Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shtetet e Bashkuara ndalojnë fjalët "Muxhahid" dhe "Xhihad"

Lufta informative dhe psikologjike kundër Islamit është në rritje, ashtu siç rritet edhe sulmi global ushtarak nga aleanca internacionale anti-islamike, udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe "Izraelit". Një nga shenjat e dukshme për rritjen e sulmeve psikologjike kundër muslimanëve janë përpjekjet e agresorëve për të dobësuar përbërësin ideologjik:
botëkuptimin sipas konceptit islamik; për të zëvendësuar terme dhe koncepte; për të hequr akcentet elementare dhe për të përhapur stereotipe të rreme.

Pas shqyrtimit të kujdesshëm konkluduan disa ekspert amerikan, se termet islamike bartin aftësi enorme ideologjike dhe psikologjike, të cilat kristalizojnë një vlerësim të botëkuptimit dhe mobilizojnë mendjen e muslimanëve për përleshje me agresorët.
Lidhje me këtë, njësia publike e Shteteteve të Bashkuara rekomandon të mos përdoren më termet "Muxhahid" dhe "Xhihad".

"Fjalë të tilla mund të nxisin mbështetjen e radikalëve ndër audiencen arabe dhe muslimane, duke u dhënë atyre një besueshmëri fetare.", raporton AP
Studimi është mbikqyrur nga departamenti i Shteteve të Bashkuara për Sigurinë e Atdheut, i cili egzaminojë mënyrën e reagimit nga muslimanët amerikan për fraza të ndryshme, të cilat përdoren nga zyrtaret e SHBA-se për ti pershkruar "terroristët".
Titullohet "Terminologjia për definimin e terroristëve: Rekomandim nga muslimanët amerikan".

Udhëzime të ngjajshme përmbante një shkresë e pergatitur në mars të 2008-ës nga të ashtuquajturit "National Counter Terrorism Center" (qendra e numërimit nacional të terrorizmit) dhe miratuar nga State Department i SHBA-se. Diplomatët ftohen ti kushtojnë vëmendje asaj që ata thuan.

Si zëvëndësues të fjales "Muxhahid", janë propozuar të përdoren terme si p.sh. "terrorist" apo "ekstremist i dhunshëm". Për më tepër, gjithashtu rekomandohet të menjanohen terminologjitë e keqdefinuara dhe sulmuese: për shembull terme si "Islamo-Fashizëm", të cilat konsiderohen mjaft ofenduese për shumë muslimanë.
Ky term i veçantë është përdorur për herë të parë nga Georg W. Bush, i cili i quajti muslimanët që luftojnë kundër agresionit amerikan "Islamo-Fashist" dhe konceptin ideologjik të Xhihadit "Islamo-Fazhizëm" sipas një rekomandimi të ekspertëve zionist dhe konsulentëve.

Lidhje me këtë, do të dëshironim të permendim gjithashtu, se forcat anti-islame në Rusi dhe ne Kaukazus, në veçanti demokratët rus dhe nacional-demokratët çeçen po përdorin qasje të ndryshme, duke marrë parasysh vulat historike dhe përvojën e njerëzve nga Ish-USSR. Ata e quajtën Islamin "bolshevizëm/komunizëm i gjelbër" ndërsa Muxhahidët "komisarët e gjelbërt".
Demokratët rus dhe çeçen, po ashtu dhe regjimi kremlin dhe protegjet e marionetave në Kaukazus-in e pushtuar, i quajnë muslimanët, të cilët mbështesin shtyllat klasike, fundamentale të Islamit në përputhje me Kur’anin dhe Sunnetin e Profetit Muhammed (paqa dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te), Vehabist.

Ndërkohë, në mes tjera metodave propogandistike kundër Islamit, ekspertët amerikan propozojnë, që të minimizohet reagimi ndaj deklaratave të udhëheqësve islamik, sepse kjo vetem ua rrit prestigjin në botën islame.
Masa të ngjajshme jane ndërmarrë në BE (Bashkimin Europian) dhe në Rusi më parë. Nevoja për rregullimin e perdorimit të mediave dhe të terminologjisë islamike nga zyrtarët u shpallë për herë të parë në 2003 nga pjestarët e një bisedë ne Moskë, organizuar nga disa organizata pro-Zioniste të Rusisë.


Kavkaz Center
Përktheu: teuhid.net
 
Hmmm lajm interesant :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back