Shqiptari që ka 25 fëmijë e 100 nipa e mbesa .

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Ai sot nuk jeton, por ka lënë pas një histori të rrallë. Bëhet fjalë për Dalip Brahja nga fshati Katund-Librazhd, i cili ka mundur që të ketë dy gra, edhe pse një gjë e tillë nuk lejohej në kohën e komunizmit. Por, nuk mbaron këtu, pasi me to ai ka bërë plot 25 fëmijë dhe arriti të kishte 100 nipër e stërnipër.

Historinë e rrëfen gruaja e tij e dytë, Ferideja”, për “Shqiptarja”.

“Kam qënë 15 vjece, kam qenë vajzë e bukur, mos më shih sot që jam bërë gjyshe. Një ditë shkova të mprihja një vegël tek ai, Dalipi, ka qënë ustai i fshatit dhe në një çast ma bëri me sy. Kur shkova ta marr veglën, më tha se do të më merrte nuse. Ti je i martuar, i thashë, ke edhe fëmijë. Le të jem, m’u përgjigj, ti do të jesh nusja e vërtetë, shpirti i Dalipit. Ishte burrë i pashëm, punëtor, por edhe sevdalli i madh. M’u mbush mëndja dhe shkova, u bëra gruaja e tij, nisa një jetë të re, të pazakontë”, shprehet 62-vjeçarja.

“Si moshë e kisha si nënë, por me Qamilen(gruan e parë të Dalipit), megjithëse kishim një burrë të përbashkët, shkonim si motra. Shkonim mirë se edhe Dalipi e mbante kandarin drejt, nuk ia hante hakun asnjërës. Kishim një harmoni, që nuk e kish familje tjetër në fshat.

“Flinte një natë me njërën, një natë me tjetrën. E dinim rradhën dhe i lëshonim vendin njëra tjetrës. Të dya mbeteshim shtatzënë, ka pasur raste që kemi lindur të dya njëherësh, madje kemi bërë edhe një çift binjakësh”, shprehet ajo.

Ferideja shprehet se regjimi komunist nuk kishte bërë zë për këtë martesë të dyfishtë, duke qenë se Dalipi bënte shumë punë për ta, duke qenë se ishte usta dhe u bënte vegla.

Ferideja vazhdon që të jetojë në fshat, 6 vjet pas vdekjes së Dalipit, ndërkohë që nusja e tij e parë, Qamilja, tashmë 80 vjeç, jeton në Librazhd.

Ndërkohë, fëmijët, nipërit dhe mbesat e Dalipit, janë shpërndarë në gjithë Shqipërinë, ndërsa disa prej tyre kanë emigruar. /albeu.com/
 
Titulli: Shqiptari që ka 25 fëmijë e 100 nipa e mbesa .

timthumb.php


ja dhe foto e familjes.
 
Titulli: Shqiptari që ka 25 fëmijë e 100 nipa e mbesa .

e paska pas gruan si fabrike te nercedesit ky tipi
 
Pe: Shqiptari që ka 25 fëmijë e 100 nipa e mbesa .

Hahah keto te kenaqin, sa bukur e rrefen ish "bukuroshja fshatit" !
Edhe ai i ndjeri e paska mbajt drejt "kandarin" nuk u ka hyre ne hak as njeres as tjetres Lol eh medet...
Jete e pakuptimte.
 
Titulli: Shqiptari që ka 25 fëmijë e 100 nipa e mbesa .

timthumb.php


ja dhe foto e familjes.

nuk eshte foto e familjes se tij :) ndaj nuk e hodha ketu :D
 
Titulli: Shqiptari që ka 25 fëmijë e 100 nipa e mbesa .

e paska pas gruan si fabrike te nercedesit ky tipi

ishte i martuar me dy gra :) ndaj ka bere kaq shume fmi :)
 
Titulli: Shqiptari që ka 25 fëmijë e 100 nipa e mbesa .

Te rrojne, Dhe Dalipi ishalla ka zene rehat andej :)
 
Titulli: Shqiptari që ka 25 fëmijë e 100 nipa e mbesa .

Ma more nga goja Orke, ate do thoja dhe une o arf te kane genjyer me foton
shumica kinez jane aty dhe vec disa kokebardhe lol.
 
Titulli: Shqiptari që ka 25 fëmijë e 100 nipa e mbesa .

Ma more nga goja Orke, ate do thoja dhe une o arf te kane genjyer me foton
shumica kinez jane aty dhe vec disa kokebardhe lol.

dhe un e pashs e me shum duken si kinez po te lajmi kjo foto ishte,e meqe e solli lajmin pinky thash te sjelli un foton ...

didi hajt numroj njher nese jan 100 keta duhet te jen hahahha
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shqiptari që ka 25 fëmijë e 100 nipa e mbesa .

I lumt pushka
 
Titulli: Shqiptari që ka 25 fëmijë e 100 nipa e mbesa .

dhe un e pashs e me shum duken si kinez po te lajmi kjo foto ishte,e meqe e solli lajmin pinky thash te sjelli un foton ...

didi hajt numroj njher nese jan 100 ka duhet te jeni hahahha


Po jo gjithmon ato qe gjenden neper faqe interneti jane te sakta, tani kur artikulli flet per nje shqipetar
dhe duke e ditur si i ka tiparet, dallohet menjehere qe fotoja nuk eshte e sakt.:)

Nejse i lumt ketij qe ka bere nje ushtri..
 
Titulli: Shqiptari që ka 25 fëmijë e 100 nipa e mbesa .

aman cdiskutoni dhe ju, per foton: se kuptoni qe fotoja thjesht eshte bere ne menyre simbolike per te treguar skuadren e femijeve :P:P ...

gjthss kur lexova titullin thash mos e kan ngatarruar, kan thene shqiptari ne vendt te arabit :P... gjynah do shkonte nja 10 faqe diskutim, Lol....

Asgje e pazakonte, martesat e dyfishta kan ekzistuar qemoti ne cdo vend... shyqyr qe nusja e re paska qene e kenaqur dhe ky zotria (se qenka ber per rrahmet) i paska mbajt njesoj :P
 
Titulli: Pe: Shqiptari që ka 25 fëmijë e 100 nipa e mbesa .

Hahah keto te kenaqin, sa bukur e rrefen ish "bukuroshja fshatit" !
Edhe ai i ndjeri e paska mbajt drejt "kandarin" nuk u ka hyre ne hak as njeres as tjetres Lol eh medet...
Jete e pakuptimte.

Cila jete eshte per ty , me kuptim ?

Dalipi sic me duket e paska shijuar kete dynja hahhahah ! I lumi ai per vete :lol:
 
Titulli: Shqiptari që ka 25 fëmijë e 100 nipa e mbesa .

Sjell Arfeja foton e pergjigjet Pinky lol
se edhe mua kinez te vegjel me duken :D
Per temen-
Kur shkova ta marr veglën, më tha se do të më merrte nuse -lol ca priste tj kjo :P
Sa sh kane pjell aman...
 
Pe: Titulli: Pe: Shqiptari që ka 25 fëmijë e 100 nipa e mbesa .

Cila jete eshte per ty , me kuptim ?

Dalipi sic me duket e paska shijuar kete dynja hahhahah ! I lumi ai per vete :lol:

Po qe te behesh gruaja e dyte e ndonje "Dalipi" jo njehere besome Lol

E kam thene edhe e ri-them se keto martesat alla bashkesi e bujqesi nuk jan ne aprovimin tim, eshte jo "njerezore"
Per mendimin tim gjithmone :)

...gjithsesi ti ceni mos u ndal, nese e pelqen kete lloj "jete" te uroj sa me shume nuse e fmij
edhe nje dite mos te harrosh te na sjellesh nje foto si puna ktij :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shqiptari që ka 25 fëmijë e 100 nipa e mbesa .

ky trimi te kishte edhe nje grua do kalonte shifren prej 1000 femijesh hahhahahahhahaha te ishte shqiptar te na rritet nataliteti barem
 
Back
Top