Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shqipëria turistike prezantohet në "National Geographic"

Në selinë e "National Geographic", - një prej organizatave botërore më të famshme për zbulimet, eksplorimet dhe dokumentarët e mrekullueshëm që përgatit për publikun e gjerë, - u prezantua para dy ditësh për herë të parë edhe Ballkani Perëndimor, si një destinacion turistik i rëndësishëm. Ky projekt ambicioz, i mbështetur nga "National Geographic", është një mundësi e mirë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, të cilat do të kenë mundësinë për t'u paraqitur si një destinacion i rëndësishëm turistik në tregun botëror, raporton gazeta Shqiptare.

f1_23geographic1340469410.jpg


Projekti, i cili ka rreth një vit që ka filluar dhe është mbështetur në Shqipëri nga USAID dhe "Rritje Albania", synon që ta sjellë Shqipërinë jo vetëm si një destinacion turistik, por ta integrojë atë në tregun rajonal të turizmit. Në këtë kuadër, në "National Geographic" u prezantua edhe një portal i përbashkët, ku të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësinë të prezantojnë destinacionet e tyre më të mira, si dhe bizneset e turizmit, online. Ky portal do të jetë një mundësi e madhe për biznesin e turizmit shqiptar, i cili nën logon e "National Geographic", do të ketë një ekspozim më të mirë në tregun botëror.

Po kështu, portali i prezantuar, do t'i japë mundësi turizmit autentik shqiptar të jetë më i arritshëm nga turistët të cilët kërkojnë eksperienca shqiptare gjatë udhëtimit të tyre në rajon, por ky portal do të bëjë të mundur që në të gjithë Ballkanin të ofrojë mundësisht një eksperiencë lokale, duke mbështetur turizmin lokal.

Në prezantimin e këtij projekti ambicioz ishin të ftuar mbi 200 vetë, pjesëtarë të trupit diplomatik, mediat amerikane, politikanë, si dhe një numër i madh i organizatave amerikane që operojnë në Ballkan.
Burimi: kohaditore
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back