Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shqipetari kandidat per deputet, Montreal, Kanada.

Ditën e djelë, më 7 shtator, kryeministri aktual i Kanadasë, Stafan Harper me kërkesën formale drejtuar guvernatores së përgjithëshme të Kanadasë i dha udhë fushatës elektorale për Dhomën e Komunave, parlamenti i vendit. Kanadezët janë thirrur pra, të votojnë më 14 tetor 2008.

Lulzim Laloshi, ish-kryetari i Komunitetit shqiptar të Kebekut në Montreal, përfaqëson Partinë Konsevatore në pushtet në njërën nga zonat më të vështira në ishullin e Montrealit, në Outremont. Pra

Zona elektorale e Outremont tradicionalish zonë e Partisë Liberale, në shtator 2007, me anë të zgjedhjeve të pjesëshme, ra në dorën e Partisë së Re demokrate që zgjodhi të parin deputet të saj në Kebek.

Kuptohet që lufta për këtë zonë do jetë e pamëshirëshme pasi në këtë zonë nuk bëhet fjalë për një post deputeti por mbi të gjitha për prestigjin e dy shefave të opozitës si Stefan Dion që do të donte ti kthehej kjo zonë elektorale simbol i liberalëve, Xhak Lejton i neo-demokratëve do të donte të ruante zonën e fituar nga krahu i tij i djathtë në Kebek, Tomas Mulker.

Kuptohet se në çfare kushtesh gjendet pra përfaqësuesi i partisë në pushtet që duhet theksuar që gjer më sot nuk ka arritur të nxjerr asnjë deputet në Montreal ashtu sikurse nuk ka mundur të zgjedh deputet as në dy qytetet e tjera të mëdha si Toronto dhe Vankuver.

Dhjetë deputetët që Partia Konservatore mundi të zgjidhte në Kebek në zgjedhjet e fundit, ndodhen në zona rurale por dhe në kryeqytetin e provincës dhe rrethina.

A do të vazhdoj vala konservatore të shënoj pikë edhe në këto zgjedhje në Kebek dhe sidomos në Montreal ? Ngelet për tu parë.


Lulzim Laloshi ka lindur në Elbasan më 30 prill 1976. Ka mbrritur në Kanada para dhjetë vjetësh. ثshtë diplomuar në Universitetin e Montrealit në informatikë dhe ka themeluar kompaninë LALTEK.
Aktivist i komunitetit shqiptar të Kebekut ne Montreal ai e ka drejtuar këtë komunitet për 1 vit nga 2007-2008.(A.Nuro.)

Iliria news agency
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back