Shtyhet Vija e Teodosit

WxP

Staf në FV.AL
Nënshkrimi midis Brukselit dhe qeverisë shqiptare i siglimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (SMSA), të shtunën në Tiranë, me pjesëmarrjen e vetë z. Barrozo, u nënkuptua si një shenjë tjetër e kompromisit apo tolerancës në drejtim të standardeve që BE-ja, pas Maqedonisë, po lejonte për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Kjo ngjarje unikale në historinë tonë dhe e shumëpritur “nga gjithë kombi ynë”, siç u shpreh me të drejtë kryeministri shqiptar, u krye vetëm dy ditë para fillimit të bisedimeve shqiptaro-serbe nën arbitrazhin ndërkombëtar për të ardhmen e Kosovës. E parë në këtë këndvështrim, ky “përqafim” i dytë i madh shqiptar me Evropën Perëndimore (e para kishte ndodhur në Luftën e NATO-s me Serbinë më 1999-ën, ku evropianët kishin qenë, për hir të së vërtetës, më tepër një vagon i SHBA-së) ngjan me një qershi të cilës i mungon torta e Vjenës për Kosovën.
ثshtë një fakt historik të cilit do të na duhet t’i referohemi në disa momente të këtij shkrimi, që ditën e shtunë, zyrtarisht, “Roma e parë” do të shtynte “vijën e Teodosit” në Shqipëri, në jug të lumit Mat. Në raport me “Romën e dytë dhe të tretë” (Kostandinopolin dhe Moskën) ajo e kishte kryer një veprim të ngjashëm me fqinjin tonë veri-lindor, Maqedoninë në v. 2001, kryesisht për shkaqe politike. SMSA-ja me Tiranën zyrtare erdhi paralel me një shpallje të administratës amerikane (shih deklaratën zyrtare të N. Burns) se vendet anëtare të Kartës së “Adriatik 3” ku bëjnë pjesë Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, shumë shpejt, ndoshta qysh në takimin e Rigës në këtë vit, mund t’u çelet rruga për një anëtarësim të rrufeshëm në NATO. Edhe pse SHBA-ja dhe Evropa janë të lidhura për çështje strategjike, kanë qenë në fakt Anglia dhe SHBA-ja ato që kanë qenë lokomotiva e mbrojtjes së interesave të shqiptarëve, çka e kishte kuptuar mirë largpamësi Rugova kur ripërsëriste klishenë evropiane të Kosovës dhe “me një miqësi të përhershme me SHBA-në”, gjë që duhet ta rikuptojë më mirëqeverisja e sotme shqiptare, e cila lipset të jetë e kujdesshme, sidomos pas nuancave të dallueshme të pakënaqësisë ndaj saj, (të shprehura në emisionin “SHQIP”), si dhe mungesës në momentin e aktit të nënshkrimit të SMSA-së prej ambasadores së SHBA-së.
Dihet se ëndrra për BE-në është një ëndërr e vjetër e vetë evropianëve, e cila kishte filluar nga shpatat e legjionarëve romakë (më tepër se 200 vjet para Krishtit), të cilët ndërtuan me gjak Perandorinë pagane Romake ku bënte pjesë edhe Ilirikumi. Më vonë gjatë Perandorisë së shenjtë Romake apo postkostandiniane, lumi Mat dhe grykat e Drinit i ndanë shqiptarët midis dy shemrave religjioze kristiane e perandorake të Romës e Bizantit. Nga fundi i shekullit të 14, ashtu si pothuaj gjithë Ballkani, edhe shqiptarët do të binin pre e një sundimi, kulture dhe qytetërimi orientalist, që kishte vlerat e veta të padiskutueshme, madje elitare për kohën, vlera ndaj të cilave shqiptarët do të ishin në masën më të madhe, në thelb, të tëhuajzuar.
Sidoqoftë, duke fluturuar në disa momente kyçe dhe jo shumë të ndriçuara historike për krijimin dhe sundimin e Rajhut Evropian, do të luftonin në mënyra të ndryshme të hapura dhe të fshehta shumë institucione shtetërore e shpirtërore legale apo edhe okulte evropiano-perëndimore, emëruesi i përbashkët i të cilëve ka qenë fuqia e madhe organizative dhe financiare si dhe sasia dhe lloji i informacionit që zotëronin. Sidoqoftë, të gjithë duhet ta dimë se problemet shpirtërore të drejtuara nga Kisha Romane e Shën Pjetrit kanë luajtur rolin vendimtar, mbi rolin e shtetarëve, në historinë evropiane. Në themel të krijimit/përçarjes të një lloj BE-je apo Rajhu nën dinastinë e merovingëve, me simbol peshkun, nga njëra anë (pretenduesit e pasardhësve të Krishtit në Francë që filluan të ngjiten lart me mbret Klovisin nga fundi i shek. 6-të) kanë qenë organizata të ndryshme okulte si Kalorësit Templarë të Languedocit, -qe mendohet se e kanë eksploruar Amerikën në New England qysh më 1308-ën apo 185 vjet para Kolombit,- apo grupet klerikaliste të lidhura me ta, por që vepronin jo vetëm si heretikë, por edhe hapur kundër hierarkisë së Vatikanit si “Katarrët”, e që së bashku me organizime të tjera të fuqishme okulte si Rosikrucianët, “Paraardhësit e Sionit” (idhtarët e G.Builionit dhe Shën-Benardit në Francë), Kalorësit e Maltës etj., iu kundërvunë Kishës Romane, e cila, nga ana e saj, iu kundërpërgjigj, duke i dhënë tonin Evropës katolike së bashku me monarkët e krishterë të mbështetur prej saj, sidomos derën e karolingëve. Një liqen i paparë gjaku u krijua nga kryqëzata Albigensiane, kundër “Katarrëve” në jug të Francës, e cila do të përfundonte pas 100 vjetëve në një betejë të transferuar në Skoci më 1308-ën kundër “Templarëve”, çka vulosi fatin për pretenduesit e linjës së gjakut të Krishtit (merovingët semitë) që nën shembullin e Kalifatit Arab kanë mëtuar t’i fitonin të dy fronet: dhe atë të Shën Pjetrit edhe Rajhun Evropian. Në parantezë, është ditur nga pak njerëz se luftëtarët elitë të kryqëzatës së parë të udhëhequr nga G. Builioni kishin mësuar shumë gjera nga një grup okult islamik me qendër në Kajro, i quajtur “Asasinët” apo ismailatët, i drejtuar nga mjeshtëri Hasan. Pas kësaj kristianizmi do të ngjante si dy pika uji me luftën midis sunitëve dhe shiitëve apo thënë ndryshe, me luftën midis ithtarëve dhe kundërshtarëve të trashëgimisë, sipas gjakut të Krishtit dhe Muhametit, në Vatikan dhe Mekë. Më tej dihet fakti se tensionet rishpërthyen dhe uniteti i Kishës perëndimore u plasarit pas reformacionit dhe luterianizmit dhe sidomos luftës 30-vjeçare midis Vatikanit dhe protestantëve në shekullin e 17-të (1618-1648), çka e dërrmoi unitetin edhe ashtu të brishtë evropian të atëhershëm. Sidoqoftë, Paqja e Westfalisë krijoi tolerancën dhe rregullat e nevojshme për rendin e ri evropian të asaj kohe, çka bëri që betejat e fushës shpirtërore të shtriheshin kryesisht, edhe pse llogaritë e vjetra vazhdojnë të jenë ende të hapura, në beteja për sundim material. Në këtë kohë Evropa kristiane u zhyt jo vetëm në një banja gjaku, por edhe në një errësirë intolerante e inkuizicioniste, bazuar kryesisht te sekti ortodoks jezuit i I. Lojolës. ثndrrën e formësimit të Perandorisë së Shenjtë Romake (pak a shumë ëndrra e filozofit Kant) si dhe konsensusin relativ të arritur nga shumica e sekteve dhe princave evropianë për drejtimin e Rajhut nga dera e Habsburgëve e prishi Revolucioni Francez dhe sidomos Bonaparti, i dalë nga vegjëlia (kjo është arsyeja, ndoshta, që dhe djali i tij “shqiponjëza” u izolua prej gjyshit habsburgas) dhe radhët e ushtarakëve, i cili ndryshoi rregullat e lojës së Evropës së deriatëhershme dhe pothuaj e realizoi ëndrrën evropiane. Mposhtja e regjimit panevropian bonapartist u mbyll me “Koncertin” e Vjenës, ku mund të thuhet se me përjashtim të dinastisë Romanov pothuajse të gjithë ishin dakord për të rifilluar procesin e BE-së. Vetë paqja gati 100-vjeçare (1815-1915) që ajo prodhoi, e dëshmon këtë gjë. Edhe Hitleri, i cili ishte gjysmë semit (pretendohet se babai i tij, Aloisi, është djalë ilegjitim i Anas dhe i Rotshildit të Vjenës) kërkoi të krijonte Perandorinë e Shenjtë Romake apo Rajhun e Tretë, me anë të luftës, por ai nuk u lejua dhe dihet se dështoi. Pas kësaj, kur sapo kishte rënë “perdja e hekurt” pranë portave të Brandenburgut, disa vende evropiano-perëndimore si Gjermania, Franca dhe Beneluxi filluan të kooperojnë si fillim me politika ekonomike (për qymyrin dhe çelikun) deri sa erdhëm në përfundim të Luftës së Ftohtë e në ditët tona kur dihet se në BE janë tashmë të anëtarësuar 25 vende.
Gjatë gjithë këtyre kohëve, vendi ynë kishte qenë i zhytur në një terr në cepin më perëndimor të Perandorisë Turke mbi Mesdhe. Madje territoret shqiptare do të ishin “molla e sherrit” të Luftës së Dytë Ballkanike dhe ndoshta dhe i Luftës së Parë Botërore. Gjithsesi, ajo që mund të thuhet me plot gojën është fakti se deti Adriatik, nën bregdetin e Zadrimës, asnjëherë mbas kohës së perandorit Teodos (v. 384 pas. K) nuk ishte kthyer në një liqen “de jure” i Perëndimit. Shqiptarët në dyzimin e tyre midis origjinës më të hershme të bashkëvlerave kulturore me popujt e perëndimit dhe vlerave të reja gati 500-vjeçare orientaliste, do të zgjidhnin nëpërmjet lëvizjes së vet kulturore e politike nacionaliste-Rilindjes Kombëtare,- Perëndimin. Këtë dëshmi e kemi në veprën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në filozofinë politike të S. Frashërit, në vjershat e Naimit, اajupit, De Radës, Fishtës dhe sidomos te Kongresi i Manastirit kur dy burrat e ndritur të komuniteteve më të spikatura për çështjen kombëtare si Gj. Fishta dhe M. Frashëri (krahasojini pak këta të dy me nderin që ju bëjnë sllavët Cirrilit e Metodit) krijuan alfabetin me germat latine. Janë të gjithë këta që në mënyrë të padukshme e të heshtur kanë qenë ditën e shtunë në sallën e Kryeministrisë midis pjesëtarëve të tjerë. Pse jo, në këtë sallë shkëlqenin me mungesën e tyre edhe socialistët, të cilët dëshmuan se nuk dinë të bëjnë realpolitikë.
Me nënshkrimin e plotë të MSA-së shqiptarët do të kenë mundësi që të lëvizin lirshëm faktorët e tyre të kapitalit, sidomos punën, në drejtim të 25 vendeve të BE-së dhe frytin e saj ta rikthejnë, si rëndom këto 15 vjet, në Shqipëri në formën e remitancave jo vetëm për shpenzime, por kryesisht për investime, duke ulur papunësinë dhe ngritur prosperitetin ekonomik. Gjëja më e rëndësishme për shqiptarët e pajisur me një mozaik religjiozo- kulturor, pas kësaj, do të jetë shkrirja dhe harmonia hap pas hapi me vlerat e civilizimit perëndimor e civilizimit që, duam apo s’duam ne, është një civilizim në thelb kristian. Nga ana tjetër, për skeptikët e kësaj që thamë, po të analizojmë fenomenin e Turqisë dhe disa vendeve si Rumania, Bullgaria apo edhe Serbia, këto vende, së bashku me ne shqiptarët, janë disa përjashtime që e përforcojnë rregullin e thelbit kristian të BE-së
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top