Shqipëria U-19 nuk kalon në Elite Raund

cent

...Lontano
Shuhet ëndrra e përfaqësueses U-19 të Shqipërisë për një kualifikim të mundshëm në “Elite Raund”.
rwt7r7.jpg
Skuadra që drejtohet nga Foto Strakosha barazoi 1-1 në sfidën e fundit në Grup me Bullgarinë, rezultat që nuk mjaftoi për të kaluar në fazën tjetër, madje në përfundim të turneut 19-vjecarët tanë e shohin veten në vendin e fundit në Grupin 6 në kuotën e 2 pikëve, aq sa ka edhe Sllovakia, e cila renditet e treta pasi ka shënuar më shumë gola. Kuqezinjtë e vegjël besuan deri në fund te fitorja me bullgarët, që do t’I katapultonte në vendin e dytë, por nuk arritën të realizonin golin që t’i conte në "Elite Raund".

Në pjesën e parë të dyja skuadrat menduan më shumë për të mos rrezikuar prapa, por ekuilibrat u prishën në fraksionin e dytë me Shqipërinë që s’kishte më çfarë të humbiste dhe u hodh në sulm, por ishte Bullgaria ajo që realizoi golin e parë të ndeshjes në portën e Strakoshës me anë të Desklalov në minutën e 61. Reagimi I 19-vjecarëve tanë do të ishte I menjëhershëm, gjithsesi goli I barazimit u shënua nga Prendi në minutën e 75. Ndëshkimi me karton të kuq I mbrojësit bullgar Orachen në minutën e 86 nuk u shfrytëzua nga të besuarit e Foto Strakoshës, që me gjithë përpjekjet e dëshpëruara nuk arritën të shënon golin e kualifikimit. Takimi tjetër I Grupit 6 Sllovaki - Greqi përfundoi në barazim 3-3 ndërsa në bazë të renditjes përfundimtare Bullgaria dhe Greqia kalojnë në "Elite Raund".
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top