Shqiptaret e rinj te Italise nuk jane me te keqinj

per ne itali eshte boll emilia rromania del dhe tepron 90 per qind rracista jane dhe me e keqja eshte se jane dhe mesuesit/et

ka plotesisht te drejte!!!
 
Shqiptarët në Itali, emigrantë për t’u marrë shembull

Korriere Dela Sera” publikon raportin për 420 mijë shqiptarët, ulet kriminaliteti

Në më pak se 20 vjet vala e parë e emigrantëve shqiptarë që mbërritën në Itali është përshtatur plotësisht. Shqiptarët emigrantë (të këqijtë e të dhunshmit) nuk frikësojnë më askënd. Ata janë integruar dhe punojnë rregullisht. Shumë prej tyre janë bërë sipërmarrës dhe pasi u ka ecur fati shkojnë në Shqipëri dhe investojnë paratë në zanatet e mësuara në Itali. Kjo është panorama e përgjithshme që përshkruhet në gazetën prestigjioze “Korriere dela Sera”, e cila i referohet raportit të quajtur “Shqiptarët në Itali”, formuluar nga Caritas-Migrantes, e cila ka vrojtuar me imtësi sjelljet e 420 mijë bashkëkombësve tanë në shkolla, punë, etj, duke sugjeruar që rumunët (që tashmë po bëhen me agresivë) duhet të marrin shembull nga shqiptarët. Me mbërritjen e shqiptarëve në vitet 1990 Italia zbuloi se ishte transformuar nga vend që emigronte në shtet që strehonte emigrantë.

Zanafilla e anijeve

Fluksi i mbërritjeve nisi me emergjencë, ku në fillim u morën 800 shqiptarë që në vitin 1990 ishin strehuar në ambasadën italiane dhe në mars të 1991-shit zbarkuan në Pulia 25 mijë bashkëkombës që ia kishin mbathur nga një vend i varfër dhe i shtrydhur nga diktatura komuniste që zgjati 50 vjet. Por klima u përkeqësua me keq katër muaj më vonë, kur në gusht 20 mijë shqiptarë që ishin nisur nga Vlora mbërritën në Eldoradon që kishin parë në televizor dhe menjëherë u stabilizuan nga organet kompetente italiane. E kush nuk i kujton pamjet e stadiumit të Barit, ku ata ishin grumbulluar pas zbarkimit? Ajo kishte dhënë idenë e një pushtimi, pasi më vonë gomonet dhe skafistët vijonin të dërgonin shqiptarë. Sipas asistencës sociale, plot 200 mijë shqiptarë kanë mbërritur në Itali që nga viti 1990 deri në vitin 2000, por 7 mijë të tjerë janë nxjerrë nga përtej Adriatikut nga forcat e policisë.

Shmangja nga kriminaliteti

Kështu, këto shifra i siguruan Shqipërisë vendin e parë të emigrantëve në Itali, por në të njëjtën kohë në vitin 2000 emigrantët shqiptarë radhiteshin të parët për krime të rënda si trafik e shpërndarje droge, shfrytëzim prostitucioni, përdhunime dhe vrasje, duke mbajtur 16.1 për qind të këtyre krimeve që ndodhin në Itali. Gjithashtu kjo shifër përfshin edhe episodet e vetmuara kriminale, kudo që ndodheshin shqiptarët si në Veri dhe Jug, duke bërë që të konsideroheshin të tepërt prej italianëve dhe shumë të këqij. Në Milano thuhej se madje edhe tek Ndrangheta (organizata më famëkeqe e kriminalitetit) kishte shqiptarë në përbërje. Kështu, disa prej tyre arritën të integroheshin mirë në shoqërinë italiane me aktivitete të rregullta (vitet 1995, 1998 dhe 2002), ndërsa pjesa tjetër u dërgua në Shqipëri, ku ndërkaq atje ndodhte gjithçka e keqe që mund të imagjinohej (kriza e piramidave 1997, lufta e Kosovës 1999 dhe konfliktet në Maqedoni). Pra, duke parë rrjedhën e ngjarjeve shumica e shqiptarëve u përpoq të integrohej në shoqërinë italiane. Shumica e tyre janë të rinj të papunë, por që flasin shumë mirë italisht. Një tjetër fluks shqiptarësh është edhe ai i studentëve universitarë, numri i të cilëve shkon në 10 mijë, ndërsa përgjithësisht ata mbeten fitues në provime dhe më tej. Sot të jesh një shqiptar s’do të thotë më të jesh kriminel. Denoncimet nga viti 2000 deri në vitin 2006, edhe pse popullsia shqiptare në Itali është dyfishuar, mbeten inferiore në krahasim me vitet 1990-2000. Kështu, duke llogaritur marokenët dhe rumunët, shqiptarët mbajnë vendin e tretë për kriminalitet, pasi e kishin mbajtur këtë vend për vite me radhë.

Shqiptarë në Itali

Sipas raportit të Caritas-Migrantes, sot në Itali jetojnë rreth 420 mijë shqiptarë, ku 33,5 për qind banojnë në veriperëndim, në qendër numërohet 27,2 për qind dhe në verilindje banojnë 26,8 për qind. Kështu, 216 mijë janë të punësuar, 15 mijë të regjistruar në Dhomën e Tregtisë, 101 mijë janë minorenë dhe 88 mijë rrinë për arsye familjare. Gjithashtu shqiptarët shquhen për ekuilibrin mes femrave dhe burrave.

Metropol
 
Nostra me mallengjeu ky shkrimi i Corriere della Sera...LOL LOL LOL Per furça jane te paret keta.Tani kane filluar te bejne nje reklame sensibilizuese edhe per rumunet...Cuditerisht ky raporti del pas nje sere aktet racistesh qe po ndodhin ketu.I fundit dje qe kane rrahur nje nxenes kinez...
 
Sinqerisht qe nuk e kuptoj reagimin tuaj. Qe italianet jane bere raciste, fajin e kane te huajt qe nuk kane ditur te prezantohen dhe te integrohen. Pastaj propoganda pro raciste hiperbolizohet natyrshem ...per fat te keq.

Pikerisht kur publiku mundohet te sensibilizoje figuren e shqiptareve, apo te ndikoje ne mentalitetin e gabuar te formuar tek vendasit ju u dilni serish kundra...

Ah po patjeter, italianet duhen vrare se jane raciste, ne shqiptaret duhet te drejtojme vendin e tyre lol
 
Kuptoj gjerat drejt.Pse nuk e bene kete gje kur neper gazeta dhe lajme nuk flitej per gje tjeter veçse per shqiptaret qe vodhen,vrane,bene krime te tjera??Sepse atehere atyre ua leverdiste qe te flitej keq per shqiptaret,qe te fajsonin dike per situaten.Gjithe kete propagande nuk po e bejne per ne e per ti treguar popullit te tyre qe shqiptaret nuk jane me kriminele.Pastaj qe nga titulli e kane filluar keq.Shqiptaret e rinj te Italise nuk jane me te keqinj..Kjo presupozon qe ata qe te disa viteve me pare kane qene te gjithe te keqinje dhe nje mrekulli i ktheu ne te mire.
Nuk tha njeri se italjanet duhen vrare se jane rraciste,mos keqinterpreto shkrimet.E as nuk po thote njeri qe duhet te udheheqim ne vendin...Thjesht po mundohem tu them qe eshte e gjitha nje strategji e piste politike,qe Italia te dale ndryshe ne syte e BE.Por qe te jesh i sigurte se italjanet nuk e mendojne siç ka shkruar gazeta.
 
Shum e vertet Bianca
Ose mund te sidhen keq me ato qe e meritojne dhe nje gje kure punoja ne comune shumica e Shqipatrve dmth djem nuk paguanin qeran e shtepis ose dritate gazin shkallet koshat etj etj dhe vinte pronarja e shtepis dhe na dhoshte qe ky person nuk ka me residenzen ketu per ket ate motiv dhe ishim te detyrushem te therrisnim dmth koleget e mi polizia muncipale qe ishte aty afer neshe qe ta perzenin Shqiptaret nga banesa prandaj mos thoni qe kan ndryshu Shqipatret
Po ndoshta ato qe jan me familje aman te rite prsh ketu ne Ligure gjeri ne Torino cfare nuk digjojme dhe kan ploteshite te drejte qe dhe sidhen pak keq me ne sepse ketu ku jam une Shqipatri ja kishte vjell Shqipatrit tjeter makine cfare pret mo ti ??
 
Redaktimi i fundit:
Sinqerisht qe nuk e kuptoj reagimin tuaj. Qe italianet jane bere raciste, fajin e kane te huajt qe nuk kane ditur te prezantohen dhe te integrohen. Pastaj propoganda pro raciste hiperbolizohet natyrshem ...per fat te keq.

Pikerisht kur publiku mundohet te sensibilizoje figuren e shqiptareve, apo te ndikoje ne mentalitetin e gabuar te formuar tek vendasit ju u dilni serish kundra...

Ah po patjeter, italianet duhen vrare se jane raciste, ne shqiptaret duhet te drejtojme vendin e tyre lol

O Nostra.. ketu thjesht komentohet, behet dhe shaka deri diku. Nuk eshte se po del njeri me shpate te madhe per te luftuar italianet. Por edhe kete pamjen e "te zbuturit" qe duan t'i japin vetes me pahir, nuk e ha njeri. Ashtu si nuk e hane kollaj italianet qe me te vertete shqiptaret krejt papritur jane kthyer ne pozitive. Keto jane dokrra, qe shkruhen per te mbuluar ksenofobine e vendasve (qe tashme eshte bere e papermbajtshme), e qe vete mediat kane kontribuar per t'ua ushqyer. Nuk mund te mos buzeqeshim.. na e bej hallall.
 
Purgatori i një të riu shqiptar

Kur ndodhen pranë 18-vjetorit, zakonisht të rinjtë ëndërrojnë të marrin patentën dhe mezi presin të mbarojnë shkollën. Por në të njëjtën moshë, Edison Duraj ëndërron të qëndrojë në Itali. Në 19 nëntor ai do të bëhet mazhoren, një ditëlindje që përfaqëson fillimin e klandestinitetit të tij dhe rikthimin e detyruar në Shqipëri. Historia e tij, e ngjashme me atë të shumë të rinjve shqiptarë që ëndërrojnë një të ardhme më të mirë në Italinë fqinje, ka tërhequr vëmendjen e medias italiane. E përditshmja “Corriere deglia serra” i kushtonte djaloshit nga Fieri një reportazh të tërë, për të treguar dëshirën e tij të madhe që të vazhdojë të qëndrojë në Itali, aty ku tashmë ai ka krijuar jetën e tij. Edisoni ndodhet në Itali prej 9 vjetësh, qëkur me një gomone zbarkoi në bregun e Pulias. Që nga ajo kohë ai ka jetuar në institute të ndryshme, ka interpretuar në një spektakël teatral, ka realizuar një film dokumentar dhe po përfundon shkollën e mesme. Por sipas gazetës, pas pak javësh, si pasojë e të ashtuquajturit “Ligji Bossi-Fini”, ëndrra e tij mund të venitet. “Do të doja një shtëpi, një punë që të mos kthehem në Shqipëri. Duam të jem i lirë”, -thotë Edisoni për “Corriere deglia serra”, ëndrra në sirtar e të cilit është që të bëhet aktor teatri ose kuzhinier. Dhjetorin e kaluar ai ndodhej në Shqipëri për të xhiruar një film dokumentar me titull “ثndërroja retë e ngjyrosura”. “Titulli është marrë nga një poezi e imja”, - thotë djali dhe nis të recitojë vargjet e shkruara nga ai vetë: “Lundro mbi një varkë dhe shkoj në zemrën e një oqeani”... ثshtë pikërisht ky vargu i poezisë që frymëzoi filmin mbi historinë e tij. Babai i Edisonit jeton gjithashtu në Itali si klandestin. “E kam takuar babin disa vite më parë dhe më vjen keq që nuk mund ta shoh, sepse kam frikë se do ta kapin”, - thotë Edisoni. Ndërsa e ëma jeton në Shqipëri, në qytetin e Fierit, bashkë më djalin tjetër, të cilin Edisoni e njohu vetëm pak muaj më parë. “Kisha shumë pak kujtime nga vendi im dhe ishte tepër e çuditshme kur takova tim vëlla. Do të doja që familja ime të vinte në Itali për një të ardhme më të mirë. Vëlla im mund të shkojë në shkollë dhe të zgjedhë të ardhmen e vet”, - vazhdon djali. Spektakli teatral“Më quajnë Edison, si shpikësi i llambës (Tomas Edison, 11 shkurt 1847 - 18 tetor 1931)”, - me këtë frazë katër vjet më parë djali iu paraqit regjisorit teatral Alesandro Santoro. “Bashkë me shoqatën “Oistros” organizojmë laboratorë teatralë për projekte integrimi”, - tregon regjisori, i cili u tërhoq nga psikologjia e të riut shqiptar. “Ai po kalonte një fazë delikate të jetës së tij, zihej shpesh me shokët dhe thuajse nuk fliste fare”, - vazhdon Santoro. Ashtu si në një ditar në bord, Edisoni nisi t’i rrëfejë udhëtimin e tij drejt Italisë, por për të, në gjithë historinë nuk kishte asgjë tragjike apo dramatike. “Ai mendonte se të gjithë udhëtonin me gomone”, - shpjegon Santoro. Kështu, nga historia e tij lindi spektakli teatral “Këpucë”, një objekt simbolik, pasi e ëma e Edisonit bëri shumë sakrifica për t’i blerë djalit një palë këpucë të reja me të cilat të shkonte në Itali. “Por me të zbarkuar në Itali, policia ia hoqi menjëherë këpucët dhe Edisoni kërkon pikërisht të gjejë këpucët e tij”, -shpjegon regjisori. Ndërsa djaloshi shqiptar thotë se dëshiron të shfaqë sërish spektaklin, pasi tregon jo vetëm historinë e tij, por edhe atë të qindra shqiptarëve që nuk ia dolën mbanë, ndërsa udhëtonin për në brigjet e Italisë për një jetë më të mirë. FilmiHistoria e Edisonit është rrëfyer edhe në një film dokumentar me titull “ثndërroja retë e ngjyrosura”, me regji të Mario Balsamos, i cili ka përshkruar me kamerën në shpatull udhëtimin nga Italia në Shqipëri të Edisonit dhe Alesandro Santoros. I prezantuar në Festivalin e Loçarnos dhe për herë të parë në festivalin kombëtar të filmit dokumentar “Salina” në 26 dhjetor, filmi do të transmetohet në festivale të ndryshme. Por Balsamo shpreson që të arrijë një marrëveshje me RAI-n, për t’i dhënë më shumë shikim historisë së Edisonit. “Një djalë që mposht stereotipat e emigrantit dhe fëmijës së traumatizuar. Padyshim që ka jetuar një jetë të vështirë, por ka arritur të reagojë”, - shpjegon regjisori. Peticioni Për të sensibilizuar opinionin publik mbi këtë situatë të komplikuar të Edisonit, shoqata “Oistros” ka propozuar një mbledhje firmash. “ثshtë një mënyrë për t’i qëndruar afër. Në teori ne kemi gjetur një kontratë pune, por për të marrë lejen e qëndrimit (soggiorno), duhen javë nëse njeh njeri, përndryshe muaj të tërë”, - shpjegon Santoro. “Ka edhe një zgjidhje tjetër, për ta shtyrë të paktën një vit kthimin në atdhe dhe t’i mundësojmë që të mbarojë shkollën. Deri më tani komuna e Leçes ku Edisoni zbarkoi, paguan tarifën e shkollës, librat dhe qendrën ku ai jeton. Nëse minoreni bën kërkesë, komuna mund të zgjasë këtë mbulim financiar edhe për një vit. Por kjo është një procedurë që askush nuk e pranon, pak për shkak të mungesës së burimeve dhe sepse mund të krijojë një precedent”, - shpjegon regjisori. Ndërkohë, Edisoni pret 19 nëntorin me një siguri. “Nuk dua të jem klandestin, nuk dua të zhdukem si shumë fytyra që u përpinë nga kanali i Otrantos”, - thotë ai.
Korrieri
 
Shum e vertet Bianca
Ose mund te sidhen keq me ato qe e meritojne dhe nje gje kure punoja ne comune shumica e Shqipatrve dmth djem nuk paguanin qeran e shtepis ose dritate gazin shkallet koshat etj etj dhe vinte pronarja e shtepis dhe na dhoshte qe ky person nuk ka me residenzen ketu per ket ate motiv dhe ishim te detyrushem te therrisnim dmth koleget e mi polizia muncipale qe ishte aty afer neshe qe ta perzenin Shqiptaret nga banesa prandaj mos thoni qe kan ndryshu Shqipatret
Po ndoshta ato qe jan me familje aman te rite prsh ketu ne Ligure gjeri ne Torino cfare nuk digjojme dhe kan ploteshite te drejte qe dhe sidhen pak keq me ne sepse ketu ku jam une Shqipatri ja kishte vjell Shqipatrit tjeter makine cfare pret mo ti ??

O Shpirt.. qarte.. ke punuar ne Komune.. e morem vesh.
Po ato lloj problemesh qe ke hasur aty ekzistojne edhe me italianet. Ka shume italiane qe nuk jane ne gjendje te jene korrekte ne pagesa. E jane te shumte ata qe denoncohen e qe perfundojne ne rruge nga casti ne cast per sfratto. E jane asistentet sociale ata qe duhet te mendojne e te gjejne nje zgjidhje per t'i bere te integrohen perseri ne shoqeri.
Edhe italianet nuk jane keq me problemet sociale, po keto jane ceshtje te tjera..
 
Sinqerisht qe nuk e kuptoj reagimin tuaj. Qe italianet jane bere raciste, fajin e kane te huajt qe nuk kane ditur te prezantohen dhe te integrohen. Pastaj propoganda pro raciste hiperbolizohet natyrshem ...per fat te keq.

Pikerisht kur publiku mundohet te sensibilizoje figuren e shqiptareve, apo te ndikoje ne mentalitetin e gabuar te formuar tek vendasit ju u dilni serish kundra...

Ah po patjeter, italianet duhen vrare se jane raciste, ne shqiptaret duhet te drejtojme vendin e tyre lol

Nostra, te citoj vetem per te te thene, qe nuk eshte keshtu sic mendon ti!
Ne fakt ne Itali ky fenomen nuk ndjek teorite e tua:D
Italianet behen raciste, kur ti thote qeveria (dhe media..pra qeveria:D:D)...Kur shqiptaret silleshin me te vertete keq, italianet rrinin si qingja...
Racizmi eshte arme kundra fatkeqesive qe po i ndodhin Italise, dhe si ne cdo sistem komunitar tjeter, faji eshte gjithmone i te huajve!
Ne nuk jemi kundra shqiptareve, sic e ke marre ti, thjesht po themi si eshte e verteta ne Itali!
Dhe e verteta eshte qe italianet flasin vetem keq per ne dhe cdo forme tjeter joitaliane.
Ajo qe shkruhet ne gazeta nuk perfaqeson realitetin.:)
 
ah Zot masi po e thojka corriere della sera tash paska me ja nis me na dasht kejt botaLOL..po lene more amon qa jeni kah thoni... normal qe ka shqipe t'mira n'Itali po ata qe po na flliqin rracen jon halo shum e nuk flitet neper lajme mo shum per ta thjesht sps tash jon ne qender te vemendjes romt dhe rument..biznesi i flliqt i disa shqipeve po vazhdon shnosh si molla hiq mos u merzitni valla:(..per prostitucion, vjedhje e drog gjithmon t'part i ki..

Un jetoj prej vitesh ne itali,dhe shqiptaret kane ndryshuar me te vertet,shumica e shqiptareve tani mendojn qe te kene nje pun e te ven tek familia e tyre,nuk esht me si ne 1998 kur te gjith o gati te gjith mendonin vetem budaliqe,por ka dhe nga ato qe akoma meren me budaliqe,por kjo nuk vlen vetem per ne, vlen per te gjith boten...
 
Sinqerisht qe nuk e kuptoj reagimin tuaj. Qe italianet jane bere raciste, fajin e kane te huajt qe nuk kane ditur te prezantohen dhe te integrohen. Pastaj propoganda pro raciste hiperbolizohet natyrshem ...per fat te keq.

Pikerisht kur publiku mundohet te sensibilizoje figuren e shqiptareve, apo te ndikoje ne mentalitetin e gabuar te formuar tek vendasit ju u dilni serish kundra...

Ah po patjeter, italianet duhen vrare se jane raciste, ne shqiptaret duhet te drejtojme vendin e tyre lol

kete e ke gabim dhe shume biles.
racizmi ekziston dhe brenda vendit.
a sjemi neve qe i quajme maloke verioret dhe ju punojme qindin?
kjo ska te beje fare me integrimin.
ti e di shume mire rastin tim, dhe austriket jane shume me te kulturuar se italianet dhe shume me te pasur, ama mua po ma nxijne jeten.
sbehet fjale per integrim ketu, se kur erdha une ne austri flisja gjermanisht shkelqyer sa sme besonin qe sa kisha ardhur.
racizmi eshte ceshtje mentaliteti dhe normalisht qe ndikon shume dhe niveli kulturor.
mabj mend kur isha ne greqi kishte aq shume greke qe sdinin me shkrujt emrin e tyre tamam, ama racizmin e ksihin ne gjak.

integrimi perbehet nga ditja e mire e gjuhes se vendit ku shkon, jetesa e rregullt, puna etj etj.
per sa i perket kesaj ceshtjeje kudo ne bote ka racizem, pervec amerikes ku jane te gjithe emigrante, jo se aty nuk ka, po eshte ne doza me te uleta se ne evrope.
 
Mendoj se eshte nj elajm i mire :) per te gjith ne.
 
per sa i perket kesaj ceshtjeje kudo ne bote ka racizem, pervec amerikes ku jane te gjithe emigrante, jo se aty nuk ka, po eshte ne doza me te uleta se ne evrope.
Une do te vecoja Kandane vendin me me pak racizmen me bote , Amerika ka aq shume sa sta merr mendja , as qe behet fjale te shoqerohen amerikanet me te huajt ,te pakten ketej nga Michigani .
Sic e the ti rracizem ka edhe ne Shqiperi sa te duash , qyteti me fshatin , jevgu me te bardhin , mali me fushen , jugu me veriun , malsori me merditorin , laluci me labin , etj etj ,
Une nuk e di si ka qene Italia para viteve 95 , por nga 95-97 skam pare ndonje racizmen te madh , por pastaj lere mos e pyet plasi keq fare , pastaj nuk e mbaj mend mire se kur ishte nga viti , 2002 apo 2003 , kur behej fjale qe emigrantet te benin ushtrine ne Itali , del Bosi dhe thone " Skuadra Shqiptaresh" Jo faleminderit !! dhe ne cdo gazte ishte ne faqen e pare , dhe sic i vejne ne Itali ne edicola faqet e para te gazetave , gje me skandaloze nuk kishte , por kur nuk e hengri dreqi te vdiste kur ishte i semure, pastaj nje kohe tjeter shume e tencionuar ndodhi nga Varese ne vitet 2004 -2005 kur nje cun nga Kruja me duket theri me thike nje djal te ri Italian , dhe me ato kohe as jashte nuk mund te dilinin Shqiptaret nga frika sepse i sulmonin grupe Italianesh, ka shume e shume raste te nje rracizmi ekstrem kunder Shqiptarve.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top