Hard Styler
ђєค๔ђยภtєг
ZVICER - Grupet kriminale shqiptare vazhdojnë të jenë një kërcënim serioz për sigurinë në Zvicër dhe dominojnë trafikun dhe shpërndarjen e heroinës në këtë shtet. Ky është paralajmërimi i një eksperti të policisë federale. Tre anëtarë të një familjeje kosovare po gjykohen në Zvicër pasi akuzohen se janë organizuesit e një ndër shitjeve më të mëdha të heroinës në Evropë. Prokurorët thanë se babai 69-vjeçar dhe dy djemtë e tij 42 dhe 28 vjeç kishin bazat e tyre në Evropën Lindore për të importuar 1.5 tonë heroinë, e cila u bllokua në kufi me Turqinë në gusht të vitit të kaluar. Sipas prokurorisë, ky klan ishte një ndër bandat kryesore të shpërndarjes së heroinës në Evropën Perëndimore deri në mes të 1990. Por, ky pretendim i akuzës është përgënjeshtruar nga avokatët mbrojtës, ndërsa Gjykata Federale penale e Belinzonës pritet të marrë një vendim në fund të tetorit për të pandehurit. Mediat zvicerane kanë cituar një ekspert të policisë federale në lidhje me trafikun e drogës, i cili thotë se sasia e bllokuar prej 1.5 tonë drogë është mjaft sinjifikative. “1.500 kg drogë, kjo sasi konsumohet brenda një viti, nga 20–50 për qind e përdoruesve të narkotikëve në Zvicër”, pohon eksperti. Në raportin e policisë federale për sigurinë në 2007 thuhet se, organizatat kriminale nga Evropa Juglindore luajnë rol sinjifikativ në Zvicër. Grupet me lidhje ndërkombëtare ishin përfshirë në një sërë aktivitetesh kriminale ku përfshihet trafiku i drogës, trafiku njerëzor, trafiku i klandestinëve, prostitucioni dhe pastrim parash. Bazuar në zyrën e Kombeve të Bashkuara kundër krimit dhe drogës (UNODC) Zvicra historikisht ka qenë një ndër vendet ku vepron trafiku i heroinës i drejtuar nga shqiptarët. Në 1990, 70-90 për qind e trafikut të drogës në Zvicër kontrollohej nga shqiptarët. Aktualisht influenca e grupeve kriminale shqiptare vazhdon të jetë e fortë, sidomos në tregun e heroinës dhe nuk është pakësuar”, thotë polici federal, cituar nga mediat, i cili shton se: “Pjesa më e madhe e tregtisë së heroinës në Zvicër organizohet nga grupe kriminale shqiptare”. Sipas policisë federale, sot trafiku i drogës ku kalojnë rreth 100 tonë heroinë, ka tre linja, njëra nga të cilat, është Afganistan–Pakistan/Iran–Turqi–Bullgari–Maqedoni–Kosovë–Shqipëri- Itali.
Panorama