Shqiperia/tari=Interes

alfonci

Veri investigatio
Nje kompromis, nje nocion, nje bashkim dhe nje identifikim i shqipetarit per shekuj me rradhe. S'besoj se ka fjale tjeter pos, interes qe e pershkruan shqipetarin me ne brendine dhe me me hollesi. Nga ana tjeter edhe vendin tone si rrjedhoje e perpjekjeve te palekundura shekullore te "fqinjeve te mire" per te na kembengulur, per te nga poshteruar duke na hequr te drejtat themelore si praktikimi i kultures apo gjuhes tone kombetare.

Megjithese kohet e sundimeve perandorake kane perfunduar, ne nje sistem demokratik dhe ne levizjet e fundit te moderuara politike shohim praktikim stilesh te reja. Media i jep ngjyra dhe drejtime te ndryshme politikes dhe publiku eshte thjeshte viktime e asaj c'fare media demonstron.

Kulmi i perputhjes se interesit me ate te personalitetit shqipetare arrihet ne veshtrimin e hollesishem te levizjeve te nje nder personalitet me te larta te politikes shqipetare te momentit. Ndoshta jo nga merita, por nga pozicioni qe mban. Ky person eshte Sali Berisha. Ne takimin e fundit me kryeministrin Italian pas euforise se nenshkrimit te kontratave te ndryshme me peshe, sidomos atyre te energjitikes ai nuk flet shqip per median, por Italisht. Si per ironi, kjo ndodh ne mes te Tiranes. Duke shkuar vetem pak vite me pas ne ditet e para te sistemit pluralist ne Shqiperi po i njejti person Sali Berisha ne ate kohe president i vendit nenshkruan shqiperine si anetare te Organizates Islamiste. Insijativa ishte personale, pasi asnjehere nuk eshte votuar ne parlament, dhe shume shqipetare as qe nuk e dine se dicka e tille ka ndodhur. Qellimi ishte i thjeshte, te perfitonte nga burimet e pashterrura te naftes te vendeve me te cilat shqiperia do te bashkpunonte. Shume dolen perfitues nga nje marreveshje e tille, mbase te humburit nuk jane identifikuar akoma ose qendrojne te heshtur. Ose edhe me keq, rezulatet jane akoma per te dalur ne drite. Dy pole te ndryshme por me qellime te perbashketa, interesin. Nese nuk e gjeni te arsyeshme per te gjetur nje bashkim midis interesit dhe emrit shqiperi, kam pershtypjen qe te gjithe ju keni miq, te aferm apo se paku keni degjuar neper lajme per sportiste, per njerez te ndryshem qe shiten serish per te njejten arsye, interesin. Situatat, ngjarjet dhe rrjedhojat mund te jene te ndryshme per trojet Shqiptare, por serish konkluzioni eshte i njejte. Ato gjithnje perbejne interes te madh per pushtim, per influence, per shfrytezim dhe serish shqiperia behet viktime.

Rasti me i fundit per te demonstruar nje akt te paster interesi per trojet shqipetare qe mund te jete shume i fresket ne shume prej mendjeve tuaja eshte ai i nenshkrimit te 6-pikeshit nga Keshilli i Sigurimit. I konsideruar si nje "ndarje e bute" e Kosoves qe pak muaj me pare shpalli pavarsine. Por edhe sikur te ndalemi tek marreveshjet e nenshkruara sot mes shqiperise dhe Italise shihet qarte se ne jemi si nje destinacion, si nje kopsh i fryteshem i "komshise" qe afron jo vetem terren me te pershtatshem per shfrytezim, por eshte edhe me pak i rrezikshem per banoret e shtepise se fqinjit. Kam besimin e plote se rastet dhe shembujt per te demonstruar dicka te tille nuk kane te sosur si ne ditet tona ashtu edhe ne historine e vendit tone. Nder ato qe kane lene gjurme me shume eshte ndarja etnike e shqipetareve ndermjet vendeve te ndryshme te ballkanit duke e bere shqiperine nje vend me hapesire mikroskopike dhe duke e gjunjezuar ate perfundimisht.

Duke pare kete mikro analize dua te dal tek konkluzioni se interesi eshte nje fjale vetem, por qe eshte nje identifikues i brendeshem i shqipetarit si person dhe shqiperise si territor. Fatkeqesisht duke pare interesat vetjake shume here ato te komunitetit ne pergjithesi cenohen. Nje zgjedhje midis interesit vetjak dhe atij komunal apo etnik mbase eshte e veshtire por nese kjo nuk behet nga nje person i vetem gjerat do te jene me me influence, me frytedhenese dhe si e tille komuniteti, shqiperia dhe shqipetaret ne kembim do te perfitonin ne teresi.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shqiperia/tari=Interes

ti dole ne konkluzionin e interesit por harron se eshte vetem interesi i disa politikaneve apo hajduteve dhe jo interesi i popullit
dhe e gjitha kjo po behet qe italia te marre energji dhe te na sielli disa biznese (sic jane rrobaqepesia apo kepucari)dhe quhet marrveshja e shekullit dhe njerzit qe do e vuajne jane bere si qengja se vete keta i kane blere shtepit jashte atdheut
dhe po ta shikojme se sa veta do diskutojne ne kete teme sepse nuk ju ha shume
 
Titulli: Shqiperia/tari=Interes

Shqiperia eshte shit pjes pjes :S Per mir apo per keq do e shikojm vitet ne vazhdim.

Por shitja per 99 vjet, nuk mund ti japi shpresa brezit tone per te pare ndryshime pozitive.
 
Titulli: Shqiperia/tari=Interes

Kur do shpetojme nga kjo cope mishi me dy sy ,qe do ishte shume me i vlefshem me 4 kembe se me dy !!!! Per fatin tone mizor e kemi kryeminister !!!!...

ps. O Zot merrja jeten ,se nuk iken ndryshe, boll e ka marre ne qafe kete popull !!!!!!!!! (per te hyre ne detaje dhe analiza nuk kam nerva ,mjafton vetem italishtja e tij e kulluar. Mire qe foli italisht ne mes te Tiranes ,por kush e mori vesht cfare tha ???????)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top