sweetzzinna
Dum spiro, spero くる

Shqiptaret që do të marrin pjesë në Lojrat Olimpike “Londër 2012 kane filluar zyrtarisht grumbullimin”.
Të pranishëm në këtë konferencë për shtyp, veç shefit të misionit për këto lojra, Viron Bezhani, kanë qenë dhe përfaqësues të Ministrisë së Sporteve dhe sponsorëve të ekipit tonë.
Pas fjalës së falenderimit, në praninë e mediave ëshë firmosur kontrata që lidh sortistët me Komitetin Olimpik për përfaqësimin e tyre në Olimpiadë.
Në këtë ditë të nisjes së grumullimit ishin të pranishëm peshëngritësit Briken Calja, Daniel Godelli, Endri Karina, notari Sidni Hoxha dhe atleti Adriatik Hoxha.
Ndërkohë në ditët në vijim do t’i bashkohen ekipit kombëtar edhe 6 sportistë të tjerë për të plotësuar deri më 11 korrik të gjithë grupin, pasi në këtë datë do të zhvillohet edhe ceremonia Gala Olimpike./ Peqini
Sportistët shqiptarë në “Londër 2012”
Me normë
1) Majlinda Kelmendi Xhudo, pesha 52 kg
2) Romela Begaj Peshëngritje, pesha 58 kg
3) Briken Calja Peshëngritje, pesha 69 kg
4) Daniel Godelli Peshëngritje, pesha 69 kg
5) Hysen Pulaku Peshëngritje, pesha 77 kg
6) Endri Karina Peshëngritje, pesha 94 kg
7) Klodiana Shala Atletikë
8) Luiza Gega Atletikë
Me ftesë
1) Noel Borshi Not
2) Sidni Hoxha Not
3) Adriatik Hoxha Atletikë
4) Arben Kuçana Qitje, pistoletë