Shqipëria, turizmi malor i preferuar nga të huajt

redi-

Anëtar i Respektuar
Shqipëria është një destinacion i preferuar i të huajve jo vetëm për rivierën e mrekullueshme, por edhe për turizmin malor. Në një reportazh mbi turizmin në fshatin Theth të Dukagjinit, Agjencia e lajmeve Reuters vëren potencialin e këtyre zonave të thepisura, të cilat po kthehen në një pikë të preferuar dhe rekomanduar turistike. Andrej Rapant nga اekia erdhi në Shqipëri për të provuar diçka të re. Ai donte t’i largohej mbipopullimit të Alpeve në zemër të Europës dhe këtu gjeti gjithçka që dëshironte.
Andrej Rapant “Disa vite më parë udhëtova në Alpet në qendër të Europës, por tani nuk na pëlqen më. Atje ka shumë turistë, shumë njerëz. Tani po kërkojmë për diçka të re të freskët e të pastër. Këtu është mëse e natyrshme. Na pëlqen, male të bukura, njerëz të mirë dhe natyrë e mrekullueshme.”

Jana Pachlopnikova, nga اekia thotë se është mahnitur nga panorama e këtyre maleve dhe mikpritja e shqiptarëve
“Po ta krahasoj me Austrinë apo Zvicrën shton ajo mund të them që është një vend më pak turistik, por kjo është gjë e mirë, sepse mund të vish në këto male të pashëtitura dhe të ndihesh mirë me veten dhe natyrën.”
Edhe banorët e kësaj zone më ndihmën e një agjencie gjermane që inkurajojnë turizmin, po i përshtaten më së miri kërkesave të miqve të rinj duke i kthyer shtëpitë e gurit në bujtina të ngrohta e të mobiluara, që mund të akomodojnë turistët. اmimi është 20 euro nata dhe ata kanë mundësinë të provojnë ndër të tjera edhe ushqime të freskëta tradicionale.
Rivitalizimi i turizmit malor është një nga projektet më ambicioze të ndërmarra nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Projekti 40 Hanet ka si qëllim përshtatjen e strukturave të vjetra dhe epike të Shqipërisë në pika akomodimi për turistët duke shfrytëzuar gjithashtu asetet natyrore dhe kulturën e këtyre zonave. Turistët këtu mund të bëjnë shëtitje në bjeshkë dhe prekin nga afër bukuritë natyrore, ujvarat mullinjtë dhe kullat ngujimit, element ky epik i jetesës shqiptare ku gjatë periudhës së gjakmarrjes strehohej gjakësi.
اdo udhëtim malor ka rreziqet e veta, por mundësia për të prekur nga afër natyrën e virgjër, për të gjetur qetësi e çlodhje, por edhe aventurën, eksplorimin dhe të papriturat, bën që një udhëtim turistik në Shqipëri t’ia vlejë më së miri.

Burimi:Klan Tv
 
kitrra-123-albums-miresevini-picture4862-natyre.jpg


Kete natyre kaq te bukur dhe te virgjer rralle ku e gjene. Pamje te pa imagjinueshme munde te gjeshe aty ke parku Valbona. Kishin filluar asfaltimet. U brengosa pak. Them se njerezit kan me shume efektin shkaterrues. :gjujpeshk:
 
kitrra-123-albums-miresevini-picture152-bujrum-te-kasollja.jpg


Mire se vini ke plaku, zonja. :puthdore:
 
bjeshke te bukura
kitrra-123-albums-miresevini-picture4869-img-0013.jpg
 
Eshte e vertet qe Shqiperia ka nje panoram te bukur malor ...por do ishte akoma me bukur sikur shteti te rriste me shume perqendrimin ne keto vende .

Dhe ketej nga jugu i shqiperise ka pamje malore shume te bukura ,por per turizem eshte vetem parku i Llogorase.
 
Eshte e vertet qe Shqiperia ka nje panoram te bukur malor ...por do ishte akoma me bukur sikur shteti te rriste me shume perqendrimin ne keto vende .
.

Une them se Shqiperia do duhej te krijonte nje infrastrukture te mirefillte ligjore e cila do mbronte me kujdesin me te madhe keto pasuri, te cilat ne nje te ardhme te aferm them se do i bejne konkurenc edhe pllazhit. :gjujpeshk::gjujpeshk::gjujpeshk:. Eshte pothuajse vendi i vetem ne Europe ku munde te besh pllazhe dhe skijim gati gati ne te njejten periudhe te vitit.

kitrra-123-albums-miresevini-picture4870-bukuri.jpg

kitrra-123-albums-miresevini-picture4871-fresku.jpg

kitrra-123-albums-miresevini-picture4872-img-0017.jpg

kitrra-123-albums-miresevini-picture4873-shpelle-e-vogel.jpg

http://www.forumivirtual.com/members/kitrra-123-albums-miresevini-picture4871-fresku.jpg
 
Kitrra shume te bukura pamjet qe ke sjell por ku i bien?

I ke bere vete keto ?
 
Keto pamje IDA i bien ne parkun kombtar te lumit VALBONA ne SHQIPERI, ne skajin e vijes kufitare me Malin e Zi dhe Kosoven, diku 36 kilometra larg Bajram Currit.
Dimrin e kaluar ne keto vise ishin bllokuar nje numer i konsiderueshem i turistave Izraelit nga debora e madhe. Ishin te befasuar. Kete dimer ndoshta do vijne me shume ne numer.

Fotot i kam realizuar se bashku me shoket qe vizituam kete vend. Ca i bera une e ca shoqeria. Ishte mrekulli.

Ja nje maje mali e bukur ku vetem shqipet kishin folen.


kitrra-123-albums-miresevini-picture4874-maje-guri.jpg
 
Ne foton e parafundit Kitra, ke si nxjerre dicka qe duket si grope kartstike ne shkemb, c'ishte ne te vertete ?

Turizmi malor duhet te ndiqet vetem me kuaj, po hyri teknologjia, mori fund natyra. Dhe jo turizem masiv, por elitar, vetem per njerezit qe duan natyren e virgjer.
 
Ne foton e parafundit Kitra, ke si nxjerre dicka qe duket si grope kartstike ne shkemb, c'ishte ne te vertete ?

Turizmi malor duhet te ndiqet vetem me kuaj, po hyri teknologjia, mori fund natyra. Dhe jo turizem masiv, por elitar, vetem per njerezit qe duan natyren e virgjer.

Ne foto shifen si dy hyrje shpellash. E kisha fiksuar majen e shkembit dhe duke e afruar hyrjet qartesoheshin. Nuk kam pasur mundesi te ngjitem atje lart andaj nuk di se cfare te them.

Sa i perket turizmit malor une edhe me poshte e kam potencuar se kete vite jam brengosur shume sepse ne parkun Valbona po ndertohej nje rruge e asfaltuar gje qe jam i bindur se do e shemtoje ate natyre sepse do ndikoj ne zvoglimin e flores dhe faunes. Sa na mungon shoqeria civile qe do bllokonte keto insiativat e qeverise per te shkaterruar natyren e virgjer. Ne Kosove tani me disa vende mjafte te shquara per virgjeri vetem se jan shkaterruar. Nje nder to Prevallac, mbi Prizren.
 
llog1.jpg


llogora5.jpg

llogora+animali+2.jpg

thumbnail.php

llogora+animali.jpg


Keto jane disa pamje te parkut te llogorase,si ne dimer dhe ne vere eshte vend shume i frekuentuar.

Ndersa kjo eshte pisha flamur

2682410330_43b2d55ace_m.jpg
 

Attachments

  • llogora5.jpg
    llogora5.jpg
    37.4 KB · Shikime: 0
  • llogora+animali+2.jpg
    llogora+animali+2.jpg
    34.7 KB · Shikime: 0
  • llogora+animali.jpg
    llogora+animali.jpg
    34.6 KB · Shikime: 0
  • 2682410330_43b2d55ace_m.jpg
    2682410330_43b2d55ace_m.jpg
    26 KB · Shikime: 0
thone pastaj maloket jane te trashe dhe nuk dine te mirepresin hajde ne tirane ose diku ne qytet te madh te vjedhin edhe corapet:(:( ............
 
kitrra-123-albums-miresevini-picture4897-hpim1383.jpg

gati erdhi fresku
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top