Shqiptarja, atletja më e mirë në Maqedoni

legjenda

Tetova
Atletja më e mirë shqiptare në Maqedoni, Drita Islami, e cila vrapon në 400 metra me pengesa, konsideron se viti 2016, ka qenë vit i suksesshëm për të. Ajo është zgjedhur atletja më e mirë në Maqedoni nga Federata Atletike Maqedonase. “Viti 2016 ka qenë viti me i suksesshëm për mua gjatë gjithë karrierës sime 7-vjeçare. Edhe pse 5 vite radhazi jam zgjedhur atlete e vitit, mirëpo ajo ka qenë në kategori me të ulëta sipas moshës që kam pasur, ndërsa ky titull bën pjesë në kategorinë më të lartë dhe është çmimi kryesor në atletikë. Jam shumë e lumtur që arrita ta fitoj këtë titull, mendoj që pjesëmarrja ime në Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’, më siguroi këtë çmim. Ndjehem shumë krenarë me veten për pjesëmarrjen time atje, si dhe për sukseset e arritura, shpresoj që vitin 2017 me presin suksese edhe më të mëdha, duke filluar me rekorde të reja, normë europiane si dhe medalje ndërkombëtare. Dua ti falënderoj përzemërsisht familjen, shoqërinë si dhe gjithë njerëzit tjerë që me kanë mbështetur gjatë gjithë kohës, mos e harroj edhe trajneren time Aleksandra Vojneska për punën që po bën me mua”, ka thënë Islami.
auto_16144033_1298136450251394_1559168114_n1484659403.jpg
http://www.botasot.info
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top