Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shqiptarët ndryshojnë fenë: 13 mijë myslimanë u konvertuan në të krishterë

Guest2

Antarë i Respektuar
Një Studim me titull “Besimtarët në Krisht me të kaluar myslimane: Një Census global”, me autorë Duane Alexander Miller, nga Universiteti “St. Mary’s” në San Antonio, Texas dhe Patrick Johnstone, nga WEC International Singapore, e nxjerr Shqipërinë në vendin e parë në Europë, mes besimtarëve të krishterë, të cilët janë konvertuar si të tillë pasi më parë kanë qenë myslimanë.

“Që nga vitet 1960”, shkruajnë autorët, “ka patur një rritje domethënëse në numrin e konvertimeve nga Islami në Kristianizëm. Pjesa më e madhe e këtyre konvertimeve ka qenë në formën e Kristianizmit evangjelist apo Pentekostal, por ka patur edhe konvertime në kristianizmin katolik apo ortodoks, ndërkohë që disa të konvertuar të tjerë, deklarojnë se vazhdojnë që të mbeten, në një farë mënyre, edhe myslimanë edhe ndjekës të Jezusit”.

Studimi i gjatë, linkun e të cilit mund ta gjeni nëse klikoni KETU, shpjegon në hollësi se si dy autorët kanë siguruar vlerësimet dhe shifrat e të konvertuarve, kompleksiteti i kësaj pune, si dhe një listë të shteteve, të ndarë sipas kontinenteve, me numrin e besimtarëve në Krisht, të cilët kanë një të kaluar myslimane. Studimi përfshin edhe grafikë me vlerësime maksimale, minimale dhe mesatare të kësaj popullsie, që nga viti 1960 e deri më sot. Kërkimet për studimin, sipas autorëve, kanë nisur që në vitin 1960, kur Patrick Johnstone nisi që të mbledhë informacione mbi përmasën dhe natyrën e komuniteteve kristiane në vende të ndryshme të botës. Kjo rezultoi në gjashtë botime të librit “Operacioni Botë”, autor i të cilit është Johnstone.

Qëllimi i këtij libri ka qenë të ofrojë një profil të secilit vend në botë, duke përfshirë edhe informacione për ndarjen etnike dhe fetare. Sipas studimit, Shqipëria është mes 4 vendeve të para në Europë, për numrin e të krishterëve me të kaluar myslimane. Autorët vlerësojnë se janë 13 mijë shqiptarë të konvertuar në besimtarë të Krishtit. Vendin e parë e mban Bullgaria me 45 mijë besimtarë, vendin e dytë Mbretëria e Bashkuar me 25 mijë besimtarë, ndërkohë që pas saj renditet Gjermania me 15 mijë besimtarë. Sa i përket Kosovës, sipas studimit, besimtarët e konvertuar në kristianizëm, me një të kaluar myslimane, kanë qenë 2000./ bota.al
 
Titulli: Shqiptarët ndryshojnë fenë: 13 mijë myslimanë u konvertuan në të krishterë

Nuk eshte se po ndryshojne.
Thjesht kthehen ne origjinen e tyre,mjera vjecare.
Shqiptaret kane qene nje popull me besim te Krishter.
PA c"ka qe neper dallg historie e pushtimesh u konvertuan.
 
Titulli: Shqiptarët ndryshojnë fenë: 13 mijë myslimanë u konvertuan në të krishterë

Nuk eshte se po ndryshojne.
Thjesht kthehen ne origjinen e tyre,mjera vjecare.
Shqiptaret kane qene nje popull me besim te Krishter.
PA c"ka qe neper dallg historie e pushtimesh u konvertuan.

Po ja që një ditë nuk ekzistonim fare moj, dhe ja ku jemi!
Argumet i fortë, ky apo jo?

Por, njeriu është i lirë në zgjedhjen e tij, ky është
mbi të gjitha, që varet nga faktorët bindës ...
 
Titulli: Shqiptarët ndryshojnë fenë: 13 mijë myslimanë u konvertuan në të krishterë

Feja e te pareve te shqiptareve ka qene Islami . Sepse , Islam eshte adhurim i nje Zoti te vetem . Jo vetem shqiptaret por edhe popujt te tjere te hershem ne kete menyre e kane besu Zotin nga profetet e Zotit . Po ne hiatorine njereOre na u shfaqen disa te cmendure shpiken se njeriu (profeti) nga i cili kane marr mesahin eZotit e quajne dhe e besojne si Zot ! Ketu fillon besimi i krishtere ne kohe te pa kohe . Iliret kane ekZistuar edhe para paraqitjes se Palit dhe fese se tij . Keshtu qe ata qe kthehen ne krishteriEm behen palolit! Ndersa ata qe kane zgjedhure te behen musliman , kane zhgjeshure ta kene besimin fillestar te njerzimit , besimin e Ademit a.s, dhe te gjithe profeteve tjere , te cilet kane thirrur dhe besuar nje Zot te vetem .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shqiptarët ndryshojnë fenë: 13 mijë myslimanë u konvertuan në të krishterë

Ceni ma hape barkun. Islamin si besim mund ta fillojme vetem me Muhametin ne 600 pas krishtit. Ku po do te dalesh ti me argument as allahu se merr vesh.
 
Titulli: Shqiptarët ndryshojnë fenë: 13 mijë myslimanë u konvertuan në të krishterë

Islami ka filluar me njeriun e pare Ademin, dhe eshte kompletuar me ardhjen e Profetit Muhammed a.s. , vula e te gjithe profeteve, meshire per mbare njerezimin, me Kur'anin Famelarte si Kushtetute per mbare njerezimin deri ne qamet. Jezusi do rikthehet, do e mbys Anti-Krishtin qe e presin si "shpetimtar" te tjeret, dhe do tua nxjerre ne shesh shpifjet dhe genjeshtrat qe i kane bere duke e quajtur "bir zoti", disa "vet zoti" e budallalleqe te tilla. Kjo eshte e verteta, u dhembi apo jo, e pranuat apo jo. Kjo fe do triumfoje, dhe po shihet, feja me e perhapur ne bote sipas statistikave. Konvertime ka pasur dhe do kete por, ajo cfare e ben te lulezoje kete fe eshte se eshte fe qiellore dhe e vertete, te tjerat i formoi vet njeriu dhe ben updates sic kane bere Biblat deri me sot.

p.s. Mos t'ju djeg, ky eshte mendimi im dhe bindja ime. Mpuq e keni :plazh:
 
Titulli: Shqiptarët ndryshojnë fenë: 13 mijë myslimanë u konvertuan në të krishterë

Plasen propagandat fetare knej
Mijera njerez konvertohen perdit, kush ne nje fe dhe kush ne nje tjeter ... secili drejt asajt qe mendon se mund ti japi paqen dhe lumturin qe meriton.
Sepse keto persona, pa nje fe te percaktuar do te ndiheshin bosh... kan nevoj te ngulin thonjt ne ndonje gje qe te ndihen te sigurt.
Pastaj ke grupin e pa fe qe i ka lan perrallat me kohe
 
Titulli: Shqiptarët ndryshojnë fenë: 13 mijë myslimanë u konvertuan në të krishterë

Islami ka filluar me njeriun e pare Ademin, dhe eshte kompletuar me ardhjen e Profetit Muhammed a.s. , vula e te gjithe profeteve,

Keta budalliqe nuk ju lene trurin e lire per zhvillim te metejshem.
 
Titulli: Shqiptarët ndryshojnë fenë: 13 mijë myslimanë u konvertuan në të krishterë

Ja i djeguri i pare lool.
 
Titulli: Shqiptarët ndryshojnë fenë: 13 mijë myslimanë u konvertuan në të krishterë

Ricky_ch mendoj qe ka thene ate me kryesoren.. njerez te lire me zgjedhje te lira.. ajo cfar besojme eshte personale e padrejte te imponohet te tjereve e drejt te ju behet e njohur zgjedhja vetjake... dikush ka konservuar brez pas brezi ne cdo rrethane sakrific apo ka paguar koston per ate besim dhe vazhdon ta mbaj dikush ka hapur vizionet ne nje aspekt te ri.. te tjere pasi njohin nje realitet zgjedhin nje tjeter..
E rendesishme qe te behet per besim, per te arritur qetesine shpirterore vetjake dhe ate qe nuk hyn ne konceptin tim eshte qe per hir te bej apo te ndikohet nga paraqitjet e nje besimi per nje projekt aq te larget me ate qe eshte te barabarte,njerez, respektimi dhe manipulimi ne emer te egzistences .
 
Titulli: Shqiptarët ndryshojnë fenë: 13 mijë myslimanë u konvertuan në të krishterë

Nese shkojme me iden e kthimit ne origjine atehere i bie qe te gjithe njedite do kthehemi tek feja e Ademit a.s se ai ka qene njeriu i pare i krijuar. Ndersa per ata qe nuk besojne ne Zot ,por teori Darvini( by the way, are out there people believing in this thing? ) i bie te kthehen ne origjinen e tyre ne majmuna, :P


P.s. Globalization, jane te lire njerezia te shkojne nga te duan :) Ajo qe mua me intereson ne kete bote eshte te behen njerez te mire! Pastaj per besimin e tyre do japim gjithsecili llogari para Zotit, s'na ngren apo ul peshe.
 
Po ca pune kane shqipetaret me fete e Lindjes se Mesme aman?
Ato jane fete atyre andej dhe nje Shqipetar i vertete ska 0 lidhje me to.
 

Konkursi Letërsisë

  • Kur shiu pushoi

    Votat: 5 33.3%
  • Luna

    Votat: 8 53.3%
  • Në rrugët e qytetit

    Votat: 5 33.3%
Back
Top