Shqipëria, plot me të prekur nga skleroza. Ja cilat janë arsyet!

AnGeLiC

VIP
V.I.P
2015-01-27_22-678x381.jpg

Nga Anxhela Ferra

Në parkimin pranë Liqenit Artificial, më afrohet një zonjë rreth moshës 65 vjeçare dhe më pyet kur niset autobusi per në Krujë. I shpjegoj që ky nuk ishte drejtimi i duhur, por e shoh të përhumbur, teksa i flas. Ne çantën e dores, ka dukshëm të ngjitur një leter ku është shkruar një emër dhe një numër telefoni. Ishte numri i djalit te saj i cili më shpjegoi se mamaja e tij ishte e sëmure dhe ai po nisej menjëhere ta merrte.

Roja i parkingut më tregon se nuk është e para herë që zonja shkonte atje dhe kërkonte rrugën për në Krujë.

Mesa duket gruaja ishte me origjine nga Kruja dhe sëmundja e bënte të kërkonte qytetin e saj, apo të shkuarën, duke harruar shumëçka nga e tashmja.

Semundja e saj quhet në gjuhen e përditshme, sklerozë. Në Shqipëri, ashtu si edhe në shumë vende të botës, rastet e të sëmurëve me sklerozë, janë duke u shtuar në mënyrë shumë të dukshme, duke u kthyer në një problem real social.

Problemi është sëpari financiar, pasi shumica që preken jane pensioniste dhe nuk përballojnë dot kurat e shtrenjta. Ndërkohë ilaçet që përdoren për këtë sëmundje nuk janë të rimbursueshme, siç ndodh p.sh. me diabetin etj.

Problemi tjeter i madh është social, sepse një i sëmurë me demencë kërkon kujdestari 24 orë dhe kur të sëmurët jetojnë vetëm, kjo është vdekje për ta. Ndërsa kur jetojnë me fëmijët, praktikisht ai që kujdeset për të sëmurin me sklerozë, mbetet vetë pa punë. Kjo është nga sëmundjet më paralizuese për një familje, por e rëndësishme është të dish gjithcka për të.
mira.jpg

Prof. Mira Rakacolli, neurologe, në një intervistë për dritare.net ka folur gjatë mbi demencën (skleroza), sa të prekur janë shqiptarët prej saj, si duhet t’i ndihmojmë. Mos e humbisni këtë interviste shume të vlefshme, për kë ka në shtëpi të sëmure me sklerozë.

Dritare.net– اfarë është skleroza dhe si shfaqet ajo ?

Mira Rakacolli- Atë që njerëzit e quajnë sklerozë, ne mjekët e quajmë demencë. Demencat janë një grup sëmundjesh që karakterizohen nga ulje progresive e atyre që ne i quajmë funksione të larta konjitive. Këtu përfshihen aftësia për të mbajtur mend, aftësia për të regjistruar informacion të ri, aftësia për të gjykuar, për të marrë vendime e për t’u orientuar. Pra gjithçka që e bën njeriun një qenie shoqërore të përgjegjëshme për të zhvilluar aktivitetin e tij.

Dritare.net– Cilat sëmundje përfshihen dhe faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e tyre?

Mira Rakacolli- Demenca nuk është një sëmundje e vetme, edhe pse më e shpeshta është sëmundja e Alzheimerit, ku qelizat e trurit degjenerojnë. Brenda qelizave formohen disa substanca të dëmshme për vet qelizën dhe e shkatërrojnë atë. Duke shkatërruar qelizën që merret me aftësitë e të mbajturit mend, gjykimit etj., ato humbasin funksionet e tyre. Fillon në mënyrë të fshehtë, shpesh njeriu nuk e kupton, kujton se janë gjëra që kanë të bëjnë me ngarkesën e përditshme, por ajo vjen duke u përkeqësuar.

Tjetër shkak për demencën janë edhe sëmundjet e enëve të gjakut të trurit, nëse këto sëmundje nuk trajtohen në mënyrën që duhet, mund të çojnë në demencë. Kjo quhet demencë vaskulare, qelizat e trurit dëmtohen, sepse nuk furnizohen me gjak.

Përfshihen edhe sëmundje të tjera siç janë Parkinsoni, sëmundja e Pikut. Do veçoja këtu një grup sëmundjesh që mund të manifestohen me këto shenja, por nuk janë demenca, e ne mjekët i quajmë pseudo demenca. Stresi dhe depresioni mund të japin ulje të funksioneve konjitive, nëse ato mjekohen, të sëmurët shërohen. Për këtë arsye dhe ne nuk i quajmë demenca dhe kur na vijnë pacientë ne bëjmë në fillim ekzaminimin për të kuptuar nëse është demencë apo pseudo demencë.

Për sa i përket demencës së Alzheimerit, edhe sot nuk ka një shkak të qartë. Mendohet se ka një predispozicion gjenetik, një pjesë e të sëmurëve e kanë të trashëguar, kurse te një pjesë nuk dihet përse ajo qelizë fillon e degjeneron.

Dritare.net– Prej cilës sëmundje janë më të prekur njerëzit dhe cila grupmoshë ka rrezikun më të lartë të diagnostikohet me sëmundjen e demencës?

Mira Rakacolli- Alzheimeri është më problematike sot, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën. Kjo sëmundje lidhet dhe me moshën, me kalimin e viteve prek më shumë njerëzit që janë mbi 60 vjeç, por ka edhe pacientë që janë prekur në moshë të re, kryesisht i ka ardhur gjenetikisht. Me rritjen e jetëgjatësisë, janë shtuar edhe rastet e demencës kudo në botë, po ashtu edhe në Shqipëri.

Dritare.net– Cilat janë simptomat që shfaqin këta pacientë?

Mira Rakacolli- Shenjat e para të Alzheimerit janë: njeriu fillon dhe harron, përgjithësisht harron gjërat e reja. Por harresa shpesh është një proces normal i plakjes, pra nuk duhet që çdo njeri që harron diçka të mendojë se ka sëmundjen e Alzheimerit. Por harresat, të cilat në fillim nuk vihen re fillojnë edhe interferojnë në jetën e përditëshme. Të gjithë harrojmë një porosi që na është dhënë, por kur na e kujtojnë, ne e kujtojmë që e kemi harruar, ndërkohë personat me Alzhemier nuk e kanë më këtë aftësi.

Në përgjithësi informacioni i ri harrohet prej atyre dhe ata mbajnë mend më shumë të vjetrat. Në të shumtën e rasteve, personi i sëmurur me Alzhemier nuk është i ndërgjegjshëm për harresën e vet, janë të tjerët që ia vënë në dukje.

Fillon e humbet aftësia e të shprehurit, sado aftësi të të shprehuri të ketë pasur, fillon edhe i varfërohet mënyra e përshkrimit të situatave, mënyra si flasin.

Prishet aftësia për tu orientuar, mund të jenë në ambjente familjare, por për një moment e harrojnë se ku janë. Me degradimin e sëmundjes, ata mund edhe të mos gjejnë rrugën e shtëpisë. Njëkohësisht humb aftësia për të gjykuar apo për të marrë vendime, ata dyzohen në mendimet e tyre, nuk dinë si t’i menaxhojnë situatat, ku ndjehen si të përhumbur, e shpesh rikthehen te e kaluara. Me degradimin e sëmundjes ata nuk njohin as njerëzit e afërt, apo gjejnë vështirësi edhe të njohin veten në pasqyrë.

Dritare.netاfarë duhet të bëjë një person që nis të kuptojë se vuan nga këto simptoma apo familjarët pranë tij?

Mira Rakacolli- Dua t’i tërheq vëmendje familjarëve, nëse ata vënë re këto shenja, duhet patjetër të drejtohen te neurologu, pasi ndonjëherë këto shenja mund te kenë të bëjnë me një tumor apo një ishemi celebrale.

Në momentin e parë që shohin këto simptoma duhet patjetër të trajtohen nga neurologu dhe është ai i cili bën diagnosën dhe trajtimin.
2015-01-27_13-1024x682.jpg

Dritare.net– A kanë shërim sëmundjet e demencës?

Mira Rakacolli- Në të gjithë botën nuk është gjetur asnjë medikament që të arrijë të ndalojë degjenerimin e sëmundjes. As për rikthimin në gjendjen fillestare që ka pasur qeliza, por as ndaljen e sëmundjes në atë moment që zbulohet. Por bëhen disa trajtime të cilat modifikojnë ecurinë e sëmundjes,ato trajtime bëjnë që qelizat që kanë mbetur, të cilat janë të shëndosha, t’u rregullohet funksionimi. Por duke qenë se ato qeliza sa vijnë e pakësohen, edhe ky trajtim deri në një farë mase bën efekt.

Dritare.net– A janë ilaçet të përballueshme nga njerëzit që preken nga sëmundjet e demencës, të cilët kryesisht janë pensionistë dhe a janë ato të rimbursuara?

Mira Rakacolli- Medikamentet që përdoren kryesisht janë Donepezil Aricept, Memantine, Exelon, të cilat janë relaitivisht të shtrenjta. Por këto ilaçe nuk janë të rimbursuara dhe problemi qëndron se këto nuk janë një kurë e vetme, por pacienti kur e merr e vazhdon gjatë gjithë kohës, pasi mjekimi të ndihmon për ta pasur sëmundjen më në kontroll dhe e modifikon atë. Duke qenë se këto sëmundje nuk kanë shërim edhe këto ilaçe nuk shërojnë apo ndalojnë, thjesht bëjnë modifikimin e sëmundjes. ثshtë domosdoshmëri që të paktën një prej medikamenteve për demencën duhet të rimbursohet, pasi njerëzit që preken prej këtyre sëmundjeve, kryesisht Alzheimerit, janë pensionisë dhe ata e kanë të vështirë ekonomikisht ti blejnë medikamentet.

Përveç medikamenteve të parimbursueshme, për këta njerëz nuk ka as struktura mbështetëse. Pasi me degradimin e sëmundjes, ata kanë nevojë për përkujdesje të plotë. Emi gracioni ka bëre që struktura e familjes shqiptare të ndryshojë, kryesisht fëmijët nuk rrinë më me prindërit. Dhe në këtë mënyrë ata mbeten vetëm, e nuk janë të pakta rastet kur një prej tyre është i prekur me sëmundjen e Alzheimerit.

Ndaj demenca nuk është thjesht problem mjekësor, por është edhe një problem social, sepse janë njerëz që bëhën të varur nga të tjerët, pasi bëhen të paaftë të menaxojnë veten e vet. Familjarëve iu duhet të asistojnë gjatë gjithë kohës, pasi një i sëmurë me Alzhemier nis të ketë edhe halucinacione apo iluzione. Ai nuk është i zoti as të ushqehet apo të kryejë higjenën personale. Duhet t’i jepet mbështetje shume e madhe për familjaret e njerëzve me këtë sëmundje, të cilët gjejnë veshtirësi si financiare dhe sociale
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top