Shtatë fakte për ritmin që ndjek organizmi i njeriut

*deliza*

VIP
V.I.P
Shtatë fakte për ritmin që ndjek organizmi i njeriut​

Mënyrat surprizuese sesi “ora e brendshme” e trupit ndikon në jetën tonë

Edhe pse gjatë gjithë ditës jemi në lëvizje, apo bëjmë një jetë aktive dhe ndjejmë simptoma e ndjesi të ndryshme, nuk e dimë se edhe organizmi ynë zbaton një orë të caktuar. Shumë prej nesh nuk e venë re se trupi ynë ndjek një ritëm të caktuar, sidomos ndryshimet midis gjendjes trupore para gjumit dhe asaj pasi jemi zgjuar. Ashtu si një orë, edhe ritmi i trupit të njeriut ndjek pak a shumë të njëjtat gjendje apo zhvillime, gjatë intervalit ditë-natë. Të gjitha këto vihen në funksion të mirëfunksionimit të organeve në trupin e njeriut. Zakonisht çdo funksion në trupin tonë, operon gjatë ditës në mënyrë të tillë duke ndjekur një cikël të caktuar, i cili bashkërendon me funksionimin e një organi tjetër. Për shembull, mbasi ju keni ngrënë drekën stomaku do të nisë “punën” e tij për t’ia pasuar në vazhdim organeve të tjera të aparatit tretës. Nëse ju nuk do të ishit ushqyer cikli i këtyre funksionit të këtyre organeve nuk do të realizohej. Pra ky cikël kohor i realizimit të funksioneve në organizmin e njeriut vepron sipas rimtit të trupit, që nga lindja dhe deri në vdekje. Prishja dhe çrregullimi i këtij ritmi natyror trupor do të ishte shumë i dëmshëm për organizmin, aq sa mund të shkaktojë edhe vdekje. Sipas një studimi u tregua se infermieret të cilat punonin gjatë natës ishin më të predispozuara për të shfaqur kancerin e gjirit në krahasim me infermieret që punonin gjatë ditës. Po ashtu mund të ishin më të predispozuara ndaj shfaqjes së diabetit dhe obezitetit. Po jo vetëm ushtruesit e këtij profesioni, por gjithkush që do të krijonte çrregullim të ritmit trupor bëhet më i prekshëm nga sëmundje të ndryshme, e po ashtu mund të shfaqin aritmi kardiake. Në një studim të psikologjistit Roberto Rafinetti, shef i lajmeve në gazetën “Circadian Rhythms” dhe Steven Brown, studiues ne Universitetin e Zyrihut, të raportuar në “Newsweek” tregohen shtatë fakte rreth ritmit në trupit e njeriut.

Ja cilat janë shtatë faktet e njohura për funksionimin e ritmikës së trupit.
1. Temperatura e trupit të njeriut është më e ulët në momentin kur në çohemi në mëngjes, krahasuar me temperaturën që organizmi tregon në mbrëmje. Temperatura 37 gradë celsius në orën 7 të mëngjesit mund të tregojë ethe, ndërsa në orën 5 të mbasdites mund të jetë normale.
2. Për arsye po të ritmit të trupit është zbuluar se organizmi i njeriut është më i predispozuar për të pësuar atak kardiak në orët e para të mëngjesit. Dhe kjo gjendje është gati 2 herë më e rrezikshme se sa në kohë të tjera të ditës.
3. Po ashtu lindjet e fëmijëve janë më të shpeshta në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, edhe kjo për arsye të ecurisë të ritmit që ndjek organizmi.
4. Por ritmi i organizmit shfaq edhe ndryshimet që ndodhin në sferën psikike, çka mund të pasohet edhe me dëmtime nëse ndodhin çrregullime. Për shkak të këtyre çrregullimeve një pjesë e vetëvrasjeve kryhen në orët e para të mëngjesit.
5. Po për këtë arsye edhe recetat mjekësore të dhëna nga mjekët zbatojnë një orar të caktuar. Sipas rasteve më të shpeshta mjekimet merren zakonisht në mëngjes dhe në darkë. Për shembull aspirina dhe antihistamina do të jepnin një efekt më të plotë nëse do të merreshin në mëngjes. Por disa tipa mjekimesh, për shembull kimioterapia ndaj kancerit, mund të jetë më e efektshme nëse do të administrohej gjatë natës.
6. Njerëzit, zakonisht, pëlqejnë seksin gjatë natës, pikërisht para kohës së gjumit, krahasuar me çaste të tjera gjatë ditës.
7. Nëse ne do të jetonim në errësirë të plotë, në do të ndiqnim një cikël të tillë në ditë-natë që do t’i kalonte 25-orët. “Ora gjenetike” kontrollon temperaturën e trupit, sekretimin e hormoneve dhe shumë aktivitete të tjera të nivelit qelizor.

Si të jetosh më gjatë dhe i shëndetshëm

Nuk janë të pakët njerëzit që ndahen nga jeta në moshë të re për shkak të sëmundjeve të ndryshme. Por nuk mungojnë as mundësitë për të përmirësuar akoma e më tepër mënyrën e jetesës, për të shmangur sëmundjet e ndryshme dhe për të jetuar 80, 90 e pse jo edhe 100 vjet. Nëse gjithsecili do të kujdesej për shëndetin dhe mirëqenien e tij, njerëzit do të jetojnë mesatarisht deri në 85 vjeç dhe në vitin 2050 rreth 800 000 amerikanë do të festojnë 100-vjetorin. Sipas mjekëve edhe pse njerëzit pësojnë plakjen fizike, zemra e disa prej tyre mund të qëndrojë e re deri në vdekje, nëse do të ndiqet dietat e duhura, ushtrimet fizike e të shmanget stresi. Fuqia e trupit sigurisht që ulet me kalimin e moshës, sidomos nëse je në dekadën e nëntë të jetës, e me shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme gjendja fizike dobësohet edhe më tej.

Faktorët pozitivë për jetën e njeriut
Shumë studime kanë treguar faktorët të cilët janë pozitivë për jetën e njeriut, duke ndikuar në jetëgjatësinë e tij. Por 35 për qind për jetëgjatësinë përgjigjen gjenet e njeriut, për të cilët shkenca dhe mjekësia e deritanishme ka shumë pak në kontroll. Por studimet e ndryshme mjekësore kanë treguar se shmangja e probleme kardiake dhe të gjakut do të ishte një faktor i rëndësishëm për të jetuar më gjatë. Sipas Doktor Richard S. Rivlin, asnjëherë nuk është vonë për të adoptuar mënyra të reja të sjelluri të cilat do të ndikonin pozitivisht në shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj. Por këto kompozime qelizash kancerogjene në trupin e njeriut nuk janë të ndikuara nga mosha. Për të shmangur këto probleme qenësore nuk kanë munguar edhe studimet e dietologëve, të cilët shprehen se është e rëndësishme të shmangen kaloritë e tepërta, yndyrnat dhe të merren sheqerna në masën e duhur.

Rëndësia e ushtrimit fizik gjatë ditës

Koha për të rinjtë duket sikur fluturon, por kur i ke kaluar të 60-at gjykon se nëse do t’i kishe kushtuar vetëm një orë nga dita jote aktivitetit fizik, do të ndiheshe më mirë. E në të vërtetë sipas mjekëve dhe shkencës duke ushtruar aktivitete fizike vetëm disa orë nga dita juaj, përfshirë edhe aktivitete aerobike do të uleshin rastet e shfaqjeve të problemeve kardiake, ngrirjes së muskujve apo thyerjes së kockave; po ashtu ushtrimet e tendosjes reduktojnë artritet dhe ndikojnë në fleksibilitetin e muskujve dhe balancën e trupit. Studime të tjera në vija të trasha kanë theksuar se aktiviteti fizik është një faktor pozitiv në jetëgjatësinë e njeriut si te femrat, ashtu edhe te meshkujt. Shumë njerëz kanë një fizik të mirë dhe zemër të shëndetshme pikërisht sepse ushtrohen dhe nuk rrezikojnë dhjamosjen e organeve të trupit, apo dobësimin e muskujve.

Pse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt

Në botën e industrializuar, femrat jetojnë 5 deri në 10 vite më shumë sesa meshkujt. Ndër njerëzit që i kanë kaluar 100 vjeç, 85 përqind janë femra. Një arsye e rëndësishme është avantazhet që femrat kanë ndaj meshkujve, për sa i përket sëmundjeve kardio-vaskulare, siç është ataku në zemër dhe infarkti. Gratë zakonisht përballen me këto probleme tek të 70-at dhe 60-at, rreth dhjetë vjet më vonë se meshkujt, të cilët preken nga këto simptoma tek të 50-at dhe 60-at. Për një kohë të gjatë, doktorët mendonin se ky ndryshim vinte për shkak të estrogjenit. Por studimet kanë treguar se nuk mund të jetë kjo arsyeja, dhe tashmë e dimë se po t’u japësh estrogjen grave që kanë kaluar menopauzën është e dëmshme për to. Një arsye për shfaqjen më vonë të sëmundjeve kardiovaskulare mund të jetë fakti se femrat kanë relativisht deficencë hekuri, krahasuar me meshkujt.

TO​
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top