Shqiptari shet pica 1000 dollarëshe në New York

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
shqiptari_shet_pica_1000_dolla.jpg


Pronari i picerisë Nino’s Bellisima, shqitari Nino Selimaj i kishte lindur ideja më 2007 për ta përgatitur një pica ekstravagante. Ai punoi më shumë se një vit vetëm për të gjetur kombinimin e duhur të përbërësve dhe mëlmesave për picën e shtrenjtë.

Pica 1000 dollarëshe përmban salcë kosi, katër llojë havijari, karavidhe, vezë peshku losos dhe pak wasabi. Secila pjesë e picas shitet për 250 dollarë dhe përmban vetëm një lloj havijari.

Bile edhe gjatë krizës ekonomike Selimaj thotë se ka myshterinj që vijnë ta provojnë specialitetin e tij. Ata që kanë shijuar picën më të shternjtë në botë thonë se kjo pica nuk ka shije si të picave tjerë e që nuk është për tu habitur për faktin se vetëm pjesa e brumit të pjekur është prej miellit Italian, ndërsa materiali tjetër është prej djathi.

Pica më e shtrenjtë në botë me çmim rreth 2400 dollarë mund të gjendet në menunë e restorantit Margo’s në Malta. Edhe pse pronari i restorantit Claude Camilleri një herë ose dy herë në vit ka shansin ta gatuajë një pizzë të tillë. Nino Selimaj thotë se të paktën gatuan dy pica të tilla në javë, e kur flitet për picat e New Yorkut kjo nuk është vetëm punë reklame, shkruajnë mediat amerikane./Yllpress
 
Pe: Shqiptari shet pica 1000 dollarëshe në New York

Ky paska biznes me mend nje pic edhe siguron muajin :D :D
 
Pe: Shqiptari shet pica 1000 dollarëshe në New York

Hajde lek hajde
 
Pe: Shqiptari shet pica 1000 dollarëshe në New York

Ca eshte havijari?

Epo i lumte , keto quhen inteligjent qe perfitojne nga budallenjte :D
 
Pe: Shqiptari shet pica 1000 dollarëshe në New York

HAVJAR m.

  • Vezë peshku, sidomos ato të blinit e të qefullit, të kripura e të përgatitura me vaj, që përdoren për të ngrënë. Havjar i zi. Havjar blini. Bëj havjar.

    9201251271110__caviar.jpg
    caviar.jpg

    caviar.jpg

 
Pe: Shqiptari shet pica 1000 dollarëshe në New York

Ca eshte havijari?

Epo i lumte , keto quhen inteligjent qe perfitojne nga budallenjte :D

Ja kjo e mencura e dha mendimin e saj vdis vdis ti loooooool LOL LOL LOL
 
Pe: Shqiptari shet pica 1000 dollarëshe në New York

Sa mire qe i hane njerezit keto gjera....Rrofsh Zzina per lajmin :)

Rendexxxx :D e di e di se pse me thua ashtu po lere tashi skam me lezet :P LOL
 
Back
Top