Shtigjeve drejt lirisë

Shtigjeve drejt lirisë


1844-Përgatitet “ Nacertania “ plani serb për shfarosjen e shqiptarëve.
10 qershor 1878- Mbahet “ Lidhja e Prizrenit”.
1889-Hapet në Prizren shkolla e parë shqipe me mësuesin e parë Mati Logorecin.
23-29 janar 1899- Formohet “ Lidhja e Pejës “.
1 Maj 1918-Formohet komiteti “ Mbrojtja Kombëtare e Kosovës “ me kryetar Hoxhë Kadri Prishtinën.
Gusht-Shtator 1918- Serbia ripushton Kosovën.
Prill 1919- Organizohen kryengritjet anti serbe në Kosovë, fillojnë në Drenicë, në krye me Azem Bejtën dhe përhapën edhe në vendet tjera të Kosovës.
30 Korrik 1941- Fillon lufta اlirimtare Antifashiste me aksion të armatosur në teleferikun Stantërg-Mitrovicë.
31 Dhjetor dhe 1 e 2 Janar 1944-Mbahet “ Konferenca e Bujanit “.
Dhjetor 1944- Formohet Brigada e Ushtrisë Kombëtare për mbrojtjen e Atdheut, e njohur si “Brigada e Shaban Polluzhes “
8-10 Korrik 1945-Kosova aneksohet nga Serbia
6 tetor 1968- Në Prizren, pran ndërtesës se Lidhjes shqiptare te Prizrenit organizohet demonstrata e parë pas luftës se dyte botërore, ku kërkohet që Kosova të bëhet Republikë.
15 shkurt 1970-Themelohet “ Universiteti i Prishtinës “.
27 shkurt 1974-Miratohet Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.
1981-Organizohen demonstrata për “Republikën e Kosovës “; Prishtinë(11 Mars), Prizren (25 Mars), Obiliq(30 Mars) etj.
1989-Minatorët e Trepçës mbyllen në zgafelle.
Shkurt 1990- Në Deçan fillon aksioni për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.
1990-Serbët helmojnë 7.000 nxënës shqiptarë të Kosovës.
2 Korrik 1990-Delegatet shqiptarë shpallin Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës.
7 shtator 1990-Në Kaçanik miratohet “ Kushtetuta e Republikës se Kosovës.
1992-Kryetar i Kosovës zgjidhet Ibrahim Rugova.
1997-Del publikisht Ushtria اlirimtare e Kosovës .
5 Mars 1998-Fillon lufta në Kosovë:pas shtetrrethimit 3 ditësh, në Prekaz bien dëshmorë anëtaret e familjes Jashari, ndër të cilët edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari.
15 Janar1999- Masakra në fshatin Recak të Shtimes; Wolkeri e quan krim, bota demokratike alarmohet maksimalisht.
Shkurt/Mars 1999- Në Francë mbahet Konferenca e Rambujes, për Kosovën.
24 mars 1999-Nato fillon sulmet ajrore kundër forcave serbe.
9 qershor 1999-Nënshkruhet marrëveshja e Kumanovës për tërheqjen e forcave policore dhe ushtarake nga Kosova.
13 qershor 1999-Në Kosovë depërtojnë forcat e NATO-s nën misionin KFOR.
18 tetor 1999-UاK transformohet ne TMK.
Janar 2000- Formohet Këshilli i përkohshëm administrativ i Kosovës.
Tetor 2000-Mbahen zgjedhjet e para komunale.
18 tetor 2001- Mbahen zgjedhjet e para të lira parlamentare në Kosovë.
21 shkurt 2002-Fillon gjykimi i kryekriminelit Milosheviq në Hagë.
4 mars 2002- Parlamenti i Kosovës zgjedh kryetarin e Kosovës, Ibraim Rugovën, dhe kryeministrin Bajram Rexhepi.
21 janar 2006-Ndërron jetë presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.
17 shkurt 2008- Parlamenti i Kosovës shpall Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
 
Titulli: Shtigjeve drejt lirisë

vertet rruge e gjate e Kosoves deri tek Pavaresia
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top