Shtrihen në shina me shpresë se do të shërohen..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Në rajonin Rava Buaya në Jakarta banorët lokalë i nënshtrohen vërtetë një terapie të pazakontë në përpjekje për të parandaluar dhe shëruar sëmundje të ndryshme.
Njëra prej metodave më të përdorura dhe më popullore të shërimit në këtë pjesë të Indonezisë është e ashtuquajtura “terapi e shinave”, e cila nënkupton shtrirjen në shinat e trenit, shkruan Al Jazzera.
Banorët besojnë se energjia elektrike e shinave të trenit rrit vitalitetin e trupave të tyre dhe u ndihmon në shërimin e sëmundjeve siç janë hipertensioni, diabeti, reuma, shkalla e lartë e kolesterolit e shumë sëmundje tjera.
Kësaj terapie jashtëzakonisht të rrezikshme i nënshtrohen të gjithë pa dallim, prej fëmijëve deri tek pleqtë. Ata nuk i frikëson as treni në shinat fqinje.

223850_259888264022602_141388129205950_1193971_4669899_n.jpg


Marr nga kuriozitete&enigma nga fb ...
 
Pe: Shtrihen në shina me shpresë se do të shërohen..

Mendja gje e madhe...Truri ne Ibiza...
 
Pe: Shtrihen në shina me shpresë se do të shërohen..

Mir e kan kalon treni dhe i shron plotsisht pjes pjes koken ua ben per kurban :D :D
 
Pe: Shtrihen në shina me shpresë se do të shërohen..

Ishalla nuk fillojne e praktikojne shume,do na duhet te kthejme stadiumet ne spitale psikiatrike...
 
Pe: Shtrihen në shina me shpresë se do të shërohen..

eh varferia per buken e gojes eshte e trishte eshte e rende,ndoshta me rende se vete vdekja,..te detyron ne te shumten e rasteve te keshe shpresa te venituara,..enderra pa kuptim,,kerkim neper humnera te pafundme te jetes se veshtir dhe te rende te ketyre njerzve,..dija nuk hedhe dote lehte rrenje ne keto vatra varferie,..shpesh injoranca behet hyjnore per ta,,sepse vetem ajo nuk kushton per ti besuar, te gjendet gjithmone prane dhe te behet shok/shoqe ne moementet e trishta te nje varferie te skajshme..siq jane shume rajone ne indi,.e ne vendet e treta!
 
Pe: Shtrihen në shina me shpresë se do të shërohen..

Perderisa treni nuk kalon ne ato momente ..s'ka vend per frike :P ....pastaj jane rrace e forte ata si gjen gje
 
Pe: Shtrihen në shina me shpresë se do të shërohen..

Ndjej keqardhje per mendjen e ketyreve :P..ka nje te vertete tek ajo qe e thot Nevertiti, andaj pajtohem me te.
 
Back
Top