Shtatëvjeçarja recitoi poezinë me një boa dy metra të lidhur rreth qafës

MasteR

I'm offline
goc.jpg

Vajza shtatë vjeçare Olivia Binfield nga Kenti shokoi publikun dhe jurinë në versionin britanik të shout televiziv “Britain’s Got Talent” duke dalë në skenë me një gjarpër të madh boa rreth qafës, shkruan Daily Mail.
Vajza në skenë doli me një fustan të zi, u prezantua dhe tha se kishte përgatitur një poezi. Kur juria i tha të filloj ajo vrapoi prapa skenës dhe publiku i zhgënjyer mendoi se Olivia u frikësua dhe iku nga skena. Por shpejtë u kthye me një ndihmës. Rreth qafe i ishte mbështjellë një gjarpër i madh me emrin Lucy, i gjatë mbi dy metra.

Të gjithë anëtarët e jurisë mbetën të tmerruar, pak edhe të shqetësuar për pamjen që shihnin në skenë. Por Olivias gjarpri nuk i pengoi aspak dhe pa problem recitoi poezinë për mbrojtjen e kafshëve të rrezikuara. Kur përfundoi, ajo i tregoi jurisë se jeton në të njëjtën shtëpi me gjarprin.

Në një moment dukej sikur gjarpri po shtrëngonte qafën e Olivias kështu që udhëheqësit pas skenës ia bënë me shenjë jurisë t’i japë më shpejtë vlerësimet e veta. Të tre vendosën që Olivia të vazhdojë më tutje. /Telegrafi/

YouTube - Olivia Binfield - Britain's Got Talent 2011 Audition - International Version
 
Pe: Shtatëvjeçarja recitoi poezinë me një boa dy metra të lidhur rreth qafës

:O ca mesazhi percolli..sa i mbrojn dynjaja kafshet
 
Pe: Shtatëvjeçarja recitoi poezinë me një boa dy metra të lidhur rreth qafës

zbesoj se ka te beje me publicitetin ndaj kafsheve kjo gje
 
Pe: Shtatëvjeçarja recitoi poezinë me një boa dy metra të lidhur rreth qafës

e degjove ate qe recitoi,dhe cili ishte mesazhi?
 
Pe: Shtatëvjeçarja recitoi poezinë me një boa dy metra të lidhur rreth qafës

un cdo kafsh do mbroja e do i beja publicitet vec gjarperit jo uuuuu i kam frik
 
Pe: Shtatëvjeçarja recitoi poezinë me një boa dy metra të lidhur rreth qafës

hahahha e ka me pasion goca vogel,e mbanin ne shpi e degjove piiiika njerezve dhe un i kam tmerr ne tv dhe sec me ben nje far efekti..ne fakt kam tmerr gjith zvarraniket..nje her qe pash nje,ik un..e ik gjarpri su mor vesh kush kishte me frik :p
 
Pe: Shtatëvjeçarja recitoi poezinë me një boa dy metra të lidhur rreth qafës

Se kuptoj pse duhet ta besh kete gje ne televizion?Cfare ka arritur me kete?
 
Pe: Shtatëvjeçarja recitoi poezinë me një boa dy metra të lidhur rreth qafës

apsara ka kaluar ne fazen e metejshme te edicionit
 
Pe: Shtatëvjeçarja recitoi poezinë me një boa dy metra të lidhur rreth qafës

zbesoj se ka te beje me publicitetin ndaj kafsheve kjo gje
Vogelushja percolli nje mesazh renqethes audiences, mesazh i cili u perforcua nga gjarpri qe kishte ne qafe pasi nje pjese e mire e popullsise se botes i ka frike gjarprinjte...por ja, kjo vogelushe 7 vjecare ju del per mbrojtje.

Se kuptoj pse duhet ta besh kete gje ne televizion?Cfare ka arritur me kete?
Vertete nuk e kupton? Shikoje dhe njehere.
 
Pe: Shtatëvjeçarja recitoi poezinë me një boa dy metra të lidhur rreth qafës

Jo kjo ta vej ne qafe po gjith me rradhe une prap frike i kam... gjithsesi une do thoja e kan vendos gocen ne rrezik kot..
 
Pe: Shtatëvjeçarja recitoi poezinë me një boa dy metra të lidhur rreth qafës

E medet... Cfare nuk ben dynjaja per tu bere te famshem,apo per te bere femijet.
 
Back
Top