Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shqiptarët, politika dhe cicërimat e zogjve

toni-1-680x365_c.jpg

Nga Elton Dono



Shkova
Pashë
Ika i qetë

Politika shqiptare bie erë, e nuk mendoj se ka ndonjë shpresë për të ndryshuar.
Por nëse nuk e sheh nga afër s’mund ta kuptosh.
Nëse e kupton, ikën i qetë se hoqe një peng se ndoshta diçka mund të bëhej për këtë vend.

Makiaveli e shkruajti te “Princi” i tij se politikanët(ish-princërit e dikurshëm) janë hiena që shqyejnë njëri-tjetrin dhe janë gati të pushtojnë, vrasin e përçudnojnë ç’ka u del para për pak pushtet.

Por prapëseprapë është një Zث që të thotë se ndoshta diçka mund të ndryshojë, në një vend fallco, me parti fallco, e njerëz të programuar e rritur për të qenë aty ku janë. Politikanë që financohen nga disa grupe interesi, për të marrë frenat një ditë.

Nëse merremi më pak me politikë, e më shumë me veten tonë do të ishte më mirë.

Le t’i flakim këta “shpëtuesit” e kombit në një cep të errët, të luftojnë me demonët e vetes së tyre, për ta kuptuar se ne nuk kemi nevojë për një kafshatë bukë që na servirin ata me angazhimet partiake, por ne jemi njerëz me dinjitet, të lirë dhe me mendime e vlera personale.

I kam zili ata njerëz që nuk merren fare me politikë. Ata që shijojnë në qetësinë e tyre barin, lulet, cicërimat e zogjve.
Ata e kanë njohur lumturinë dhe përjetësinë.
Ata jetojnë realisht. Të tjerët veç sa tregojnë mllefin, dufin, gjejnë vendin për të shprehur energjitë negative.
Duan të shfaqen, të duken, bëjnë spektakël para të tjerëve, syve që i shohin me kërshëri.
Duan të ngrejnë emrin e tyre në piedestal.
Duan të mos harrohen.
Vetëkënaqen, duke marre dikë nëpër gojë, ndërkohë që jeta e tyre mund të jetë shumë bosh.

A mos duhet ta pyesim vetveten herë pas here se çfarë duam në të vërtetë?
Kush jemi?

Kur ta kuptojme këtë, besoj do jemi më mirë.
Të paktën të tentojmë ta pyesim veten.

Nëse jo, thjesht frymojmë! blitz.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back