CANBERRA (Reuters) – Një faqe interneti australiane po i jep shkrimit të mesazheve një prekje ndërgalaktike dhe lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe të shkurtra nga celularët-shkruani mesazhet në hapësirë.
Nga e mërkura deri në 24 Gusht, njerëzit e etur për një eksperiencë jashtë-kësaj-bote mund të vizitojnë HelloFromEarth.net | Gliese 581d | National Science Week 2009 (Përshëndetje Nga Toka) për të postuar mesazhe jo më të gjata se 160 karaktere që do të transmetohen drejt Gliese 581d, planeti më i afërt i ngjashëm me Tokën jashtë sistemit diellor i mundshëm për të mundësuar jetën.
Koha e pritur e dërgimit, prapëseprapë, është diku te 20 vjet, tha faqja e internetit. Dhe nuk ka garanci për një përgjigje.
“ثshtë e ngjashme me “mesazhin në një shishe” hedhur drejt yjeve. Ajo çfarë është interesante nuk është thjesht nëse ka dikush që dëgjon, por ajo çfarë publiku do t’i thotë jetës inteligjente në një planet tjetër”, tha folësi i projektit Wilson da Silva.
“Përshëndetje Nga Toka është mënyra jonë për të treguar se shkenca mund ta bëjë të pamundurën të mundur. Ne kemi qenë në hënë dhe tani, ne mund të flasim me yjet”, tha ai në një deklaratë.
Mesazhet, që do të transmetohen nga Kompleksi i Komunikimit të Thellë Hapësinor Canberra, me bashkëpunimin e ngushtë të agjencisë hapësinore të SHBA-së NASA, janë pjesë e Javës Kombëtare Shkencore të Australisë e cila feston arritjet shkencore të vendit dhe bën të ditur rëndësinë e shkencës.
Ministri i Shkencës Kim Carr futi mesazhin e parë për të nisur projektin.
“Përshëndetje nga Australia në planetin që ne e quajmë Tokë. Këto mesazhe shprehin ëndrrat e popullit tonë për të ardhmen. Ne duam t’i ndajmë këto ëndrra me ju”, thuhej në mesazhin e tij.
“Që fëmijë, si shumë australianë, ngulja shikimin drejt yjeve dhe pyesja veten se çfarë kishte atje lart. Tani shkenca më lejon mua të dërgoj një mesazh personal që mund t’i përgjigjet asaj pyetje”, tha Carr.
*krokodili.com*