Shteti që ka në arkë vetëm 200 dollarë

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
zimbabve-3001lajmi.jpg


Zimbabve, një prej vendeve më të varfëra dhe keqqeverisura të botës, kishte javën e shkuar vetëm 217 dollarë në arkën e shtetit.

Ishte ministri i Financave, Tendai Biti, ai i cili zbuloi se pasi u pagua administrata, arka e shtetit në janar mbeti praktikisht e boshatisur.

Disa orë pas kësaj deklarate, ministri u përpoq të korrigjonte gabimin e tij, duke thënë per “BBC” se në situatën aktuale, shteti nuk mund të quhet i falimentuar, por se është e qartë që nuk mund të përballojë shpenzimet për zgjedhjet e përgjithshme (zakonisht vetem nje farse e kushtueshme ne vend) që duhet të mbahen gjatë këtij viti.

Disa vite më parë, Zimbabve, një shtet me 12,7 milionë banorë, në veri të Afrikës së Jugut, u përball me një hiperinflacion, që çoi në një zhvlerësim prej qindra milionë përqind në vit.

Ne FOTO: Hiperinflacioni ne Zimbabve: Cmimi per nje banane 50 milione dollare zimbabean. Poshte, nje kartmonedhe prej 100 miliardesh

zimabve2-3001.jpg


Vendi i pasur me rezerva të shumta diamanti adresoi këtë problem duke i hequr një “pafundësi” zërosh dollarit vendas, por problemet ekonomike, shkaktuar nga keqmanaxhimi, shpërdorimi dhe korrupsioni galopant mbeten kronike.

Presidenti Robert Mugabe, 89-vjeçar, jeton një jetë luksi dhe ka një pasuri që llogaritet në miliarda dollarë, ndërsa paga mesatare është një dollar (amerikan) në ditë dhe shumica dërrmuese e popullsisë janë të prekur direkt nga mungesa e ushqimit, ujit të pijshëm, aksesit shëndetësor dhe arsimit.

Ne FOTO hiperinflacioni ne Zimbabve: Nje femije me nje tufe kartmonedhash i drejtohet nje dyqani buke. Djathtas, cmimi per tre veze, 100 miliarde dollare.

zimbabve4-3001.jpg
zimbabve6-3001.jpg


Me shumë gjasa gjithashtu njeriu më i moshuar në Zimbabve, me jetëgjatësinë mesatare 43 vjeç për meshkujt dhe 44 për femrat, Mugabe drejton vendin si president që prej vitit 1987 (si kryeministër që prej fitimit të pavarësisë nga Britania në 1980), periudhë gjatë së cilës vendi është përballur me një rënie të vazhdueshme ekonomike.

Ne FOTO: Ironia ndaj presidentit Mugabe, nje poster i ndertuar me kartmonedha dollaresh zimbabevan

zimbabve7-3001.jpg


Aktualisht, të ardhurat për frymë në Zimbabve llogariten prej 480 dollarë për person në vit, ndërsa HIV-Aids (i cili prek 25% të popullsisë), kolera dhe malarja bëjnë “kërdinë” në të gjithë vendin./TCH
 
Titulli: Shteti që ka në arkë vetëm 200 dollarë

Aktualisht, të ardhurat për frymë në Zimbabve llogariten prej 480 dollarë për person në vit, ndërsa HIV-Aids (i cili prek 25% të popullsisë), kolera dhe malarja bëjnë “kërdinë” në të gjithë vendin./TCH

bobobooo sa e tmerrshme kjo fjalia... pervec problemeve financiare... keto jane kercenimet reale te jetes se ketij vendi
 
Titulli: Shteti që ka në arkë vetëm 200 dollarë

E shkaterruan sikurse vendet tjera afrikane
 
Titulli: Shteti që ka në arkë vetëm 200 dollarë

Loooool e pabesueshme ca bohet keshtu me
 
Titulli: Shteti që ka në arkë vetëm 200 dollarë

E kur e mendon qe ka femra qe kane canta 7000 $?~!
Eh, kjo eshte bota me shtresat e saj ekonomike.....
 
Titulli: Shteti që ka në arkë vetëm 200 dollarë

Ne shqiptaret qahemi kot per shtetin ton :p Rrofsh o sale se duke pa ca paska bota mund te them qe qekemi mir :p
 
Titulli: Shteti që ka në arkë vetëm 200 dollarë

nqs ato 217 dollare i kane te vetat parape mire
imagjinoni sa shtete nqs do duhej te paguanin borxhet qe kane ne nje dite jo vetem qe sdo kishin 217 dollare
po duhej te shisnin veten
 
Titulli: Shteti që ka në arkë vetëm 200 dollarë

Duke kerkuar nga kurioziteti neper libra ne vitin 2008 ky shtet kishte kapur maksimumin e inflacionit ne Bote. 231 Milion % (ne Korrik te 2008)
Pushteti atje esht marr gjithmone me dhune dhe me force...
 
Titulli: Shteti që ka në arkë vetëm 200 dollarë

Paska me keq se shqiperia LOL
 
Pe: Shteti që ka në arkë vetëm 200 dollarë

Eshte per te ardhur keq pasi eshte vend qe eksporton shume diamante dhe po te kishte nje qeveri tamam qe te dinte si ti menaxhonte leket e fituara prej eksporteve s'do ishin ne kte gjendje.
 
Titulli: Shteti që ka në arkë vetëm 200 dollarë

kjo eshte e gjitha ne faj te shteteve europiane amerikes dhe fuqive tjera boterore qe ne krah te tyre fitojn lek :D
para 40-50 viteve amerika merrte afrikan dhe i perdorte si skllav e jua vjedhta resurset e tyre dhe normal qe do jen ne kete gjendje.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Shteti që ka në arkë vetëm 200 dollarë

kjo eshte e gjitha ne faj te shteteve europiane amerikes dhe fuqive tjera boterore qe ne krah te tyre fitojn lek :D
para 40-50 viteve amerika merrte afrikan dhe i perdorte si skllav e jua vjedhta resurset e tyre dhe normal qe do jen ne kete gjendje.

Trafikimi sklleverve esht i njohur qe ne shekullin e XVI-XVII me Trekendshin e Bermudes,linja ishte Londer-Porti Guineas-Amerike dhe kur mberrinin ne Amerike punonin plantacionet e Kafes,kakaos..
40-50 vite me pare kto shtete kan marr Pavaresin (ne leter).
Per sa i perket shfrytezimit te kolonialisteve,Franca,Gjermania,Italia,Belgjika kan qen kolonialistet me te keqi,vetem skllaveronin pa asnje te ardhme per njerzit qe kishin nen komandimin pasi burimet e ketyre vendeve mbaruan u larguan duke i len kto njerez ne konflikte bile dhe duke e ndar Afriken me vizore (konferenca Berlinit,1884-1885) e sot e ksaj dite ka konflikte etnike dhe territoresh. Kto vertet jan njerzit qe kan shkaterruar nje Kontinent.
Anglia do mbahet mend si kolonialiste e mire dhe sot e ksaj dite Hong-Kong,India kan raporte shum te mira me to. Afrika Jugut,pervec luftes Hollandezo-Angleze per kontrollin e diamanteve dhe arit sot gezon nje stabilitet ekonomik mjaft te mire.
 
Titulli: Shteti që ka në arkë vetëm 200 dollarë

Europa edhe amerika mbyllin syt nga ky tmerr.
 
Pe: Shteti që ka në arkë vetëm 200 dollarë

Nes enuk gabohem ketu `mbreteron` Mugabe, nje nga diktatoret e fundit afrikane ende ne pushtet.Anglia sidomos ka provuar me menyra te ndryshme per ta hequr qafe por nuk ja kane dale dot.Puna nuk eshte se nuk kane leke ne arken e shtetit, puna eshte menyra e qeverisjes atje qe vetem e tille nuk mund te quhet.Fatkeqesisht kur ne pushtet vijne persona si Mugabe vetem vdekja natyrale i largon ata.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top