Shqiptaret ne Mal te Zi: Duam autonomi territoriale

alfonci

Veri investigatio
Shqiptaret e Malit te Zi kerkojne autonomi ne zonat e banuara prej tyre. Shqetesim per shqiptaret jane te drejtat themelore dhe ajo mbi pronen, te cilat ne jo pak raste jane cenuar rende.

“Ne presim qe te kete nje regjim territorial ku shqiptaret te adresojne kerkesat e tyre. Autonomia territoriale do te ishte zgjidhja me e mire”, deklaron kreu i shoqates se te drejtave te shqiptareve, Nikoll Camaj.

Por deputeti shqiptar ne Parlamentin malazez, Sinishta, thote se shqiptaret e Malit te Zi duhet te tregohen me te durueshem. “Ne duhet te presim. Nuk mund te ndodhe ne nje vit ajo qe nuk ka ndodhur per disa vjet. Shqiptaret duhet te kene besim dhe durim”, pohon Sinishta.

Ndersa shqiptari Angjell Gjocaj shprehet se te drejtat e minoriteteve ne Mal te Zi nuk respektohen, pavaresisht deklaratave te qeverise. “Mali i Zi ka rene dakord per te mbrojtur te drejtat e minoriteteve dhe ka nje hapesire per t’i rregulluar. Por ndodh e kunderta pasi shqiptaret ne Mal te Zi nuk respektohen”, thote ai.

Shqiptaret ne Mal te Zi festuan te vecuar nga malazezet 1-vjetorin e pavaresise se Kosoves, kryesisht ne qytetet Tuz dhe Ulqin.


|||Lajme.Net|||
 
Titulli: Shqiptaret ne Mal te Zi: Duam autonomi teritoriale

me te drejte kerkojne,
europa i ka thene Malit te zi se nuk je e gatshme te besh kerkese per ne europe (gje qe i ka kujtuar respektimin e shqiptarve atje qe bejne popullsine e dyte ne mal te zi.

atje eshte nje popullsi solide shqiptare nje tokat e tyre qe u pushtuan nga Njaz Nikolla.
 
Titulli: Shqiptaret ne Mal te Zi: Duam autonomi territoriale

Bravo per kete iniciative. Nuk po kerkojne asgje me shume sesa te drejta te barabarta si njerezit e cdo vendi te lire. Shqiptaret ne Mal te Zi jane autoktone dhe kane ndikuar pozitivisht ne marrjen e pavaresise se ketij pseudoshteti.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top