Shqiptarët kombi i dytë më i madh në rajon

Love

βeℓℓe â๓e
Në raste të tjera kemi pohuar se studimet demografike të kryera në Shqipërinë Perëndimore tregojnë një popullatë aktive, të aftë të reagojë menjëherë me përmirësimet e higjienës, historia demografike e popullit shqiptar i jep të drejtë këtij pohimi. Le t'i hedhim një sy zhvillimit demografik në trojet tona.

Sipas regjistrimit të vitit 1921 në Shqipërinë Veriore (Republika e Kosovës) banonin 439 010 persona, ndërsa në 1931 banonin 552 064 persona, pra, në këtë dhjetëvjeçar popullsia u rrit me 113 000 banorë. Në vitin 1948 do të regjistroheshin 733 034 banorë. Gjatë kësaj periudhe Veriori ka pasur një numër shumë të lartë lindjesh, por në rritjen demografike kanë ndikuar negativisht numri i lartë i vdekshmërisë foshnjore, mosha e ulët mesatare dhe dëbimet masive nga autoritetet pushtuese sllave. Në vitet ’70, Shqipëria Veriore ruajti ritme të larta të rritjes demografike dhe në vitin 1971 u regjistruan 1 243 693 banorë. Në periudhën kohore 1965-70 kishte një rritje mesatare 28,7 për mijë (e para në Evropë, ku e dyta renditej Shqipëria Perëndimore me 26,9 për mijë). Sot në Verior numërohen 2 207 896 banorë.

Në Shqipërinë Perëndimore (Republika e Shqipërisë) në vitin 1960 numëroheshin 1 610 565 banorë ndërsa sot 3 195 000 banorë. Në 50 vite numri i banorëve jo vetëm që është më shumë se dyfishuar, por është rritur dhe jetëgjatësia mesatare (sipas projektimeve të 2008 shqiptarët kanë një moshë mesatare më të lartë se bullgarët dhe se banorët e IRJM-së). Po sipas të dhënave të fundit, në Shqipërinë Perëndimore ka rënë dukshëm pritshmëria e lindjeve (1.6 lindje për grua ), shifër kjo më e lartë se në Greqi dhe në IRJM dhe e barabartë më atë të Malit të Zi dhe të Serbisë.

Një kujdes duhet pasur në leximin e këtyre statistikave, pasi i referohen vetëm personave me banim të përhershëm, pra përjashtohen automatikisht kolonët tanë nëpër botë. Nga kjo rrjedh që lindshmëria sërish është me e lartë se 1,6 duke marrë parasysh numrin e lartë të lindjeve jashtë territorit tonë administrativ.

E Shqipëria nuk përbëhet vetëm nga shqiptarët në dy republikat e Zonës 1, por dhe nga shqiptarët e Zonës 2, ndryshe territoret nën administrim të huaj ushtarak.


vg-kombi-shqiptar-rajon.png

Të dhënat mbi shqiptarët në Shqipërinë Lindore (IRJM) janë kundërthënëse. Sipas regjistrimit të vitit 1912 në Lindor jetonin 136 752 shqiptarë, shifër e kundërshtuar nga demografi bullgar Selishçev i cili pohon se numri i shqiptarëve ka qenë 194 195. Në ditët tona, sipas regjistrimit të vitit 2002, në Shqipërinë Lindore jetojnë 509 038 shqiptarë, shifër kjo e hedhur poshtë nga studiuesi Rahmi Veliu, i cili thekson se duke llogaritur lindshmërinë numri ynë në po atë vit në Lindor shënonte 802 296 banorë. Po ky studiues projekton një numër prej 927 000 shqiptarësh për vitin 2012.

I mjegullt është numri i shqiptarëve që jetojnë në Malësi, Luginë dhe اamëri për shkak të pengesës nga administrata pushtuese (që është karakteristikë për shifrat në të gjithën Zonën 2), megjithatë sipas përllogaritjeve jemi në rendin e 300 000-500 000 shqiptarëve.

Nga kjo panoramë gjithsesi kuptojmë se në Zonën 1 (Verior + Perëndimor) jetojnë mbi 5 400 000 persona me banim të përhershëm dhe nëse llogarisim edhe mbi 2 000 000 kolonë të vendosur në Greqi, Itali, Gjermani, SHBA etj. rezulton se vetëm Zona 1 ka të regjistruar një popullsi të përbashkët prej mbi 7 400 000 banorë. Numri shkon në rreth 8 200 000 nëse llogarisim dhe Lindorin dhe në mbi 8 500 000 për të dy Zonat bashkë si numër kombëtar.

Shifrat pra, tregojnë se demografikisht shqiptarët nuk jemi thjesht një faktor, por faktor i dorës së parë në siujdhesën ilire.

Për krahasim Sllovenia ka një popullatë prej 2 021 316, Bosnje–Hercegovina 3 852 000, Kroacia 4 435 729, pra më të vogël jo vetëm se popullsia e Zonës 1, por dhe më të vogël se popullsia e Shqipërisë Perëndimore (popullsia e gjendjes civile që përfshin dhe kolonët).

Serbia ndërkaq ka një popullatë prej 7 319 712 banorësh, pra më të ulët se popullata e Zonës 1 (duke përfshirë dhe kolonët) dhe shumë më të ulët se numri kombëtar. Bullgaria ka një popullsi prej 7 623 395 e krahasueshme me popullsinë e Zonës 1, por më e ulët se numri ynë kombëtar.

Një shtet vetëm na kalon numerikisht në siujdhesën ilire, Greqia me 10 657 094 banorë, e cila përballë rënies së pandalshme demografike përdor si metodë të vetme shpëtimi atë që praktikon prej shekujsh tashmë, asimilimin.

Kësisoj, shifrat, jo vetëm që janë tashmë në favor të shqiptarëve, por ajo që është më e rëndësishme, edhe prirja për rritje është gjithashtu në favorin tonë, me rritjen më të lartë demografike në Evropë dhe me grupmoshë më të madhe në numër atë 14-20 vjeç. Krejt ndryshe nga ç’po ju ndodh fqinjëve, që janë në dekadencë demografike.

Ka ardhur kështu koha të hedhim poshtë çdo viktimizim, për sa i përket numrit tonë, sepse as nuk jemi e as nuk kemi për të qenë popull i vogël! Pesha demografike duhet të përkthehet në peshë politike, ekonomike dhe ushtarake. Shqiptari është i ri, atij i përket e ardhmja e siujdhesës ilire.

Burimi:
- INSTAT
- Rahmi Veliu, “Shtrirja gjeografike dhe lëvizja e numrit të popullsisë shqiptare në Maqedoni”, اabej, 2002
- ESK
- Mark Krasniqi, “Gjurmë e gjurmime”, 8 Nëntori, 1982
- UN, State Statistical Office
- Eurostat
- State Statistical Office, FYROM
- Banka Botërore
Marre nga:Vargmal.org
 
Pe: Shqiptarët kombi i dytë më i madh në rajon

Historia na vjen nga pas :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top