Gratë që lindin fëmijë pas të dyzetave janë në risk më të lartë për hemorragji cerebrale
Dimë që fertiliteti zvetënohet me kalimin e viteve dhe gjithashtu mundësitë që të lindni një fëmijë me defekte janë më të mëdha. Tani, një studim i ri tregon se gratë që lindin pas moshës 40-vjeçare, kanë një probabilitet 60% më të madh për të pësuar hemorragji cerebrale.
Arsyeja, sipas këtij studimi, është se nënat më të mëdha në moshë kanë tendencë të kenë më tepër shqetësime shëndetësore në momentin e konceptimit të fëmijës, përfshirë kolesterolin e lartë, presionin e lartë të gjakut dhe diabet.
Statistikat e studimit që ka zgjatur 12 vjet, janë shqetësuese:
1. Rreth 70% e grave që lindin fëmijë pas të 40-tave mund të vdesin nga një sëmundje kardiovaskulare më vonë gjatë jetës
2. Kanë probabilitet 2 herë më të lartë për një goditje hemorragjike cerebrale
3. Kanë 60% më shumë mundësi të pësojnë një ishemi të shkaktuar nga një trombozë.
Me gjithë statistikat alarmante, duhet përmendur se këto komplikacione janë të mundshme edhe për nënat e reja. Tek gratë më të vjetra, risku vetëm sa rritet, por ngelet gjithësesi në minimum.
Mjekët këshillojnë përkujdesje dhe vizita kontrolli për të vëzhguar çdo ndryshim që mund të sjellë probleme!
Matrix medical research