Shqiptari zhduket në det në Itali, 4 muaj pa gjurmë për ti shpëtuar martesës .

PiNkY

Anëtar i Nderuar
115-370x290.jpg


U përmbyll me fund të lumtur, çështja e zhdukjes së çuditshme të Xhevahir Gjutës, i njohur ndryshe si Jimmy, zhytësi shqiptar 26 vjeçar i cili ishte zhdukur në det, në Punta Ala në Itali, në muajin mars.

Në të vërtetë u shtir sikur u zhduk, dhe për katër muaj jetoi në hije duke u fshehur. Ishte kushëriri i tij me të cilin jetonte në Grosseto ai që deklaroi zhdukjen dhe nga ai moment për dhjetë ditë me radhë, policia, karabinierët dhe Roja Bregdetare, nisën kërkimet në kushte të vështira të motit, por pa rezultat.

Makina e të riut u gjet në një shteg që të çonte në plazh pranë disa shkëmbinjve dhe në breg të detit ishin gjetur rrobat e zhytjes, duke rritur mundësitë që ai të kishte vdekur i mbytur në det, ose ndoshta Jimmy kishte ikur në këmbë dhe kishte shkuar te disa miq të tij.

“Kur kushëriri i tij u paraqit i alarmuar në polici, nisën kërkimet dhe u mendua për më të keqen. Jimmy ishte mbytur në Punta Ala dhe trupi i tij ishte fundosur”, shkruan noa, duke rindërtuar ngjarjen, ashtu si dhe një sërë mediash të tjera që i bën jehonë lajmin.

Por e vërteta është se Jimmy vetëm ishte shtirur se ishte zhdukur në det, pasi i riu pa dokumenta dhe kartë identiteti shkoi në Milano dhe për katër muaj me radhë jetoi rrugëve.

Arsyeja? Kishte shumë gjëra që do të donte të ndryshonte në jetën e tij, mes tyre një martesë e caktuar për në 15 prill në Shqipëri, kishte ndërtuar një tjetër jetë larg vendit të origjinës, ishte puna dhe një sërë përgjegjësish të tjera që e rrethuan duke e shtyrë të arratiset.

Të shtunën e kaluar Jimmy, ndoshta i lodhur nga jeta rrugëve, u rishfaq në Grosseto, për të vizituar një miken e tij. Pas kësaj u paraqit në policinë e Punta Ala dhe tregoi mes lotësh, gjithë atë që i kishte ndodhur gjatë këtyre katër muajve, duke bërë të pamundurën për të mos u gjetur nga policia, të afërmit madje ca më shumë nga e fejuara.

Xhevahir Gjuta deklaroi se donte të zhdukej nga një jetë që nuk e ndiente më të tijën dhe nga një martesë me mblesëri, prej së cilës do martohej me zor pak ditë pasi ndërmori veprimin ekstrem./noa/
 
Titulli: Shqiptari zhduket në det në Itali, 4 muaj pa gjurmë për ti shpëtuar martesës

Edhe thon meshkujt nuk jan frigacak:viol:
 
Titulli: Shqiptari zhduket në det në Itali, 4 muaj pa gjurmë për ti shpëtuar martesës

Mashkull kot
 
Titulli: Shqiptari zhduket në det në Itali, 4 muaj pa gjurmë për ti shpëtuar martesës

Hajde mendje hajde
 
Titulli: Shqiptari zhduket në det në Itali, 4 muaj pa gjurmë për ti shpëtuar martesës

Budalla! :stelle:
 
Titulli: Shqiptari zhduket në det në Itali, 4 muaj pa gjurmë për ti shpëtuar martesës

Hik mer toc kuklle .
 
Titulli: Shqiptari zhduket në det në Itali, 4 muaj pa gjurmë për ti shpëtuar martesës

Me pelqen vendimi I tij ne 1 fare menyre, dhe qenka goxha simpatik :)
 
Titulli: Shqiptari zhduket në det në Itali, 4 muaj pa gjurmë për ti shpëtuar martesës

madje ca më shumë nga e fejuara.
Familja si familja, por e fejuara i paska shtir tmerin ketij lol shkreti djal lol

Gjithsesi, njerzit qe jetojne pa dokumenta ne nje vend, kane nje stress emocional shume et madhe, gje qe e mund ti coj te veprojne ne menyre te pa kuptueshme.

Uroj te gjej nje zgjidhje per jeten e tij :)
 
Titulli: Shqiptari zhduket në det në Itali, 4 muaj pa gjurmë për ti shpëtuar martesës

Me pelqen vendimi I tij ne 1 fare menyre, dhe qenka goxha simpatik :)

Single eshte akoma, veja synin :D
 
Titulli: Shqiptari zhduket në det në Itali, 4 muaj pa gjurmë për ti shpëtuar martesës

Mashkull pa pik dinjiteti,dhe smerr as pergjesit e tija per mua esht i papjekur dhe me karakter teper te dobet.Nje mashkull tamam nese nuk i pelqente me martesa ka bisedim me partneren dhe jo te fshihet si lepur apo te bej si i vdekur.Me pak fjal njeri vl
 
Titulli: Shqiptari zhduket në det në Itali, 4 muaj pa gjurmë për ti shpëtuar martesës

Single eshte akoma, veja synin :D


Sic duket I humba shancet tani, u shtua konkurenca :D
 
Back
Top