Shqipëron Skeraj zyrtarizon transferimin te Greuther Furth

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Shqipëron Skeraj zyrtarizon transferimin te Greuther Furth
Shqipëron Skeraj ka zyrtarizuar kalimin nga skuadra e Prishtinës tek skuadra e Bundesligës së dytë, Greuther Furth. Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe klubit gjerman Greuther Furth është bërë sot në një ceremoni modeste në stadiumin e qytetit në Prishtinë, ku të pranishëm ishin edhe zyrtarë të FFK-së dhe klubeve tjera kosovare.
Marrëveshja në vlerë prej 120 mijë eurosh për transferimin e Skerajt nga klubi bardhekaltër në klubin gjerman është nënshkruar nga kryetari i Prishtinës, Remzi Ejupi, nga menaxheri i klubit gjerman, Diter Markuard dhe nga vetë futbollisti. Ndërkohë, Skeraj nuk ka bërë të ditur shifrën e të ardhurave të tij në klubin gjerman, por ka thënë se ka nënshkruar një kontratë trevjeçare dhe është tejet i kënaqur me kushtet e ofruara. Në anën tjetër, Remzi Ejupi ka bërë të ditur se klubi bardhekaltër do të përfitojë edhe 20 përqind të shumës së transferimit eventual të Skerajt në ndonjë klub tjetër në tri vitet e ardhshme. 22-vjeçari Skeraj e nisi karrierën në skuadrën e Lirisë së Prizrenit, ku luajti dy vite, për të kaluar më pas te Prishtina, ku u paraqit me mjaft sukses për tri vjet rresht.
Ky sukses eshte i Kf Lirise nga Prizreni!!
 
Urime Shqipronit sepse me te vertet ne sa ndeshjet une e kam pa Prishtinen ka qene nje nder lojtaret me te mire ne fushe.Shpresojme qe edhe te tjeret ta kene fatin tij :)
 
shpresoj se po edhe pse jam tifoz i Liris me duhet te pranoj se Kf Prishtina eshte ekipi me kompakt me i qendrueshem qoft ne aspektin financiar, te lojtarve dhe te gjitha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top