Shtatzënë falë lumit të fertilitetit në Kanunurra

arber b_fier

Anëtar i ri
Aktorja Nicole Kidman ka deklaruar se ka notuar në “ujërat e fertilitetit” në lumin Kununurra, që përshkon qytetin me të njëjtin emër dhe pas kësaj ka marrë si dhuratë shtatzëninë e shumëpritur.Kjo sipas saj, ka ndodhur gjatë prodhimit të filmit të saj të fundit. Aktorja 41 vjeçare, që së fundi ka sjellë në jetë vajzën e saj Sunday Rose, ka pranuar se 6 gra të tjera, pjesë e produksionit të filimit, “Australia”, kanë mbetur shtëtzëna, pasi kanë notuar në të njëjtat ujëra.“Nuk mendoja se do të sillja në jetë një fëmijë, por ndodhi gjatë këtij filmi”- ka thënë Kidman për të përjavshmen :The Australian Women’s Weekly” në një intervistë të publikuar në 75 vjetorin e periodikut.

«Shtatë fëmijë janë ngjizur gjatë këtij filmi dhe vetëm një prej tyre është mashkull. Ka dicka në ujërat e lumit Kununurra, sepse ne të gjitha notuam aty, kështu që sot mund ta quajmë me plot gojën uji i fertilitetit”- thotë ajo.Protagonistja e filmit epik “Australia”, drejtuar nga Baz Luhrmann, është e martuar me këngëtarin cauntry Keith Urban dhe ka dy fëmijë të adoptuar së bashku me ish bashkëshortin, Tom Cruise.
 
e lexova dhe une kte material ne nje sit tjeter dhe me beri pershtypje.
tani kush s'ben femij te shkoj në Kanunurra.
 
e cuditshme
 
Back
Top