Shtohen rastet me miopi

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shtohen rastet me miopi

Nëse e keni të vështirë të shihni objektet në distancë, kjo është shenjë e miopisë. Por mos u shqetësoni, sepse nuk jeni vetëm. Numri i miopëve në botë është në rritje. Një studim i ri tregon se numri i personave miopë është në rritje, jo vetëm në Amerikë por në gjithë globin.E parë nga ana praktike, kjo tregon se profesioni i optometristit është me perspektivë. Studimi tregon se gjithnjë e më shumë amerikanë kanë nevojë për lente për të përmirësuar shikimin e tyre.
Personat me miopi mund t'i dallojnë më mirë objektet kur i afrojnë afër syve, ndërsa larg ato duken të zbehta a të errëta. Një analizë nga Instituti Kombëtar amerikan i sëmundjeve të syve tregon se gjatë 3 vjetëve të fundit numri i rasteve të miopisë është rritur ndjeshëm.
Të dhënat më të fundit tregojnë se 42 % e amerikanëve mes moshës 12 - 54 vjeç janë miopë, në krahasim me 25 % në fillim të viteve 1970.
Por në këtë drejtim, amerikanët nuk janë vetëm. Sipas studimit të botuar në Arkivat e Okulistikës, prirje të ngjashme tregojnë edhe studimet nga Azia, Australia dhe Evropa.
Shtrohet pyetja, përse kjo rritje e papritur e rasteve të miopisë? Shkencëtarët kanë teori të shumta të ndryshme. Disa thonë se te një gjen që është përgjegjës për organet e të parit mund të ketë ndodhur ndonjë ndryshim a mutacion që shkakton miopinë.
Disa të tjerë fajësojnë përhapjen e teknologjisë kompjuterike - që i bën njerëzit të qëndrojnë ndoshta me orë të zgjatura me sy të ngulitur në ekranin e kompjuterit.
Fatmirësisht, miopia është një problem që korrigjohet lehtë me syze, lente kontakti dhe me operacion me rreze laser. Por nuk duhet harruar kostoja financiare. Sipas përllogaritjeve, shtimi i rasteve të miopisë ka shtuar me 3 miliardë dollarë shpenzimet e përgjithshme mjekësore. /VoA
 
Titulli: Shtohen rastet me miopi

Omega 6 për sy të shëndetshëm

Studimet në të cilat kanë marrë pjesë 12 308 meshkuj dhe femra kanë treguar se konsumimi i acideve yndyrore, veçanërisht acideve omega-6, ul rrezikun e zhvillimit të kataraktit (perdes së syrit).Prirjet ushqyese janë vërtetuar përmes një pyetësori në shpeshtësinë e konsumimit të ushqimit, ndërsa vetëm përcjellja e personave të eksperimentuar ka zgjatur 6 vjet.
Sipas rezultateve, konsumimi më i lartë i acideve yndyrore omega-6 ka çuar deri në 42% rrezik më të paktë për prekje nga katarakti.
Ndikim më të mirë në sy ka pasur edhe konsumimi i përgjithshëm i acideve yndyrore që ka çuar në përfundim se ato kanë një rol të rëndësishëm në shëndetin e syrit./Telegrafi/
 
Titulli: Shtohen rastet me miopi

Ndoshta ndonje shoqeri e madhe qe shet syze e lente , ka bere ndonje dredhi , se ndrysheska mundesi kaq shume miop .
Dhe une miop jam .
 
Titulli: Shtohen rastet me miopi

Sbesoj te ket bere asnjeri asnje dredhi...
Fajin e kemi ne qe kalojme shume ore para pc, tv ose teknollogji te tjera me ekran...
Nr i njerezeve qe mbajne syze eshte ritur direkt proporcional me evolucionin e shkences teknollogjike
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top