Shteti injoron gazin që po del në fshatin Torinë në Lipjan

Arfenilla

Themelues i Forumit
gaz.png
Gazi natyror është bërë fenomen i fshatit Torinë të Lipjanit, sa që banorët kanë nisur të mendojnë se gazi mund të jetë e ardhmja e tyre.
Agron Sahiti thotë se po mendon të hapë një pus me shpresë që në vend të ujit do t’i dalë gaz, sikurse fqinjëve të tij.

Para 10 ditëve, Emin Ilazi ishte në kërkim të ujit, mirëpo bashkë me të i doli edhe gaz. E, ndonëse lajmi i befasoi të gjithë, janë institucionet ato që sipas Ilazit, nuk po interesohen fare për këtë.

Nexhat Ajeti, ka vendosur disa gypa përmes të cilëve po e ndez gazin që po buron prej tokës. Sipas tij, tashmë interesim ka shprehu një kompani ruse.

E, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se i ka njoftuar organet kompetente , pasi që kjo është e vetmja që ai mund të bëjë.

Në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës kanë thënë se kanë qenë në vend të ngjarjes dhe se janë në dijeni për daljen e gazit natyror, por që me konkluzione do të dalin atëherë kur të përfundojnë ekzaminimet.

Deri atëherë, banorët e Torinës do të vazhdojnë të kërkojnë për burime tjera gazi. B lajmi
 
Titulli: Shteti injoron gazin që po del në fshatin Torinë në Lipjan

Oj Arfe , a e dine ku I bjene Torina ?
 
Back
Top