Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shuhet kantautori Françesk Radi, zëri i “melodisë së shpirtit”

Guest2

Antarë i Respektuar
radi.jpg


Ka ndërruar jetë vetëm pak minuta më parë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, kantautori shqiptar Françesk Radi. Këngëtari i mirënjohur ishte i shtruar prej një jave në reanimacionin e QSUT-së, pas një hemorragji cerebrale.

Për gjendjen e tij të rëndë foli edhe bashkëshortja Tefta Radi, e cila kërkoi lutje nga të gjithë shqiptarët pasi çdo gjë që ishte në dorë të mjekëve ishte kryer. Por pavarësisht përpjekjeve ai nuk mund t’ia dilte.

Redaksia e gazetës “Koha Jonë”, i shpreh ngushëllime familjes dhe bashkëshortes, gazetares së njohur Tefta Radi.

FRANCESK RADI

Françesk Radi ka kryer Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve Tiranë. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor. Në vitin 1992 ai ka filluar punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj kohe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet e ndryshme.

Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar. Ishin pikërisht këto dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor. Kënga “Adresa” dhe “Biçikleta” kanë qenë dhe videoklipet e para shqiptare në këngë të xhiruar në vitin 1972.

Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90, duke sjellë disa krijime për publikun. Përmendim këtu këngët “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasmë ‘o” etj, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut.

Kantautori Françesk Radi, është një emër i cili tashmë e ka arritur suksesin e tij muzikor, duke sjellë këngë të cilat janë vlerësuar nga publiku. I njohur me krijimtarinë e tij muzikore që në vitet ’70, ai vijon dhe sot duke prezantuar këngë të cilat vijnë të realizuara.

KohaJonë





 
Redaktimi i fundit:
Po ky vertet nuk e kishte nje veshe ,apo ja fusnin kot njerzija! ketu gjith e njohin si till dmth pa njerin vesh..
 
uroj te kujtohet gjate dhe plot ritem si nje artist ku per artin pagoj aq shume , ku pasioni per punen dhe me punen qe bente mundesoj te hapte vizion e te dilte pertej konteksteve te obligara...pertej korrnizave te hekurta..pertej te perditeshmes autobindese e autolavdruse ..
une deshiroj te kujtoj tek loz plot embelsi me telat e kitares ku jepje shpres duke njohur e duke patur vizionin aq te qarte edhe pse ishte erresire...
ti ne ate rinine tende kishe letren... e kishe qiellin por nuk mund te beje ritmin.. e me pas me pas te hoqen qiellin dhe skishe letren por sic thote teksti yt mendimet i bere zarf duke na lene zerin tend dhe tekstet e tua..
do mungosh familjes dhe atyre qe te kan njohur realisht sic edhe do mungosh ti kantautor me tekste domethenese, realiste dhe te brishta !

u prehsh ne paqe!!

 
Ka pas kenge te bukura ky....gjynaf qe iku kaq i ri! :(

[video=youtube;CxwmL1Z-0QI]https://www.youtube.com/watch?v=CxwmL1Z-0QI[/video]
 
Ngushellime familjes.
Shum gjyna me erdhi, i pelqej shume kenget e tija... tani kur mendoj qe nuk eshte do ndjej akoma
Me shume malinkoni.
Me siguri ky eshte nje nga njerzit qe nuk ka per tu harruar ❤️
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top