‘Shtatzënia’ e shkaktuar nga alkooli

Love

βeℓℓe â๓e
alkol-620x339.jpg


Kur Jo ngjitet në një autobus, njerëzit i lirojnë vendin dhe shpesh të panjohur e pyesin për fëmijën e saj, duke menduar se është shtatzënë.

35-vjeçarja, në fakt duket si një grua shtatzënë në muajin e fundit të lindjes, por barku i saj i fryrë krijohet nga një arsye krejt tjetër, varësia nga alkooli.

Sasia e madhe e alkoolit që ka konsumuar në të shkuarën ka shkaktuar dëmtimin e plotë të mëlçisë së saj. 35-vjeçarja vuan nga cirroza, çka do të thotë se mëlçia e saj nuk është më në gjendje të kryejë funksionit të tij të filtrimit të gjakut dhe lëngjeve, të cilët depozitohen në zonën abdominale.

alkol1-620x534.jpg


Për këtë arsye çdo tri javë ajo është e detyruar ajo të shkojë në një spital në Midëllsbrou, Britani, për të hequr nga trupi disa litra lëngje, të cilat trupi i saj tashmë nuk mund t’i ‘seleksionojë’ në të vlefshme dhe të dëmshme për shëndetin, siç do të bënte një organizëm normal.

I vetmi shpëtim për të do të ishte një transplant mëlçie, i cili gjithashtu nuk jep garanci të plotë për mbijetesë.

Historia e 35-vjeçares u transmetua në një televizion kombëtar britanik, ku ajo pranoi të bënte publike dëmet e tmerrshme që kishte pësuar organizmi i saj nga alkooli në mënyrë që të ndërgjegjësonte të rinjtë të mos ndjekin të njëjtë rrugë.
g.shqip

alkol-2-620x344.jpg

 
Titulli: ‘Shtatzënia’ e shkaktuar nga alkooli

I rroft alkoli ta mbaj me shendet barkun! Ca s'te ben mendja
 
Titulli: ‘Shtatzënia’ e shkaktuar nga alkooli

Eshte veshtir ti kuptosh sot njerzit!e din fare mir se cfar shkakton alkoholi dhe nuk i kushtojn aspak vemendje shendetit , jo po budallallaku nuk ka kufi kot nuk thon.:girlshok:
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top