Shtatëzania gjatë moshës 20, 30, 40 vjeçare

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shiko fotografinë 1728307


Shumë ekspertë do të thoshin që nuk egziston kohë e duhur për të filluar një familje.


Por egzistojnë avantazhet dhe disavantazhet për të lindur në mosha të ndryshme: në të 20tat psh. keni më shumë energji për të vrapuar dhe për t`u kujdesur për femiun tuaj por me më pak resurse finansiare dhe mungesë të përvojës së jetës personale; në të 30tat dhe 40tat e vonshme mund të jeni më të sigurtë finansiarisht por keni më pak kohë për të mbetur shtatëzënë dhe për të qenë aktive me fëmiun tuaj.

Më poshtë do të gjeni pro-të dhe kontra-t e shtatëzanisë gjatë viteve të ndryshme.

Mosha 20 - 24
TRUPI JUAJ


Këto janë vitet më fertile të jetës suaj. Sigurisht që keni cikle menstruale të rregullta dhe shumica e tyre, për të mos thënë të gjitha, janë mujore ovulimi. Por megjithatë nuk do të thotë që mund të mbeteni shtatëzënë kurdo që dëshironi.

Mesatarja e grave të moshës 20 – 24 ka 20 % të shansës në çdo muaj për të mbetur shtatëzënë kur nuk kanë mbrojtje gjatë marrëdhënieve. Kur ju të mbeteni shtatëzënë, shtypja e gjakut me siguri që do të ju kontrollohet gjatë çdo vizite prenatale, edhe pse gjatë të 20tave egziston risku i ulët nga hipertensioni në shtatëzani apo shtypja e lartë e gjakut. Një hulumtim i ri pohon që keni përgjysmë më pak risk nga diabeti sesa gratë në të 40tat.

EMOCIONET E JUAJA

Se si ndiheni gjatë shtatëzanisë mvaret nga shumë gjëra në jetën tuaj. Shumë gra të kësaj moshe janë të brengosura më shumë për trupin e tyre, sesa psh gratë më të moshuara. Gjithashtu, gratë në këtë moshë janë më të fokusuara në martesat e tyre sesa në pjesët tjera të jetës së tyre, siç mund të jenë puna, apo edhe ardhja e një personi të tretë në mes, mund të jetë e vështirë.

RREZIKU NDAJ FOSHNJES TUAJ

Aborti spontan gjatë këtyre viteve është 9.5 %, më i ulët se sa mund të jetë ndonjëherë. Sepse vezoret tuaja janë relativisht të reja, foshnja juaj ka më pak gjasa që të lind me defekte të lindjes siç është Sindromi Daun, (1 në 1,667 lindje gjatë të 20tave) apo anomalitete të tjera kromozonale (1 ne 526 lindje gjate te 20tave).

Por ne te 20tat jane zakonisht femijet e lindur me keto anomali sepse gratë në këtë moshë me % kanë më shumë fëmijë, sesa ato të moshës pas 35tave, të cilat janë më të prirura për teste dhe mund të zgjedhin të abortojnë nëse fetusi ka ndonjë defekt në zhvillim.

Mosha 25 - 29

TRUPI JUAJ


Nëse ushtroni dhe hani drejtë, dhe këtë e vazhdoni edhe gjatë shtatëzanisë, ju mund te keni një lindje të lehtë dhe mund ta riktheni trupin tuaj shumë lehtë në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu kjo vlen edhe për moshat tjera, në të 20tat mund të keni trup më të mirëformuar, gjë që pas lindjes mund të humbni në peshë më lehtë.

Me termin për shëndet më jetëgjatë, nëse mbeteni shtatëzënë në të 20tat, ju mund të rritni mundësinë për kancerin e gjirit duke u bazuar në ca studime. Mjekët mendojnë se ndryshimet hormonale gjatë ovulimit (rrisin estrogjenin dhe progesteronin), të cilët stimulojnë rritjen e riskut ndaj këtyre kancereve, sa më shpesh që mbeteni shtatëzënë aq më rrallë ju ovuloni.

EMOCIONET E JUAJA

Në të 20tat e juaja të vonshme ju jeni më e prirur të formoni një karierë, pavarësisht asaj se kur jeni martuar, gjithashtu marrëdhënia me burrin e juaj është në formë më të mirë për t`u përballur me ndryshimet që sjell jeta prindërore.

RREZIKU NDAJ FOSHNJES TUAJ

Aborti spontan në këto vite është 10 %, pra pak më i lartë sesa tek femrat që janë pesë vite më të reja. Në vitet 25, shansi për të lindur fëmije me Sindromin Daun është 1 në 1,250 dhe 1 në 475 për të lindur fëmijë me anomalitete të tjera kromozonale.

Mosha 30 - 34

TRUPI JUAJ


Fertiliteti fillon të bie në moshën 30 vjeçare, por ky ndryshim ndodh gradualisht, gjatë pesë viteve të ardhshme apo më shumë. Nëse keni nevojë për trajtim infertiliteti, shanset për sukses janë më të mëdha se sa tek gratë më të moshuara.

Për gratë nën moshën 35 vjeçare niveli i suksesit për vitro fertilizim (IVF), psh. është 25 gjer 28 %; për ato pas moshës 40 vjeçare, niveli bie nga 6 ne 8%. Një studim zbuloi që niveli për operime cezariane ishte dy herë më i lartë tek femrat në të 30tat, se sa tek ato në të 20tat, por mjekët nuk e dijnë se përse ndodh kjo.

EMOCIONET E JUAJA

Gratë të cilat janë të involvuara në punë në të 20tat janë më të gatshme emocionalisht për të filluar familje sesa kur kalojnë në një dekadë më vonë. Ato kanë energji dhe resurse për ta bërë atë.

or mund të jenë edhe të shtyra nga direktiva të ndryshme. Ato janë të brengosura se kur mund të jenë të gatshme të rikthehen në punën e tyre – apo kur mund të dëshirojnë.

RREZIKU NDAJ FOSHNJES TUAJ

Aborti spontan në këtë moshë ka nivel prej 11.7 %. Në të 30tat, risku për të lindur fëmijë me Sindromin Daun është 1 në 952 dhe për lindje me anomalitete të tjera kromozonale është 1 në 385.

Mosha 35 - 39

TRUPI JUAJ


Fertiliteti vazhdon të bie pas viteve 35, dhe vazhdon një zbritje më kulmore në moshën 38. Kjo është sepse vezoret e femrave po plaken dhe bëhet fertilizimi më i vështirë. Gjer në të 35tat, mjekët sugjerojnë që para se të fillojnë me trajtime fertilizimi, çiftet duhet të kenë marrëdhënie pa mbrojtje për një vit, kjo kohë është e reduktuar në 6 muaj tek gratë pas moshës 35 vjeçare.Problemi më i madh në trajtimin e infertilitetit tek çiftet qëndron tek trajtimi i vonshëm, sepse dallimi në moshë ka një rëndësi të madhe. Në fakt, shumë klinika infertiliteti, nuk pranojnë pacientë nëse janë më të vjetër se 39 apo 40.

Rreziku për shtypjen e lartë të gjakut gjatë shtatëzanisë është dyfish më i lartë tek gratë pas moshës 35 krahasuar me ato më të rejat në moshë; hipertensioni kap 10 deri në 20 % të shtatëzënave në këtë moshë. Diabeti është dy deri në trefish me i shpeshtë tek gratë pas të 35tave sesa tek ato më të reja, dhe rreziku për të shtuar në peshë është poashtu më i lartë tek ky grup.Shansi për operime cezariane është dyfish me i lartë tek femrat nga 35 – 39 sesa tek ato në të 20tat, ndoshta sepse lindja mund të zgjatë më shumë tek gratë më të moshuara.Kur shkalla e dytë e lindjes kalon kohën prej 2 orësh, atëherë mjekët intervenojnë me operim cezarian për të reduktuar streset tek fetusi.

EMOCIONET E JUAJA

Në këtë moshë mjekët mund të ju rekomandojnë amniocentezë apo ndonjë shtesë prenatale, sepse shanset për të lindur fëmijë me Sindromin Daun apo ndonjë anomali tjetër kromozonale janë duke u rritur dukshëm.

RREZIKU NDAJ FOSHNJES TUAJ

Shanset për të pasur lindje multiple, veçanërisht binjakë apo treneq, rriten dukshëm në të 30tat e vonshme apo në të 40tat e hershme. Kjo me siguri ka të bëjë me stimulimin hormonal që ndryshon gjatë moshës, duke rritur shanset për të fekonduar më shumë se një vezë.

Gratë të cilat konsumojnë ilaçe fertilizimi janë më të rrezikuara për të pasur lindje multiple sepse ilaçet stimulojnë prodhimin e më shumë vezëve. Niveli për abort spontan është i përafërt me 18 %.

Mosha 40 - 44

TRUPI JUAJ

Së pari lajmi i mirë: Një studim i ri pohon se gratë pas moshës 40 vjeçare të cilat kanë lindur foshnje pa ndihmën e ilaçeve të fertilizimit apo pa ndonjë asistim të teknologjisë reproduktive janë të prirura të jetojnë më gjatë. Pse? Një teori thotë që shkak është estrogjeni, i cili është prodhuar në gruan fertile ka efekte jetëgjata në zemër, kocka dhe organe tjera. Megjithatë, pak më shumë se 1 % e grave pas moshës 40-44 mund të lindin. Shanset për të ngelur shtatëzënë gjatë cilitdo muaj bien në vetëm 5 % pas moshës 40 vjeçare.

Se sa mirë do të shkojë shtatëzania dhe lindja në të 40tat, mvaret nga shumë faktorë, përfshirë këtu edhe nivelin e peshës suaj, shprehitë e juaja shëndetësorë dhe gjithashtu nëse për ju kjo është lindja e parë. Ankesa më e madhë gjatë shtatëzanisë në këtë moshe edhe lodhja.

Ndryshimet hormonale gjatë shtatëzanisë bëjnë që të gjitha gratë të ndihen të lodhura, por siç duket kjo është më e pranishme tek ato më të moshuarat dhe mund të jetë më e mundimshme nëse kanë ndonjë fëmijë tjetër për tu kujdesur.

Nëse keni fëmijë, mund të jeni më të prirura për të pasur hemoroide, presion në abdomen, presion në uterus dhe vagine, dhe gjinjë më të vyshkur se që kishit para 20 viteve, thjeshtë sepse muskujt në këto zona janë tërhequr. Ju mund ti minimizoni këto efekte duke u siguruar që të mos shtoni shumë kilograme në peshë gjatë shtatëzanisë, duke qenë aktive dhe duke ushtruar që të mbani muskujt e vaginës të fortë.

EMOCIONET E JUAJA

Ndërkohë që keni kaluar të 40tat, ju keni fituar një eksperiencë dhe maturi duke rritur fëmijë. Shanset janë që të jeni më të durueshme sesa që keni qenë në të 20tat. Por me siguri që jeni të brengosura.

Më së shpeshti degjojmë të thonë: Unë do të jem plakur derisa fëmiu të shkojë në shkollë. Prindërit e moshuar duhet të baraspeshojnë ndjenjën e humbjes së lirisë dhe spontanitetit me kënaqësinë e ndjenjës gjatë rritjes së fëmiut.

RREZIKU NDAJ FOSHNJES TUAJ

Rreth 1 në 3 të të gjitha shtatëzanive tek gratë e moshës 40-44 mbarojnë me abort spontan. Janë disa arsye: Veza mund të ketë qenë defekte, vija e mitrës mund të mos ketë qenë e hollë sa duhet, apo furnizimi me gjak në mitër mund të mos ketë qenë i mjaftueshëm për të filluar shtatëzaninë.

Rreziku nga placenta previa (ku placenta qëndron poshtë në mitër, duke bllokuar pjesërisht apo plotësisht hapjen e cervikut dhe duke krijuar një rrezik të lartë nga gjakderdhja) dhe nga rreziku kur e tërë placenta apo ndonjë pjesë ndahet nga muri mitrës. Foshnjet e lindura nga gratë në moshën mbi 40 vjeçare janë zakonisht më të vogla në peshë.

Rreziku nga lindjet me defekte kromozonale rritet nga viti në vit. Nëse lindni në moshën 40 vjeçare foshnja mund të ketë shanset 1 në 106 të lind me Sindromin e Daunit dhe 1 në 66 me ndonjë defekt kromozonal. Por në moshën 44 vjeçare, ky rrezik rritet rrespektivisht nga 1 në 38 dhe nga 1 në 26.

Mosha 45 - 49

TRUPI JUAJ


Përqindja e grave të cilat kanë lindje në këtë moshë është .03, dhe shanset për trajtim të suksesshëm infertiliteti bie jashtëzakonisht shumë. Aftësia për të mbetur shtatëzënë në këtë moshë është reflektim i një shëndeti të mirë. Ne të gjithë ndëgjojmë ngjarje nga gratë që kanë pasur sukses për të lindur në të dyzetat e vonshme me anë të vitro fertilitetit, por gati gjysma e këtyre shtatëzanive ia kanë dalur mbanë me anë të IVF.

Shumica e grave në të 40tat janë shumë stresuese gjatë testit të kontrollimit të shëndetit të tyre kardiovaskular, dhe ato mund të monitorohen ndaj shenjave të diabetit apo problemeve të ngjashme. Edhe nëse janë në formë të mirë fizike, për të mbajtur dhe lindur një foshnje është më e vështirë se sa që mund të ketë qenë në formën fizike në të 20tat.

Shtatëzania në fakt është si një ngjarje atletike. Shtypja gjakut dyfishohet, duke rritur të rrahurat e zemrës dhe shtimi në peshë rëndon muskujt.

EMOCIONET E JUAJA

Shumë gra në të 40tat e tyre janë të brengosura për shëndetin e foshnjes së tyre po aq sa edhe për shëndetin vetanak – me arsye të mirë, sepse rritet rreziku për që të dy. Por shumica shtatëzanive, sidomos pas të 40tave kanë të ardhura të mira. Sa më shumë kujdeseni për veten, aq më e suksesshme do të jetë shtatëzania juaj.

RREZIKU NDAJ FOSHNJES

Më shumë se gjysma e shtatëzanive në moshën mbi 45 përfundojnë me abort (para javës së 20). Rreziku nga lindja është dyfish më i shtuar se tek ato në të 20tat, për këtë arsye mjekët preferojnë më shumë teste dhe ultrazëra në javët e fundit të shtatëzanisë në gratë më të moshuara. Shanset për anomali kromozonale rriten jashtëzakonisht shumë.

Në moshën 45 vjeçare, 1 në 30 janë shanset për të lindur fëmijë me Sindromin Daun dhe 1 në 21 janë shanset për të lindur fëmijë me anomali të tjera kromozonale. Në moshën 49, ky rrezik rritet rrespektivisht nga 1 në 11 dhe 1 në 8.

Mbi 50
Mesatarja e moshës për menopause është 51 vjeç, por kjo mund të varojë nga 45 në 55. Gati të gjitha shtatëzanitë mbi moshën 50 vjeçare kërkojnë asistencë, që nga ilaçet e fertilitetit, furnizim me hormone apo edhe shpesh vezë donator.

Në këtë moshë niveli i komplikimeve është shumë i lartë duke përfshirë hipertensionin, probleme të ngjashme, dhe probleme me placentën gjë që kërkon monitorim strikt dhe kujdes.

Dhe po ashtu është edhe çështja e paslindjes së femijes. Të gjithë e dimë që 50 vjeçaret janë më energjike dhe me alarmante, dhe kanë një benefit shtesë, atë të maturisë dhe eksperiencës. Por gratë mbi 50 vjeç kanë nevojë për energji shtesë për t`u zgjuar çdo 2 orë për të sapolindurin apo për të vrapuar pas vogëlushit.

Statistikat tregojnë se nëse gruaja mbetet shtatëzënë, dhe kujdeset mirë për vete , natyrisht duke llogaritur edhe testet, më e mundshme është që ajo të lind një fëmijë të shëndetshëm pavarësisht nga mosha e saj. Niveli i vdekjeve të fetusit ka rënë për rreth 70 % që nga viti 1960. Ky është një lajm i mrekullueshëm për të gjitha gratë shtatëzëna.

B:femra.al
 
Pe: Shtatëzania gjatë moshës 20, 30, 40 vjeçare

Mosha 20 - 24
TRUPI JUAJ


Këto janë vitet më fertile të jetës suaj. Sigurisht që keni cikle menstruale të rregullta dhe shumica e tyre, për të mos thënë të gjitha, janë mujore ovulimi. Por megjithatë nuk do të thotë që mund të mbeteni shtatëzënë kurdo që dëshironi.

Mesatarja e grave të moshës 20 – 24 ka 20 % të shansës në çdo muaj për të mbetur shtatëzënë kur nuk kanë mbrojtje gjatë marrëdhënieve. Kur ju të mbeteni shtatëzënë, shtypja e gjakut me siguri që do të ju kontrollohet gjatë çdo vizite prenatale, edhe pse gjatë të 20tave egziston risku i ulët nga hipertensioni në shtatëzani apo shtypja e lartë e gjakut. Një hulumtim i ri pohon që keni përgjysmë më pak risk nga diabeti sesa gratë në të 40tat.

EMOCIONET E JUAJA

Se si ndiheni gjatë shtatëzanisë mvaret nga shumë gjëra në jetën tuaj. Shumë gra të kësaj moshe janë të brengosura më shumë për trupin e tyre, sesa psh gratë më të moshuara. Gjithashtu, gratë në këtë moshë janë më të fokusuara në martesat e tyre sesa në pjesët tjera të jetës së tyre, siç mund të jenë puna, apo edhe ardhja e një personi të tretë në mes, mund të jetë e vështirë.

RREZIKU NDAJ FOSHNJES TUAJ

Aborti spontan gjatë këtyre viteve është 9.5 %, më i ulët se sa mund të jetë ndonjëherë. Sepse vezoret tuaja janë relativisht të reja, foshnja juaj ka më pak gjasa që të lind me defekte të lindjes siç është Sindromi Daun, (1 në 1,667 lindje gjatë të 20tave) apo anomalitete të tjera kromozonale (1 ne 526 lindje gjate te 20tave).

Por ne te 20tat jane zakonisht femijet e lindur me keto anomali sepse gratë në këtë moshë me % kanë më shumë fëmijë, sesa ato të moshës pas 35tave, të cilat janë më të prirura për teste dhe mund të zgjedhin të abortojnë nëse fetusi ka ndonjë defekt në zhvillim.

Ajo qe gjithmon me qetesonte per zgjedhjen time e te qenit shtatezane gjate kesaj moshe ishte se je low-risk.
Do thosha qe jam kunder asaj te thene per fokusin tek martesa sesa tek femija, por prap se prap dhe artikulli vete thote qe varet nga cdo femer.

Flm per artikullin, te mendohemi sa me shpejt per tjetrin pa arritur 30tat.
 
Back
Top