij per zgjedhje ishte ta bejme wytetin me te bukur... ketu sirena sdo ndizej fare por ja qe natyra zhvillon ndjesit e tjera..
 
pyes veten si eshte bota ne syte e nje jetimi? te nje sakat? te nje i verber ..per nje te shurdher.... bota si eshte per nje te cmendur!!??

Me njerzore,me me dashuri,me me dhimbshuri.
Me pak harabute ,me nostalgjike .
Dhe i cmenduri si version i fundit i pytjes do ndihej disi normal mes nje spontaniteti sporadik ndjenjash mbijetese dhe te thella.
 
si do ishte bota po te mos kishim ndjenja........
 
si do ishte bota po te mos kishim ndjenja........

Grey (ma do mëndja ime)e qielli i rëndomtë.

Dielli jo i ngrohtë,sepse s'do adhurohej.
Do vdisnin poetët,do lëngonin shkrimtarët.
Hapa gjigandë do bënte ajo industri që përfaqëson ku robotët prodhonin robotë.

Ma do mëndja mua (dua të them ).
 
Si do te ishte bota sikur mos te kishte besime fetare ?!

Si do te ishte bota nese vdekja nuk do te ekzistonte ?!

Si do te ishte bota pa urrejtje ?!

Darius
 
si do te ishte bota pa njerezit keqbëres.... o Zot do kenaqeshim.... :)
 
Si do ishte bota sikur? Sikur
Shiiii te mos binteee ne Tiraneeeee
Nga malli yt as qielli te mos qanteeee
E ti i dehuuur vetem nga pija
Kembet sdo te mbanin vetem nga dehja
E jo nga dashuriaaaa
 
Back
Top