Shtoi-Zo-Vallet

BeniT

Donatorë
(Të lumet ose Të Bekuemet) e kalojne jeten ne orgji sensuale, perrreth tryezave e burimeve, tue pi, kendue e vallezue. Ato i gjymyrojne njerezit, i cmendin ata, i kthejne ne gure, i truejne, i vrasin -- me fjale te tjera i shitojne. Ushqimi i tyne âsht i perafert me ate te zotave greke, esence lulesh, mjalte, vene, etj. Fjala Shtoi-zo-vallet conoton dy gjana, 1) natyren e tyne orgjiake, dhe 2) friken se mos te shitojne. Thërriten shtoi-zo-vallet, te lumet, dhe te bekuemet, nga frika se mos te ndigjojne sepse ato janë kudo, dmth. me ju bâ qefin sepse ato janë të padukëshme dhe mund te jenë duke përgjue. Me i sha Shtoi-zo-Vallet âsht njilloj sikur me përmendë emnin e disa përsonazheve në filmat horror, ngase, edhe ato rrinë të mshefuna dhe ndigjojnë e vrejnë se çka bajnë njerzit. Shtoi-zo-vallet nuk janë vetem femna. Ato mund të jenë edhe djem të ri, ose edhe krijesa te ndryshme nga njerzit. Njerzit nuk e dinë sesi janë shtoi-zo-vallet me u pa, spese ata që i shohin ato, i shohin vetëm njiherë--at'herë kur kanë shkelë në territorin e tyne dhe marrin dënimin. Nuk duhen ngatërrue me Zanat dhe Orët. P.sh. âsht e pakonceptueshme që nji shtoi-zo-valle t'a ketë ndihmue Gjeto Basho Mujin me marrë fuqi. Mirësia dhe frymzimi nuk janë në natyrën e shtoi-zo-valleve. Gjithashtu, të-lumet, nuk kanë nevojë për dhitë e egra me brina ari me u dhanë fuqi sepse fuqia e tyne âsht e pashterrëshme.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top